Canon imageRUNNER ADVANCE 6555iPRT

imageRUNNER ADVANCE 6555iPRT

Për printime më të shpejta dhe me cilësi të qëndrueshme, imageRUNNER ADVANCE 6555i PRT është i shkëlqyer për zyra me ngarkesë pune me ekranin e tij inteligjent me prekje dhe të lehtë në përdorim.

Përfitimet

    • Printime në bardhë e zi me 55 faqe/min
    • Ekrani me prekje WVGA me ngjyra 10,1" (25,6 cm) si në smartfonë
    • Kapaciteti deri në 7700 fletë dhe administrimi elastik i medias
    • Aftësi të fuqishme për botimet dhe përgatitjen përfundimtare në zyrë
    • Opsione sigurie të avancuara
    • Menaxhimi i lehtë i pajisjes dhe i skuadrës
    • Konsum i ulët energjie

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon imageRUNNER ADVANCE 6555iPRT

Kontrolloni kostot tuaja


imageRUNNER ADVANCE 6555i PRT është projektuar për të marrë parasysh kostot e ndryshme të bizneseve në lidhje me printimin, nga kostot e drejtpërdrejta në lidhje me pajisjen dhe pjesët e konsumit e deri te kërkesat e paqarta por po aq të rëndësishme për burimet tuaja në lidhje me administrimin e pajisjes, mbështetjen teknike dhe kohën e përpjekjet e nevojshme për krijimin dhe realizimin e dokumenteve nga përdoruesi.

Modeli modular bën të mundur që ta optimizoni investimin tuaj duke konfiguruar një pajisje që plotëson pikërisht kërkesat tuaja. Mund të kontrolloni aksesin dhe të drejtat për përdoruesin, ndërkohë që keni aksesin te përdorimi sipas përdoruesit dhe pajisjes me anë të raporteve të monitorimit të aktiviteteve. Politikat e printimit mund të caktohen për kufizimin e aksesit në funksione specifike sipas përdoruesit, për të kontrolluar edhe më shumë kostot. Integrimi i ngushtë me zgjidhjet e menaxhimit të rezultatit, si p.sh. uniFLOW, siguron aftësinë për të kursyer më shumë nëpërmjet rikuperimit dhe shpërndarjes së kostove.

Mjetet e menaxhimit efikas të pajisjes zvogëlojnë ngarkesën administrative për flotën e pajisjeve tuaja, ndërkohë që aftësitë e tij të vlerësuara me çmime* për printimin e botimeve lejojnë që përdoruesit fundorë të mund t'i kombinojnë me shpejtësi dokumentet dhe të zbatojnë funksionet e përfundimit për një krijim dhe rezultat efikas të dokumenteve. Të gjitha këto aspekte ndihmojnë në uljen e kostove dhe ju kursejnë kohë.

Siguroni informacionet tuaja konfidenciale


Konfiguroni, menaxhoni dhe zbatoni me lehtësi parametrat dhe politikat e rritjes së sigurisë në një vend të vetëm, për shembull, çaktivizoni portat USB ose zbatoni detyrimin për printimin e sigurt për të gjithë përdoruesit. Mund të kontrolloni aksesin te pajisja për të parandaluar përdorimin e paautorizuar si dhe të kufizoni funksionet sipas përdoruesit për një siguri më të lartë. Printimi i sigurt, kutia postare si dhe spastrimi i sigurt i detyrave dhe kriptimi i njësisë së diskut të ngurtë janë të disponueshme si standarde për të rritur më shumë konfidencialitetin e dokumenteve tuaja. Filtrimi i adresave IP dhe MAC e mbron rrjetin tuaj, ndërsa protokolli IPSec siguron transferimin e informacioneve për te pajisja juaj dhe nga ajo.

Një larmi veçorish opsionale për sigurinë e pajisjes, rrjetit dhe dokumenteve bën të mundur përputhjen me standardet më të larta, duke mbuluar të gjitha aspektet e sigurisë së informacioneve. Opsioni i uniFLOW ofron edhe më shumë efikasitet dhe siguri nëpërmjet publikimit të punës në mënyrë të sigurt të My Print Anywhere, si dhe Parandalimin e humbjes së të dhënave për printimet.

Menaxhoni pajisjet tuaja me efikasitet


Mbështetja e integruar për standardet e industrisë, si Genuine Adobe Postscript dhe PCL, siguron një integrim të vazhdueshëm me rrjetet dhe me zgjidhjet e biznesit. Funksionimi dhe menaxhimi uniform me portofolin e imageRUNNER ADVANCE, të ndërthurur me një gamë të gjerë të aftësive të centralizuara për monitorimin dhe administrimin e pajisjes dhe flotës së pajisjeve, përfshirë regjistrimin e automatizuar të matjeve dhe menaxhimin e pjesëve të konsumit, si dhe aftësinë e konfigurimit paraprak të pajisjeve dhe flotave të pajisjeve para instalimit, të gjitha ju ndihmojnë në zvogëlimin e ngarkesës për burimet tuaja të teknologjisë së informacionit.

Pas instalimit, mund ta konfiguroni, ta menaxhoni dhe ta përmirësoni me efikasitet pajisjen tuaj, individualisht ose si pjesë e një flote më të madhe pajisjesh.

