iR1022F kompakt siguron fuqi mbresëlënëse komunikimi nga një njësi shumëfunksionale desktop. Printim, kopjim dhe faks me 22 faqe për minutë - është një mënyrë madhështore për t'u siguruar që çdo gjë bëhet në kohë.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon iR1024F
iR1022A ndihmon që të jeni më produktiv me më pak përpjekje.Kopjoni
raporte me furnizuesin e dokumentit, printoni prezantime nga të
dyja anët ose dërgoni fakse drejtëpërdrejtë nga tavolina juaj - të
gjitha me një shpejtësi prej 22 faqesh për minutë. Shtoni një
regjim të ruajtjes së energjisë me rikthim të menjëhershëm dhe ju
keni zgjidhjen ideale për zyrat shtëpiake ose bizneset e vogla që
kanë nevojë për efektshmëri që i mposht afatet.
Kur keni dokumente të mëdha për të kopjuar ose dërguar me faks te
të tjerët, është mirë të kesh fleksibilitetin për ta bërë atë në
tavolinën tuaj dhe në pak kohë.Në sajë të furnizuesit të integruar
të dokumentit dhe radhitjes automatike, ju mund t'ja lini në
dorë iR1022iF për ta kryer punën pa ankth. Dërgimi i fakseve është
i shpejtë duke përdorur modemin e integruar dhe ju mund të ruani
deri në 200 numra në kujtesë për produktivitetin në rritje.
Ju nuk jeni i vetmi që përfitoni nga avantazhet në rritje të
produktivitetit të iR1022iF.iR1022iF mund të lidhet lehtësisht në
rrjetin tuaj me qëllim që kolegët ta shfrytëzojnë atë. Printimi në
rrjet aktivizohet duke përdorur gjuhën e printerit të patentuar me
efikasitet të lartë të Canon UFR II Lite dhe një mundësi printimi
PCL sigurohet po ashtu.
I projektuar veçanërisht për të rritur produktivitetin e bizneseve
të vogla dhe grupeve punuese në zyra, iR1022iF është një përmbushës
kompakt me ide të mëdha.I konfiguruar me 600 fletë në linjë, ju
mund të zgjeroni kapacitetin më tej deri në 1,100 fletë A4 nëse
kërkohet.
Teknologjia inovative sipas kërkesës mundëson një regjim të
ruajtjes së energjisë gjatë qëndrimit të qetë, që të fillojë
automatikisht kur pajisja nuk është në përdorim.Kur nevojitet,
pajisja është në funksionim të plotë në më pak se 5 sekonda - një
mënyrë e mirë për të ulur konsumimin e energjisë pa ndikuar në
produktivitetin.
Metodat e prodhimit të kujdesshme për mjedisin sigurojnë që makina
pajtohet me direktivat Evropiane RoHS dhe WEEE*, duke parandaluar
substancat me grafit dhe ato të rrezikshme nga procesi i
prodhimit.Përveç kësaj makina përputhet me International Energy
Star Program.
*Restriction of Hazardous Substances (RoHS) dhe Direktiva e BE mbi
Waste from Electrical and Electronic Equipment (WEEE)
Zbuloni më shumë për Canon iR1024F, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.