Canon imageRUNNER ADVANCE 6265i

imageRUNNER ADVANCE 6265i

Duke ofruar prodhimin e shpejtë dhe të efektshëm mono për mjediset e ngarkuara, kjo pajisje me shume funksione, e zgjuar do të përmirësojë rrjedhët e punës të dokumentave tuaja, do të ruajë informacionin konfidencial dhe do të pakësojë ndikimin mbi mjedisin.

Përfitimet

  • Prodhim i efektshëm dhe i besueshëm deri në 65 fnm
  • Panel me prekje me ngjyrë SVGA i personalizueshëm 21,3 cm
  • Kapacitet i letrës deri në 7.700 fletë
  • Kapje e shpejtë dhe aftësi të integrimit pa probleme
  • Opsione të përparuara të përfundimit dhe sigurisë
  • Efektshmëri udhëheqëse e energjisë

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon imageRUNNER ADVANCE 6265i

Komunikim produktiv


iR-ADV 6265i do të trajtojë në mënyrë të besueshme barrët e punës të zyrave të ngarkuara falë një dizajn të fortë, shpejtësive të larta të prodhimit dhe kapacitetit të letrës deri në 7.700 fletë. Trajtimi fleksibël i mediave i kombinuar me një sferë të opsioneve të përparuara të përfundimit dhe programeve kompjuterike e bën botimin e dokumentit një detyrë të shpejtë dhe të efektshme. Kapja automatike, futja e dokumentit, shpimi i vrimave, printimi i broshurave, si dhe palosja C/Z janë të gjitha të mundshme.

Kapacitetet e kapjes se fuqishme kursejnë kohë përmes skanimit të shpejtë nga të dyja anët me një kalim të dokumentave me deri në 200 inm. Dokumentat mund të konvertohen në një sferë të formateve, duke përfshirë PDF të Kërkueshme dhe Office Open XML (PowerPoint), si dhe të rregjistrohen, të sigurohen, të nënshkruhen, të arkivohen dhe të dërgohen në një shumëllojshmëri destinacionesh.

Përvojë e pakonkurrueshme e përdoruesit


Një ekran i madh me prekje 21,3 cm, menu intuitive dhe autentifikimi i përdoruesit të zgjuar siguron një përvojë unike të personalizuar dhe përdorimin pa mundim. Përdoruesit gjithashtu mund të rregjistrojnë detyrat e tyre të përditëshme si butona me një prekje për përdorimin e thjeshtë.

Siguroni informacionin tuaj


Informacioni juaj është i mbrojtur përmes një sfere të tipareve standarte, si printimi i sigurtë, kontrolli i përdorimit dhe të drejtave të përdoruesit, raportimit të veprimtarisë si dhe fshirjes së sigurtë të punëve në hard disk drive. Opsione shtesë të sigurisë ofrojnë pajtimin me nivelet më të larta, si dhe aftësi udhëheqëse të industrisë, si aftësia për të parandaluar shkelje nëpërmjet Parandalimi i Humbjes së të Dhënave të printimeve, kopjimeve, skanimeve dhe fakseve.

Integrimi dhe administrimi i efektshëm


Mbështetja për standardet e industrisë të kombinuara me platformën e fuqishme MEAP siguron integrimin pa probleme në mjediset e teknologjisë së informacionit, flukset e punës të dokumentit dhe zgjidhjet e menaxhimit, si dhe shërbimet e resë kompjuterike. Veglat e administrimit të pajisjes ju lejojnë të konfiguroni në mënyrë qëndrore dhe të efektshme, të administroni dhe të azhornoni pajisjen tuaj ose individualisht, ose si pjesë e një flote më të madhe, si dhe të vëzhgoni, të raportoni dhe të diagnostifikoni për mirëmbajtje pro-aktive dhe të efektshme. Programi kompjuterik uniFLOW i Canon ofron efektshmëri të mëtejshme nëpërmjet zgjedhjes së qendrës së kostos, ridrejtimit të punës së printimit dhe raportimit të hollësishëm.

I përgjegjshëm për mjedisin


Kjo pajisje e kualifikuar ENERGY STAR® ofron një nga vlerësimet më të ulta TEC* në kategorinë e saj dhe konsumon aq pak sa 1W në modalitetin e fjetjes. Një tast i kursimit të energjisë, plus matës kohe të integruar për fitjen e përditëshme dhe të përjavëshme, ulin më tek konsumin e energjisë. Pajisja gjithashtu është e ndërtuar duke përdorur plastikë biologjike dhe të ricikluar ku është e mundur.

* Konsumi Tipik i Elektricitetit - Metodologjia e përcaktuar nga ENERGY STAR (www.eu-energystar.org)

Çmimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageRUNNER ADVANCE 6265i, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

  • Canon
  • ARCH 000 imageRUNNER ADVANCE 6265i