Canon iR3025Ne

iR3025Ne

iR3025Ne është një zgjedhje më e qëndrueshme për zyrat dhe grupet e punës që kanë nevojë shumë funksione në një ndërtim që kursen hapësirën. Pajisur me DADF, njësi furnizimi me kasetë dhe përfundues të brendshëm.

Përfitimet

  • Pajisje multifunksionale bardhë e zi për zyra
  • Printim, fotokopje, skanim, dërgim dhe faks në një
  • Shpejtësi prodhimi prej 25 fnm
  • Kapacitet letre prej 2,250 fletësh
  • Përfundues i brendshëm dhe furnizues automatik dokumentesh standardë
  • Fshirje e HDD për më shumë siguri

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon iR3025Ne

Cilësi e Provuar nga Canon


Programi i Canon për Modelin e Ri të Prodhuar në Fabrikë është zhvilluar në përputhje me angazhimin tonë për t'i shërbyer klientëve në një mënyrë përgjegjëse për mjedisin. Duke përdorur eksperiencën tonë të gjatë të prodhimit, ne zgjedhim modelet më të shitura nga vitet e fundit dhe i rindërtojmë ato në fabrikën tonë Canon Giessen në Gjermani. Duke ndjekur një proces rigoroz të kombinuar me sigurimin e rreptë për cilësi, ne jemi në gjendje t'ju ofrojmë MFP të cilësisë të lartë me gjurmë karboni të pakësuara ndjeshëm.

Zgjedhje me qëndrueshmëri


Në gamën tonë të FPNM-ve, ne ripërdorim deri në 93% të përbërësve dhe materialeve ekzistuese sipas peshës e cila pakëson ndjeshëm vartësinë mbi lëndën e parë të re. Si rezultat, prodhimi i iRC3025Ne prodhon 86.3% më pak dioksid karboni se modeli origjinal*. Dhe me anë të planifikimit të menduar mirë të konfigurimeve të pajisjes, ne gjithashtu pakësojmë ndjeshëm materialet e paketimit që duhen për ruajtjen dhe transportin.

Kompakt dhe i besueshëm


iR3025Ne printon dhe kopjon me shpejtësi prej 25 fnm (A4) dhe është i pajisur me të gjitha aftësitë për t'iu mundësuar të krijoni dhe ndani dokumente me pamje profesionale në bardhë e zi. Dupleksi automatik zgjeron produktivitetin dhe kursen letrën, ndërsa DADF standard dhe përfunduesi i brendshëm sigurojnë kopjim të lehtë të dokumenteve dhe prodhimin e grupeve të kapura me kapëse pa humbur kohë.

iR3025Ne është i lehtë për t'u përdorur me anë të një ekrani të madh me ngjyra me ndërfaqe iR të integruar. Gjithashtu mbështetet edhe kutia postare dhe printimi i sigurt.

Një investim i leverdisshëm


Ripërdorimi i pjesëve dhe i materialeve na lejon t'ua përcjellim kursimin klientëve tanë duke iu ofruar një pajisje të qëndrueshme me çmim të arsyeshëm. iRC3025Ne është e mundësuar me MEAP dhe mbështet një numër të gjerë aplikacionesh të përfshirë uniFLOW dhe eCopy. Cilësimet e pajisjes mund të konfigurohen lehtësisht me anë të iWMC-së, ndërsa e-Maintenance garanton matje dhe monitorim të përpiktë të pajisjeve në largësi.

*Llogaritur sipas metodologjisë të brendshme të Canon. Llogaritur në bazë të të dhënave të prodhimit në Prill-Qershor 2013. Vlera mund të ndryshojë në varësi të kushteve të produkteve të mbledhura.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon iR3025Ne, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

Shikoni si bëhen Modelet e Reja të Prodhuara në Fabrikë

Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.

Hapat e Ardhshëm

Lidhje të dobishme

Produktet që kanë lidhje