Kjo pajisje kompakte me ngjyra A4 imageRUNNER ADVANVE mund të përdoret mbi dysheme ose mbi tavolinë. Mundëson komunikim cilësor me ngjyra dhe i mban informacionet të sigurta, duke e bërë ideale për grupet e vogla të punës.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon imageRUNNER ADVANCE C250i
imageRUNNER ADVANCE (iR-ADV) C250i është një pajisje e fortë, me ngjyra A4, e cila është e përshtatshme për çdo përmasë të grupit të punës pasi mund të montohet mbi tavolinë ose mbi dysheme falë kasetave opsionale në dispozicion. Ekrani i madh me prekje me ngjyra, menytë intuitive dhe autentifikimi i mençur i përdoruesit sigurojnë një eksperiencë unike dhe përdorim të thjeshtë. Kapja e dokumentit është e lehtë me skanim të shpejtë me ngjyra dhe konvertim në një sërë formatesh. Përdoruesit mund të krijojnë dokumente të kapura profesionale ndërsa punonjësit e lëvizshëm mund të printojnë ose skanojnë me lehtësi në pajisjet e tyre portative¹. Kjo pajisje integrohet ngushtë me një sërë daljesh të fuqishme dhe softuerësh të menaxhimit të informacionit për të optimizuar përpunimet e dokumenteve tuaja falë smart MEAP dhe platformës të aplikacioneve të uebit të MEAP.
Autentifikimi çmim-fitues² i mençur i përdoruesit lejon kontroll të të drejtave dhe aksesit të përdoruesit, duke ofruar ndërkohë shikueshmëri të përdorimit përmes raporteve të gjurmimit të aktivitetit.
Ka një sërë veçorish standarde dhe opsionale për pajisjen, siguri rrjeti dhe dokumentesh të cilat mundësojnë pajtueshmërinë me nivelet më të larta të standardeve të sigurisë. Printimi i sigurt dhe fshirja e sigurt e punëve në Hard Disk ndihmojnë për t'i mbajtur informacionet tuaja të mbrojtura. Opsioni i uniFLOW ofron efikasitete të mëtejshme dhe siguri përmes ridrejtimit të punës së printimit dhe Parandalimit të Humbjes së të Dhënave.
Integrimi pa probleme në rrjete dhe zgjidhjet e sipërmarrjeve, ndarja e burimeve me pajisjet e tjera dhe aftësia për t'u lidhur me shërbimet e resë kompjuterike ju lejojnë të punoni dhe t'i ndani dokumentet me fleksibilitet.
Mjetet e administrimit të pajisjes ju lejojnë të konfiguroni, të administroni dhe të përditësoni pajisjen tuaj ose individualisht, ose si pjesë e një flote më të madhe, si dhe të vëzhgoni, të raportoni dhe të diagnostifikoni për mirëmbajtje pro-aktive dhe të efektshme. Ndërtimi me mirëmbajtje të pakët i iR-ADV C250i siguron më pak harxhim kohe falë pjesëve të konsumueshme që ndërrohen lehtë.
Kjo pajisje e kualifikuar nga ENERGY STAR® ofron një vlerësim lider TEC* dhe konsumon vetëm 1W ose më pak në metodën e gjumit. Për më tepër, iR-ADV C250i është ndërtuar duke përdorur plastikë bio dhe të ricikluar për pjesë të caktuara, dhe shkon sipër dhe përtej rregullave më të larta mjedisore.
¹ Suport për iPAD, iPhone, Android dhe Windows Phone 8
² Menaxheri Universial i Hyrjes të Canon mori çmimin e BLI 2013 për Arritje të Jashtëzakonshme në Inovacion. Burimi: www.buyerslab.com
* Konsumi Tipik i Energjisë. Metodologjia e përcaktuar nga ENERGY STAR (www.eu-energystar.org)
Zbuloni më shumë për Canon imageRUNNER ADVANCE C250i, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Përdoreni këtë mjet për të eksploruar dhe ndërtuar konfigurime sipas nevojave tuaja.
Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.