Canon imageRUNNER ADVANCE C3330i

imageRUNNER ADVANCE C3330i

Kjo pajisje me shumë përdorime me ngjyra A3, kompakte dhe e lehtë për përdoruesin, ju siguron komunikimet me ngjyra me cilësi të lartë dhe rregullon fluksin e punës për dokumentet tuaja. Veçoritë e saj të sigurisë dhe të kontrollit të kostos e bëjnë atë një pajisje ideale për grupe të ngarkuara me punë.

Përfitimet

  • Printimi, kopjimi, skanimi, dërgimi dhe funksioni opsional i faksit
  • Rezultate me ngjyra dhe bardhë e zi në 30 fnm
  • Ekran me prekje WVGA me ngjyra me anim 17,8 cm dhe i personalizueshëm
  • Kapaciteti deri në 2300 fletë dhe administrimi elastik i medias
  • Aftësi të fuqishme për botimet dhe përgatitjen përfundimtare në zyrë
  • Procese inteligjente për marrjen dhe administrimin e dokumenteve
  • Opsione sigurie të avancuara
  • Menaxhimi i lehtë i pajisjes dhe i skuadrës
  • Pjesë të konsumueshme që ndërrohen lehtë
  • Konsum i ulët energjie

Veçoritë e detajuara

Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon imageRUNNER ADVANCE C3330i

Kontrolloni kostot tuaja


Verifikimi inteligjent i përdoruesit lejon kontrollin e të drejtave dhe aksesit të përdoruesit, duke ofruar ndërkohë një shikueshmëri të përdorimit nëpërmjet raporteve të monitorimit të aktivitetit. Konfiguroni politikat e printimit për të kufizuar aksesin e përdoruesit në funksione të veçanta për të kontrolluar kostot, për shembull, kufizoni përdorimin me ngjyra vetëm për përdoruesit që u duhet. Integrimi i ngushtë me zgjidhjet e menaxhimit të rezultatit, si p.sh. uniFLOW, siguron aftësinë për të kursyer më shumë nëpërmjet rikuperimit dhe shpërndarjes së kostove.

Platforma imageRUNNER ADVANCE e Canon është e projektuar për të zvogëluar koston totale të printimeve tuaja me aftësi të vlerësuara me çmime¹ për botimin e dokumenteve, menaxhimin e pajisjes dhe marrjen e dokumenteve pa ndërprerje, ndërkohë që ruan sigurinë e informacioneve tuaja.

Rregulloni fluksin e punës të dokumenteve


Përmirëson fluksin e punës së dokumenteve për çdo grup të ngarkuar me punë. Ekrani i madh me prekje me ngjyra, menutë intuitive dhe verifikimi inteligjent i përdoruesit sigurojnë një eksperiencë unike të personalizuar dhe një përdorim të thjeshtë. Marrja e dokumenteve është e lehtë, me skanimin dhe konvertimin e shpejtë në një gamë formatesh, përfshirë Office Open XML PPT dhe Word, gati për t'u ripërdorur në formatin dixhital. Integrimi i ngushtë me një gamë të gjerë softuerësh të fuqishëm për menaxhimin e rezultateve dhe të menaxhimit optimizon proceset e dokumenteve tuaja, falë platformën inteligjente MEAP dhe aplikacioneve të uebit MEAP.

Zgjidhjet elastike të punës në celularë dhe mbështetja për standardet e industrisë e bëjnë të lehtë që punonjësit në lëvizje të printojnë ose të skanojnë nga pajisjet e tyre celulare.

Përdoruesit mund të krijojnë broshura profesionale dhe dokumente të përfunduara në mënyrë automatike. Funksioni i ri i kapëses sipas kërkesës dhe kapësja Eco pa tela e bëjnë përgatitjen përfundimtare të dokumenteve më të lehtë se ndonjëherë më parë dhe minimizojnë shpërdorimin.

Menaxhoni pajisjet tuaja me efikasitet


Mbështetja e integruar për standardet e industrisë, si Genuine Adobe PostScript dhe PCL, siguron një integrim të vazhdueshëm me rrjetet dhe me zgjidhjet e biznesit. Funksionimi dhe menaxhimi uniform me portofolin e imageRUNNER ADVANCE, i ndërthurur me një gamë të gjerë të aftësive menaxhuese, ndihmon në zvogëlimin e ngarkesës administrative dhe menaxhuese për pajisjet tuaja. Konfiguroni, menaxhoni dhe përmirësojeni pajisjen tuaj, në mënyrë individuale ose si pjesë e një grupi më të madh me mjetet e menaxhimit të pajisjes që sigurojnë po ashtu monitorimin, raportimin dhe diagnostikimin për një mirëmbajtje parashikuese dhe efikase. Modeli i iR-ADV C3330i, me një mirëmbajtje minimale, siguron më pak ndërprerje të punës falë pjesëve të konsumit që zëvendësohen me lehtësi.

Siguroni rezultate mbresëlënëse, çdo herë


Pajisja imageRUNNER ADVANCE C3330i ka një model dhe një motor të fuqishëm, si dhe një kapacitet maksimal letrash me 2300 fletë, i përsosur për administrimin e ngarkesave për ekipe të ngarkuara me punë. Teknologjia e re e imazheve V² (të ndezura dhe të gjalla) nga Canon siguron që dokumentet tuaja do të bëjnë përshtypje dhe do të dallohen nga të tjerat gjithmonë.

Siguroni informacionet tuaja konfidenciale


Veçoritë standarde dhe opsionale për sigurinë e pajisjes, rrjetit dhe të dokumenteve garantojnë një përputhje me nivelet më të larta të standardeve të sigurisë. Printimi i sigurt dhe fshirja e sigurt e punëve në Hard Disk ndihmojnë për t'i mbajtur informacionet tuaja të mbrojtura. Opsioni i uniFLOW ofron edhe më shumë efikasitet dhe siguri nëpërmjet publikimit të punës në mënyrë të sigurt të My Print Anywhere, si dhe Parandalimin e humbjes së të dhënave për printimet, kopjimet dhe skanimet.

Tregoni përgjegjësi për mjedisin


Kjo pajisje e kualifikuar nga ENERGY STAR® ofron një vlerësim të nivelit më të lartë TEC* dhe konsumon vetëm 1W ose më pak në modalitetin e gjumit. Përveç kësaj, iR-ADV C3330i është prodhuar duke përdorur plastikë natyrore dhe të riciklueshme për pjesë të caktuara.

¹Menaxheri i hyrjes universale nga Canon është vlerësuar me çmimin Arritje e jashtëzakonshme në novacion nga BLI në vitin 2013. Burimi: www.buyerslab.com
* Konsumi Tipik i Energjisë. Metodologjia e përcaktuar nga ENERGY STAR (www.eu-energystar.org)

Çmimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageRUNNER ADVANCE C3330i, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

ImageRUNNER ADVANCE logo

Product Configurator

Use this tool to explore and build configurations according to your needs.

Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.