Canon imageRUNNER ADVANCE C7270i

imageRUNNER ADVANCE C7270i

Kjo zgjidhje e klasit të lartë për zyra jep prodhimin me ngjyra në 65 fnm, me gjithanshmëri dhe cilësi, që përshtatet në mënyrë të përsosur në rrjetet tuaja të punës, ndërsa ruan informacionin dhe mbron mjedisin.

Përfitimet

  • Prodhimi në 70 fnm BZ, 65 fnm me ngjyra
  • Paneli me prekje me ngjyra SVGA 21,3 cm
  • Një zgjidhje e kontrolluesve të Canon ose EFI të mbështetur në Fiery
  • Skanoni deri në 200 inm me skanerin nga të dyja anët me një kalim me 300 fletë
  • Opsione të përfundimit të klasit të lartë
  • Efektshmëri udhëheqëse e energjisë

Veçoritë e detajuara

Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon imageRUNNER ADVANCE C7270i

Shumë produktiv


iR-ADV C7270i printon në 70 fnm në BZ dhe 65 fnm me ngjyrë dhe trajton mediat deri në 300 gsm, nga një kapacitet maksimal i letrës prej 6.900 fletë. Skanimi i fuqishëm rregjistron dokumentet e letrës dhe i shndërron ato në formate fleksibël, dukë përfshirë Office Open XML PPT dhe Word, gati për ripërdorimin dixhital. Për një dimension të shtuar të përpunimit me shpejtësi të lartë, administrimit të punës dhe automatizimit të rrjedhës së punës, lidhni pajisjen tuaj me kontrolluesin opsional ColorPASS-GX400 ose imagePASS-A2 të mbështetur në Fiery.

Përvoja e përdoruesit


Një ekran me prekje i madh i personalizuar 21,3 cm siguron një përvojë të pakonkurrueshme të përdoruesit. Mund të thjeshtëzoni detyrat e zakonshme nëpërmjet butonave me një prekje për të kursyer kohë dhe mundim. Punëtorët në lëvizje mund të printojnë lehtësisht nga ose të skanojnë në pajisjet e tyre të lëvizshme¹.

Komunikim me cilësi


iR-ADV C7270i printon me rezolucionin 1200x1200 dpi me tekst të mprehtë dhe imazhe të qarta, ndërsa toneri pQ toner jep ngjyra të ekuilibruara dhe cilësi të shkëlqyeshme të imazhit. Opsionet e përfundimit të klasit të lartë dhe programi kompjuterik Tryeza iW i Canon ju lejojnë të kapni, shponi, të shtoni vendosje, të bëni palosje të thjeshta dhe të krijoni broshura me qepje me mbështjellje me saktësi dhe lehtësi. Me printimin e të dhënave variabël nga Fiery mund të prodhoni komunikime të synuara, si postë të drejtpërdrejtë dhe ka shumë më tepër tipare të dobishme për të përmirësuar komunikimet tuaja të biznesit.

Integrimi dhe administrimi


Integrimi pa probleme në rrjete dhe zgjidhjet e sipërmarrjeve, ndarja e burimeve me pajisjet e tjera dhe aftësia për t'u lidhur me shërbimet e resë kompjuterike ju lejojnë të punoni me fleksibilitet. Platforma MEAP e përfshirë integrohet nga afër me një sferë të programeve kompjuterike të fuqishme që ndihmojnë dhe optimizojnë rrjedhën e punës të rëndësishme të biznesit.

Veglat e administrimit të pajisjes ju lejojnë të konfiguroni, të administroni dhe të azhornoni pajisjen tuaj, individualisht ose si pjesë e një flote më të madhe, dhe të vëzhgoni, të raportoni dhe të diagnostifikoni për mirëmbajtje pro-aktive dhe të efektshme.

Kontroll mbi investimin tuaj


Autentifikimi i zgjuar i përdoruesit ju vendos në kontroll të përdorimit dhe të drejtave të përdoruesit, ndërsa siguron shikueshmëri dhe rregjistrim të veprimtarisë nëpërmjet raportimit. Informacioni juaj është i mbrojtur në nivelin më të lartë përmes një sferë tiparesh standarde dhe opsionale për sigurinë e pajisjes, të rrjetit dhe të dokumentit.

I përgjegjshëm për mjedisin


Kjo pajisje e kualifikuar ENERGY STAR® ofron një nga vlerësimet më të ulta TEC*² në industri falë rregullimit sipas kërkesës të Canon. Pajisja gjithashtu është e ndërtuar duke përdorur plastikë biologjike dhe të ricikluar ku është e mundur.

¹ Ndihmë për iPAD, iPhone dhe Android (TBC)
²Konsumi Tipik i Elektricitetit - Metodologjia e përcaktuar nga ENERGY STAR (www.eu-energystar.org)

Çmimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageRUNNER ADVANCE C7270i, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

ImageRUNNER ADVANCE logo

Konfiguruesi i produktit

Përdoreni këtë mjet për të eksploruar dhe ndërtuar konfigurime sipas nevojave tuaja.

Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.