Canon imageRUNNER ADVANCE C351iF

imageRUNNER ADVANCE C351iF

Kjo pajisje A4 me ngjyra imageRUNNER ADVANCE ofron komunikim cilësor me ngjyra në një gjurmë të vogël. Integrimi i lehtë, siguria dhe veçoritë e kontrollit të kostos e bëjnë ideale për grupe të vogla pune

Përfitimet

  • Rezultat me ngjyra dhe B&Z në 35 fnm
  • Ekran me prekje WVGA me ngjyra me anim 17,8 cm dhe i personalizueshëm
  • Kapacitet 2,300 fletë si standard
  • Kapje e fuqishme, kontroll i kostos dhe integrim
  • Opsione sigurie të avancuara
  • Pjesë të konsumueshme që ndërrohen lehtë
  • Konsum i ulët energjie

Veçoritë e detajuara

Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon imageRUNNER ADVANCE C351iF

Rezultat dhe kapje produktive


Bërë për grupet e punës dhe departamentet e ngarkuara, imageRUNNER ADVANCE (iR-ADV) C351iF është një pajisje e fortë me kapacitet 2,300 fletë si standard dhe shpejtësi prej 35 fnm. Ekrani i madh me prekje me ngjyra, menytë intuitive dhe autentifikimi i mençur i përdoruesit sigurojnë një eksperiencë unike dhe përdorim të thjeshtë. Kapja e dokumentit është e lehtë me skanim të shpejtë me ngjyra dhe konvertim në një sërë formatesh. Përdoruesit mund të krijojnë dokumente të kapura profesionale ndërsa punonjësit e lëvizshëm mund të printojnë ose skanojnë me lehtësi në pajisjet e tyre portative¹. Kjo pajisje integrohet direkt me një sërë daljesh të fuqishme dhe softuerësh të menaxhimit të informacionit për të optimizuar përpunimet e dokumenteve tuaja falë smart MEAP dhe platformës të aplikacioneve të uebit të MEAP.


Informacion i sigurt dhe kosto të kontrolluara


Autentifikimi çmim-fitues² i mençur i përdoruesit lejon kontroll të të drejtave dhe aksesit të përdoruesit, duke ofruar ndërkohë shikueshmëri të përdorimit përmes raporteve të gjurmimit të aktivitetit.
Ka një sërë veçorish standarde dhe opsionale për pajisjen, siguri rrjeti dhe dokumentesh të cilat mundësojnë pajtueshmërinë me nivelet më të larta të standardeve të sigurisë. Printimi i sigurt dhe fshirja e sigurt e punëve në Hard Disk ndihmojnë për t'i mbajtur informacionet tuaja të mbrojtura. Opsioni i uniFLOW ofron efikasitete të mëtejshme dhe siguri përmes ridrejtimit të punës së printimit dhe Parandalimit të Humbjes së të Dhënave.


Integrimi dhe administrimi i efektshëm


Integrimi pa probleme në rrjete dhe zgjidhjet e sipërmarrjeve, ndarja e burimeve me pajisjet e tjera dhe aftësia për t'u lidhur me shërbimet e resë kompjuterike ju lejojnë të punoni dhe t'i ndani dokumentet me fleksibilitet.

Mjetet e administrimit të pajisjes ju lejojnë të konfiguroni, të administroni dhe të përditësoni pajisjen tuaj ose individualisht, ose si pjesë e një flote më të madhe, si dhe të vëzhgoni, të raportoni dhe të diagnostifikoni për mirëmbajtje pro-aktive dhe të efektshme. Ndërtimi me mirëmbajtje të pakët i iR-ADV C351iF siguron më pak harxhim kohe falë pjesëve të konsumueshme që ndërrohen lehtë.


I përgjegjshëm për mjedisin


Kjo pajisje e kualifikuar nga ENERGY STAR® ofron një vlerësim lider TEC* dhe konsumon vetëm 1W ose më pak në metodën e gjumit. Pajisja tregon kredenciale të forta mjedisore duke u kualifikuar gjithashtu për çmimin Blue Angel. Për më tepër, iR-ADV C351iF është ndërtuar duke përdorur plastikë bio dhe të ricikluar për pjesë të caktuara, dhe shkon sipër dhe përtej rregullave më të larta mjedisore.

¹ Suport për iPAD, iPhone, Android dhe Windows Phone 8
² Menaxheri Universial i Hyrjes të Canon mori çmimin e BLI 2013 për Arritje të Jashtëzakonshme në Inovacion. Burimi: www.buyerslab.com

* Konsumi Tipik i Energjisë. Metodologjia e përcaktuar nga ENERGY STAR (www.eu-energystar.org)

Çmimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageRUNNER ADVANCE C351iF, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

ImageRUNNER ADVANCE logo

Konfiguruesi i produktit

Përdoreni këtë mjet për të eksploruar dhe ndërtuar konfigurime sipas nevojave tuaja.

Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.