Canon imageRUNNER ADVANCE C5240i

imageRUNNER ADVANCE C5240i

Kjo pajisje me shumë funksione, e zgjuar lejon komunikim me cilësi të lartë më ngjyra në 35 fnm. Tipare të integrimit të thjeshtë, sigurisë dhe kontrollit të kostos në një paketë të fortë nga pikëpamja mjedisore shtojnë vlerë të vërtetë në zyrat e ngarkuara.

Përfitimet

  • Prodhimi në 40 fnm në BZ dhe 35 fnm me ngjyra
  • Panel me prekje me ngjyra SVGA me pjerrësi 21,3 cm
  • Aftësi fleksibël për mediat dhe të përfundimit
  • Botimi mahnitës vetë i dokumenteve
  • Kontroll i thjeshtë i përdorimit prej përdoruesve
  • Efektshmëri udhëheqëse e energjisë

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon imageRUNNER ADVANCE C5240i

Shumë produktiv


iR-ADV C5240i i zgjuar printon në 40 fnm në BZ dhe 35 fnm me ngjyrë dhe trajton mediat deri në 256 gsm, nga një kapacitet maksimal letre prej 5.000 fletë. Skanimi nga të dyja anët me një kalim rregjistron dokumentet e letrës me shpejtëi prej deri në 120 inm dhe i shndërron ato në formate fleksibël, përfshirë Office Open XML PPT dhe Word, gati për ripërdorimin digital.

Përvoja e përdoruesit


Një ekran i madh me prekje i personalizueshëm me një funksion të pjerrësisë siguron një përvojë unike të përdoruesit. Mund të thjeshtëzoni detyrat e kryhera zakonisht nëpërmjet butonave me një prekje për të kursyer kohë dhe mundim. Punëtorët në lëvizje mund të printojnë lehtësisht nga ose të skanojnë në pajisjet e tyre të lëvizshme¹.

Komunikim me cilësi


iR-ADV C5240i printon me rezolucionin 1200x1200 dpi me tekst të mprehtë dhe imazhe të qarta, ndërsa toneri pQ toner jep ngjyra të ekuilibruara dhe cilësi të shkëlqyer të imazhit. Me një zgjidhje të opsioneve të përfundimit dhe programit kompjuterik Tryeza iW të Canon, nuk ka qënë kurrë më e lehtë për të krijuar dokumenta dhe broshura të kapura e të shpuara në mënyrë profesionale. Krijoni përshtypje me propozime të shitjeve, raporte dhe broshura mahnitëse, të personalizuara, të gjitha të krijuara me një thjeshtësi të marrjes dhe vendosjes. Kalojeni rendimentin dhe riprodhimin e ngjyrave në nivelin tjetër me kontrolluesin opsional të mbështetur në Fiery imagePASS-B2.

Integrim dhe administrim i fuqishëm


Integrimi pa probleme në rrjete dhe zgjidhjet e sipërmarrjeve, ndarja e burimeve me pajisjet e tjera dhe aftësia për t'u lidhur me shërbimet e resë kompjuterike ju lejojnë të punoni dhe t'i ndani dokumentet me fleksibilitet. Platforma MEAP e përfshirë integrohet nga afër me një sferë të programeve kompjuterike të fuqishme që ndihmojnë dhe optimizojnë rrjedhën e punës të rëndësishme të biznesit.
Vegla të administrimit të pajisjeve ju lejojnë të konfiguroni, të administroni dhe të azhornoni pajisjen tuaj, si në mënyrë individuale, ashtu edhe si pjesë e një flote më të madhe dhe koha e punës është e garantuar nëpërmjet mbikqyrjes, raportimit dhe diagnostifikimit të efektshëm të Canon.

Kontroll i përparuar mbi investimin tuaj


Autentifikimi i zgjuar i përdoruesit ju vendos në kontroll të përdorimit dhe të drejtave të përdoruesit, ndërsa siguron shikueshmëri dhe rregjistrim të veprimtarisë nëpërmjet raportimit. Duke shkuar një hap më tej, mund të kufizoni përdorimin e funksioneve të caktuara nga përdoruesi për të kontrolluar kostot. Informacioni juaj është i mbrojtur në nivelin më të lartë përmes një sferë tiparesh standarde dhe opsionale për sigurinë e pajisjes, të rrjetit dhe të dokumentit.

I përgjegjshëm për mjedisin


Kjo pajisje e kualifikuar ENERGY STAR® ofron një nga vlerësimet më të ulta të TEC² në industri, konsumon as pak sa 1W në modalitetin e fjetjes dhe është ndërtuar duke përdorur plastikë biologjike dhe të ricikluar ku është e mundur.

¹Ndihmë për iPAD, iPhone dhe Android (TBC)
²Konsumi Tipik i Elektricitetit - Metodologjia e përcaktuar nga ENERGY STAR (www.eu-energystar.org)

Çmimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageRUNNER ADVANCE C5240i, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

ImageRUNNER ADVANCE logo

Product Configurator

Use this tool to explore and build configurations according to your needs.

ImageRUNNER ADVANCE Brochure logo

Broshura

Zbuloni më shumë mbi portofolin e imageRUNNER ADVANCE

Video

Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.

  • Canon
  • imageRUNNER ADVANCE C5240i