Rezultate cilësore dhe të besueshme


imageRUNNER ADVANCE 6555i PRT ka një model dhe një motor të fuqishëm me një kapacitet maksimal të letrës me 7700 fletë, duke bërë të mundur përpunimin me lehtësi të ngarkesave të mëdha të punës. Me shpejtësitë e larta të daljes, aftësitë e përparuara të shkallës gri dhe funksionet e shumëllojshme të përfundimit, të cilat sigurojnë gjithmonë rezultate të shkëlqyera dhe të qëndrueshme, ai është i përsosur për kërkesat e grupeve me ngarkesë pune.

Me anë të mjeteve në largësi të Canon për diagnostikimin dhe asistencën, ofruesi i shërbimit do t'ju sigurojë mirëmbajtje dhe mbështetje të shpejtë dhe proaktive, duke garantuar një funksionim të pandërprerë të pajisjes dhe një rentabilitet maksimal për investimin tuaj.

Rregulloni fluksin e punës të dokumenteve


Ekrani me prekje i madh me ngjyra, me reagim të lartë dhe me funksionalitetin e rrëshqitjes dhe afrimit të gishtave që ndeshet te smartfonët, menytë intuitive dhe mundësia për të krijuar hapësira pune specifike sipas përdoruesit me anë të personalizimit ofrojnë eksperienca unike për përdoruesin me një funksionim të thjeshtë. Një udhëzues i integruar dhe videot e mbështetjes ju ndihmojnë për mirëmbajtjen bazë për të maksimizuar kohën funksionale.

Një gamë e gjerë e veçorive inteligjente ndihmojnë në përmirësimin e flukseve të punës së dokumenteve dhe në maksimizimin e produktivitetit, si p.sh. teknologjia e sensorëve të lëvizjes që e zgjon pajisjen nga modaliteti i gjumit për të minimizuar kohën e pritjes. Integrimi i ngushtë me një gamë të gjerë softuerësh të fuqishëm për menaxhimin e rezultateve dhe të menaxhimit optimizon proceset e dokumenteve tuaja, falë platformën inteligjente MEAP dhe aplikacioneve të uebit MEAP.

Zgjidhjet elastike për pajisjet celulare dhe mbështetja për standardet e industrisë, bashkë me aftësitë e integruara të lidhjes Wifi dhe opsionin për NFC (Komunikimi i fushës në afërsi), e bëjnë të lehtë për punonjësit në lëvizje që të printojnë nga pajisjet e tyre celulare. imageRUNNER ADVANCE 6555i PRT punon me thuajse çdo pajisje inteligjente, me mbështetjen për aplikacionet e njohura si Google Cloud Print dhe Mopria, dhe mund të lidhet drejtpërdrejt me një gamë të gjerë të shërbimeve të bazuara në renë kompjuterike.

imageRUNNER ADVANCE 6555i PRT ofron opsione të përparuara për funksionet e përfundimit, si kapja me tela, printimi i broshurave, futja e dokumenteve, shpimi i vrimave si dhe palosja C dhe Z. Këto, së bashku me softuerin e botimeve iW Desktop të Canon, ofrojnë krijimin dhe prodhimin me lehtësi të dokumenteve me pamje profesionale dhe me cilësi të lartë, në zyrën tuaj. Funksionaliteti i ri i kapëses sipas kërkesës e bën procesin e përfundimit më të lehtë se ndonjëherë më parë.

Tregoni përgjegjësi për mjedisin


Kjo pajisje e vlerësuar me ENERGY STAR® ofron një normë të lartë në kategorinë e saj TEC** dhe konsumon 0,9 W ose më pak në modalitetin e gjumit. Teknologjitë e ndryshme që përfshijnë fiksimin sipas kërkesës, sensorët e lëvizjes, aftësitë e fikjes në largësi dhe të planifikuara si dhe pajisjet e procesit të përfundimit pa zhurmë i përmirësojnë më shumë ambientet e punës dhe kontribuojnë në efikasitetin e përdorimit të energjisë. imageRUNNER ADVANCE 6555i PRT është i ndërtuar me pjesë plastike natyrale dhe të ricikluara për pjesë të caktuara dhe, përveç kësaj, kapësja e re ekonomike i kap letrat pa pasur nevojë për kapëse teli, duke minimizuar edhe më shumë mbeturinat.

* Mjeti i printimit të shpejtë iW Desktop i Canon është vlerësuar me çmimin Arritje e jashtëzakonshme në novacion nga BLI në vitin 2013
** Konsumi tipik i energjisë. Metodologjia e përcaktuar nga ENERGY STAR (www.eu-energystar.org)

Çmimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageRUNNER ADVANCE 6555iPRT, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

ImageRUNNER ADVANCE logo

Konfiguruesi i produktit

Përdoreni këtë mjet për të eksploruar dhe ndërtuar konfigurime sipas nevojave tuaja.

ImageRUNNER ADVANCE Brochure logo

Broshura

Zbuloni më shumë mbi portofolin e imageRUNNER ADVANCE

Zgjidhje Portative

Printoni me lehtësi nga pajisjet celulare

Sfera e ngjyrave të zyrës

Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.

  • Canon
  • imageRUNNER ADVANCE 6555iPRT