iR3225e kosto efektiv është një zgjidhje e qëndrueshme për zyrat dhe grupet e punës që kanë nevojë për trajtim të efektshëm të dokumenteve.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon imageRUNNER 3225e
Programi i Canon për Modelin e Ri të Prodhuar në Fabrikë është zhvilluar në përputhje me angazhimin tonë për t'i shërbyer klientëve në një mënyrë përgjegjëse për mjedisin. Duke përdorur eksperiencën tonë të gjatë të prodhimit, ne zgjedhim modelet më të shitura nga vitet e fundit dhe i rindërtojmë ato në fabrikën tonë Canon Giessen në Gjermani. Duke ndjekur një proces rigoroz të kombinuar me sigurimin e rreptë për cilësi, ne jemi në gjendje t'ju ofrojmë MFP të cilësisë të lartë me gjurmë karboni të pakësuara ndjeshëm.
iR3225e ofron shpejtësi printimi dhe fotokopje prej 25 ppm (A4), si edhe funksioni i skanimit dhe dërgimit me ngjyra ju japin aftësinë të krijoni dhe ndani dokumentet me pamje profesionale. Dukpleksi automatik rrit produktivitetin dhe kursen letër, ndërsa DADF standard siguron fotokopje pa mundim. Është i lehtë të përdoret përmes ekranit të madh me ngjyra me prekje me ndërfaqen iR, gjithashtu me mbështetje Mailbox dhe printim të sigurt.
Në gamën tonë të FPNM-ve, ne ripërdorim deri në 93% të përbërësve dhe materialeve ekzistuese sipas peshës e cila pakëson ndjeshëm vartësinë mbi lëndën e parë të re. Si rezultat, prodhimi i këtyre pajisjeve prodhon 80% më pak dioksid karboni se modeli origjinal*. Dhe me anë të planifikimit të menduar mirë të konfigurimeve të pajisjes, ne gjithashtu pakësojmë ndjeshëm materialet e paketimit që duhen për ruajtjen dhe transportin.
Ripërdorimi i pjesëve dhe i materialeve na lejon t'ua përcjellim kursimin klientëve tanë duke iu ofruar një pajisje të qëndrueshme me çmim të arsyeshëm. iRC3225e është i mundësuar me MEAP dhe mbështet një numër të gjerë aplikacionesh të përfshirë uniFLOW dhe eCopy. Cilësimet e pajisjes mund të konfigurohen lehtësisht me anë të iWMC-së, ndërsa e-Maintenance garanton matje dhe monitorim të përpiktë të pajisjeve në largësi.
*Llogaritur sipas metodologjisë të brendshme të Canon. Vlera mund të ndryshojë në varësi të kushteve të produkteve të mbledhura.
Zbuloni më shumë për Canon imageRUNNER 3225e, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.