Canon iRC3080i

iRC3080i

Plotësoni të gjitha nevojat tuaja për komunikim dokumentash me ngjyra me iRC3080i, efikas dhe "gati për rrjet" .

Përfitimet

  • Printer kompakt, shumfunksional dikasterial
  • 28 ppm produktive me ngjyra dhe 30 ppm në bardh e zi
  • Automatic Colour Sensing (ACS) do të thotë që ju paguani për ngjyrën vetëm atëherë kur ajo përdoret
  • Mundësi profesionale përfundimi
  • Siguri të jashtëzakonshme dhe kontroll shpenzimesh

Veçoritë e detajuara

Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon iRC3080i

Njgyrë vend kursyese


Sa herë që zgjidhni një pajisje printuese për të ndihmuar për të përmirësuar efikasitetin në zyrë, është e rëndësishme për ju që të zgjidhni një pajisje që është e kompletuar për të bërë punën, nuk do të konsumojë buxhetin tuaj dhe nuk do të zë shumë vend të çmuar në zyrën tuaj.. iRC3080i e Canon është zgjidhja më intelegjente, me kosto shumë të pranueshme, duke vendosur shkëmbim efektiv të ngjyrave në gjurmët e gishtërinjve të ç'do njërit në një pajisje shumëfunksionale tepër kompakte.

Dhe falë Sistemit Automatik të Ndjeshmërisë së Ngjyrave të Canon iRC3080i zbulon automatikisht cilat dokumenta përmbajnë ngjyra, dhe cilat jo, dhe më pas printon në përputhje, duke ndihmuar për ti mbajtur spenzimet e ulëta.

Ngjyrë produktive, profesionale


iRC3080i jep printime me një gjallëri të pabesueshme prej 28 faqesh për minut me ngjyra dhe 30 faqesh pë minut në bardh e zi. Supozoni printime të shkëlqyeshme ç'do kohë falë kualitetit të lartë të tonerit të Canon dhe zgjidhni nga një shumëllojshmëri tipesh formatesh dhe lustrash për të krijuar njoftime, dokumenta, oferta, prezantime, broshura, pra me të vërtetë ç'farëdo gjë që ju nevojitet juve për të mbjatur komunikimin e biznesit tuaj para konkurrentëve tuaj. Duke përdorur furnizuesin e dokumentave ju mund edhe të skanoni dokumenta dhe ti dërgoni ato në çast - në dosje të rrjetit, adresa email dhe kuti postare.

Për ta bërë instalimin të pamundimshëm, iRC3080i është plotësisht "gati për rrjet".

Ngjyra me kosto efektive


Ekziston një numër mjetesh të jashtëzakonshme që ju lejon të mbani një regjim të shtrënguar të shpenzimeve tuaja. Duke përdorur iWAM MEAP të Canon ju jep juve aftësinë të përcaktoni se cili po printon, ç'farë po printon, ku dhe sa shum po ju kushton juve. Dhe me AMS pjesë e uniFLOW Output Manager, ju mund edhe të kufizoni hyrjen në funksione të caktuara, si p.sh. printim, kopjim, skanim dhe faks nga përdorues, grupe ose departament.

Ngjyra të sigurta dhe të besueshme


Për siguri suplementare, hyrja në pajisje mund të kontrollohet nga fjalëkalime, proçedura logimi të kompanisë ose deri edhe në gjurmët e gishtërinjve. Gjithashtu shenja ujore sekrete mund të vendosen në dokumenta të fshehta për të parandaluar kopjimin e tyre dhe disku i ngurtë mund të kriptohet ose fshihet.

Për t'ju ndihmuar sa më mirë për të mbajtur shpenzime të ulëta, mundësia unike e Mirëmbajtjes në rrugë elektornike e Canon vëzhgon pajisjet tuaja dhe gjendjen e tyre dhe e raporton atë në qendrat e shërbimit dhe partnerë të Canon kështu që nuk është nevoja që ju të shqetësoheni mbi vëzhgimin pa ndërprerje.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon iRC3080i, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.