Canon imageRUNNER C1325iF

imageRUNNER C1325iF

Kjo pajisje multifunksionale me ngjyra A4 është e projektuar për bizneset e kujdesshme ndaj kostove që kërkojnë materiale komunikimi me ngjyra produktive dhe me cilësi të lartë për grupe të vogla pune. Modeli i saj kompakt përshtatet në mënyrë të përsosur në ambiente të ndryshme, si një pajisje tavoline ose si një pajisje e vendosur në dysheme.

Përfitimet

  • Funksionaliteti i printimit, kopjimit, skanimit me ngjyra, dërgimit dhe faksit
  • Rezultat me ngjyra dhe B&Z në 25 fnm
  • Mbështetja e printimit dhe skanimit në lëvizje
  • Ekrani LCD me ngjyra 8,9 cm me prekje dhe me rrëshqitje
  • Kapacitet deri në 2,300 fletë
  • Marrja, kontrolli i kostos dhe integrimi
  • Menaxhimi i lehtë i pajisjes dhe i skuadrës
  • Pjesë të konsumueshme që ndërrohen lehtë
  • Konsum i ulët energjie

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon imageRUNNER C1325iF

Rezultate dhe marrje cilësore

imageRUNNER C1325iF është një pajisje multifunksionale produktive me ngjyra A4 që ofron deri në 25 faqe në minutë, duke siguruar rezultate me ngjyra me cilësi të lartë. Teknologjia e imazheve V² (të ndezura dhe të gjalla) nga Canon siguron që dokumentet tuaja do të lënë përshtypje dhe do të dallohen nga të tjerat. Një ndërfaqe e re e përdoruesit 8,9 cm me ngjyra, me prekje dhe me rrëshqitje, siguron një përdorim të lehtë dhe të thjeshtë për përdoruesin. Aftësitë elastike të printimit dhe të skanimit celular si Apple AirPrint™, printimi Mopria™ si dhe aplikacionet e printimit dhe skanimit në lëvizje janë një mbështetje për efikasitetin e punonjësve në lëvizje. Përdoruesit mund të skanojnë dhe të dërgojnë me lehtësi dokumente drejtpërdrejt në një larmi destinacionesh të ndryshme, përfshirë emailin dhe dosjet e ndara.

Siguria dhe kontrolli i kostove

Sigurohuni që informacionet do të mbeten konfidenciale, me veçoritë si printimi i sigurt, nxjerrja e kodit PIN dhe mbrojtja opsionale me fjalëkalim e PDF-së. Kontrolli i kostove të printimit nuk mund të ishte më i thjeshtë me mbështetjen e integruar për softuerin uniFLOW të Canon që siguron një transparencë dhe një menaxhim më të shkëlqyer, duke ju lejuar që të monitoroni si dhe të caktoni tarifa për detyra specifike të printimit për individët, departamentet, vendet dhe projektet, si dhe të siguroni raporte sipas përdoruesve.

Integrimi dhe menaxhimi pa ndërprerje

Kjo pajisje përshtatet në ambiente të ndryshme të zyrave dhe është e përshtatshme për grupe të vogla pune në organizata të çdo madhësie si një pajisje tavoline ose e vendosur në dysheme, falë opsioneve të saj elastike të kasetës së letrës.

E pajisur me kontrolluesin e ri të imageRUNNER, ajo integrohet në mënyrë të njëtrajtshme me mjediset e teknologjisë së informacionit dhe mbështet standardet si PCL dhe Genuine Adobe PS. Pajisja imageRUNNER C1325iF ndihmon në uljen e ngarkesës menaxhuese dhe administrative të skuadrës suaj me mbledhjes e automatizuar të matjeve, menaxhimin e pjesëve të konsumit dhe diagnostikimet. Përditësimet e firmuerit në largësi mund të bëhen nga pajisja, duke i ulur edhe më shumë ndërprerjet e punës.

I përgjegjshëm për mjedisin

Kjo pajisje e kualifikuar nga ENERGY STAR® ofron një vlerësim lider TEC* dhe konsumon vetëm 1W ose më pak në metodën e gjumit. Ajo është projektuar që të jetë me efikase për energjinë, duke ulur konsumin e energjisë në përdorim dhe ndikimin e saj mjedisor. Pajisja imageRUNNER C1325iF ka kredenciale të forta mjedisore duke u kualifikuar gjithashtu për çmimin strikt Blue Angel.

* Konsumi Tipik i Energjisë. Metodologjia e përcaktuar nga ENERGY STAR (www.eu-energystar.org)
AirPrint™ dhe logoja e AirPrint janë marka tregtare të Apple Inc.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageRUNNER C1325iF, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

ImageRUNNER ADVANCE logo

Konfiguruesi i produktit

Përdoreni këtë mjet për të eksploruar dhe ndërtuar konfigurime sipas nevojave tuaja.

Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.

Hapat e ardhshëm

Produktet që kanë lidhje