Canon imageRUNNER 3245e

imageRUNNER 3245e

iR3245e kosto efektiv është një zgjidhje më e qëndrueshme për zyrat dhe grupet e punës që kanë nevojë për trajtim të shpejtë e të efektshëm të dokumenteve.

Përfitimet

  • Pajisje multifunksionale zyre bardhë e zi A3.
  • Printim, fotokopje, dërgim dhe skanim me ngjyra
  • Shpejtësi prodhimi prej 45 fnm
  • Kapaciteti maksimal i letrës 1,150 fletë
  • Furnizues dokumenti dupleks automatik si standard
  • Fshirje e HDD për më shumë siguri
  • Pedestal i Sheshtë si standard

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon imageRUNNER 3245e

Cilësi e Provuar nga Canon


Programi i Canon për Modelin e Ri të Prodhuar në Fabrikë është zhvilluar në përputhje me angazhimin tonë për t'i shërbyer klientëve në një mënyrë përgjegjëse për mjedisin. Duke përdorur eksperiencën tonë të gjatë të prodhimit, ne zgjedhim modelet më të shitura nga vitet e fundit dhe i rindërtojmë ato në fabrikën tonë Canon Giessen në Gjermani. Duke ndjekur një proces rigoroz të kombinuar me sigurimin e rreptë për cilësi, ne jemi në gjendje t'ju ofrojmë MFP të cilësisë të lartë me gjurmë karboni të pakësuara ndjeshëm.

Kompakt dhe i besueshëm


iR3245e ofron shpejtësi printimi dhe fotokopje prej 45 fpm (A4), si edhe funksioni i skanimit dhe dërgimit me ngjyra ju japin aftësinë të krijoni dhe ndani dokumentet me pamje profesionale. Dukpleksi automatik rrit produktivitetin dhe kursen letër, ndërsa DADF standard siguron fotokopje pa mundim. Është i lehtë të përdoret përmes ekranit të madh me ngjyra me prekje me ndërfaqen iR, gjithashtu me mbështetje Mailbox dhe printim të sigurt.

Zgjedhje me qëndrueshmëri


Në gamën tonë të FPNM-ve, ne ripërdorim deri në 93% të përbërësve dhe materialeve ekzistuese sipas peshës e cila pakëson ndjeshëm vartësinë mbi lëndën e parë të re. Si rezultat, prodhimi i këtyre pajisjeve prodhon 80% më pak dioksid karboni se modeli origjinal*. Dhe me anë të planifikimit të menduar mirë të konfigurimeve të pajisjes, ne gjithashtu pakësojmë ndjeshëm materialet e paketimit që duhen për ruajtjen dhe transportin.

Një investim i leverdisshëm


Ripërdorimi i pjesëve dhe i materialeve na lejon t'ua përcjellim kursimin klientëve tanë duke iu ofruar një pajisje të qëndrueshme me çmim të arsyeshëm. iRC3245e është i mundësuar me MEAP dhe mbështet një numër të gjerë aplikacionesh të përfshirë uniFLOW dhe eCopy. Cilësimet e pajisjes mund të konfigurohen lehtësisht me anë të iWMC-së, ndërsa e-Maintenance garanton matje dhe monitorim të përpiktë të pajisjeve në largësi.

*Llogaritur sipas metodologjisë të brendshme të Canon. Vlera mund të ndryshojë në varësi të kushteve të produkteve të mbledhura.

Çmimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageRUNNER 3245e, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

Shikoni si bëhen Modelet e Reja të Prodhuara në Fabrikë

Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.

Hapat e Ardhshëm

Lidhje të dobishme

Produktet që kanë lidhje