Canon imageRUNNER ADVANCE C5030i

imageRUNNER ADVANCE C5030i

imageRUNNER ADVANCE C5030i është një zgjidhje kompakte dokumentesh për bizneset që kërkojnë vlerë të shkqëlqyer dhe komunikim të jashtëzakonshëm.

Përfitimet

  • Printim produktiv me 30 ppm me ngjyra dhe bardhë e zi
  • Ndërfaqe përdoruesi intuitive
  • Pajisje shumëfunksionale që ofron Printim, Kopjim, Skanim dhe Faks
  • Kursen vend me konfigurim me përfundim të mbrendshëm
  • Cilësi printimi mbresëlënëse
  • Bashkëpunim i fuqishëm për dokumentet

Veçoritë e detajuara

Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon imageRUNNER ADVANCE C5030i

I thjeshtë për t'u përdorur dhe i personalizueshëm



C5030i ka një ekran me ngjyra me definicion të lartë, 8,4 inç SVGA të kthyeshëm me ikona të thjeshta për përdoruesin duke e bërë përdorimin shumë të thjeshtë. Përdoruesit mund të rregullojnë numrin e butonave në ekran dhe madje sfondin e ekranit, me një zgjedhje deri në 8 sfonde për t'iu përshtatur çdo ambienti zyre. Detyrat komplekse ose që kryhen shpesh mund të transformohen në thjeshtësi me një buton me prekje duke konfiguruar rredha pune personale.

Printim produktiv, me cilësi të lartë



C5030i ofron printimet më të gjalla, më vibruese me ngjyra të imagjinueshme. Dhe nëse ju jeni duke printuar me ngjyra ose bardhë e zi, pajisja ofron dalje prej 30 ppm. Pajtueshmëri me shumë mjete të komunikimit dhe një sërë opsionesh të fuqishme përfundimi sigurojnë që ka mënyra të pafundme për të rritur komunikimin tuaj.

Bashkëpunim i efektshëm dhe transformim



Shpejtësi skanimi deri në 100 ipm u mundësojnë përdoruesve që të skanojnë shpejt dhe thjesht në shumë destinacione si email, ftp, dhe direktori të përbashkëta. Ose ndryshe të integrohet në sistemet me server si Microsoft SharePoint™.

Mbështetje për formate fleksible skedarësh - si PDF, PDFa1b, OOXML PDF kompakte dhe e kërkueshme, rrit mundësitë e përdorimit të dokumentit, duke rritur produktivitetin. Për më tepër, Adobe Reader Extensions PDF mundëson që dokumentet e skanuara të shënohen me lehtësi dhe të rishikohen me funksionalitetin e Adobe Reader - shumë më e efektshme sesa përdorimi i rrjedhave të punës të ngadalta me letër.

I efektshëm dhe i sigurt



Një numër mjetesh ju lejojnë që të kontrolloni mirë kostot, për shembull duke kufizuar hyrjen te pajisja në disa funksione. Dhe një sërë funksionesh ndihmojnë mbrojtjen e dokumenteve gjatë gjithë ciklit të tyre jetësor, si shenja ujore të sigurta, heqje HDD, shifrim të dhënash dhe autentikim të pajisjes.

Kredenciale mjedisi origjinale



imageRUNNER ADVANCE Series është i pari në botë që përdor plastikë biologjike kundra zjarrit në shkallë të lartë ndërsa përmbush standardet e mjedisit si Energy Star përmes reduktimit të konsumit të energjisë dhe RoHS. Përfshirja e një veçorie dyfisht ul konsumin e letrës.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageRUNNER ADVANCE C5030i , veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.