Canon imageRUNNER ADVANCE 500i

imageRUNNER ADVANCE 500i

I ndërtuar për grupe pune të ngarkuara, kjo pajisje kompakte imageRUNNER ADVANCE kombinon daljen efikase mono me mbajtje inteligjente të dokumenteve për të përmirësuar punën, kursyer para dhe për të mbrojtur informacionet konfidenciale.

Përfitimet

  • Rezultat efikas mono A4 në 50 fnm
  • Dizajn që kursen hapësirë
  • Ekren me prekje me ngjyra i anosshëm SVGA 17.8cm
  • Kapacitet deri në 2,300 fletë
  • Kapje e fuqishme, kontroll kostosh dhe integrim
  • Opsione të avancuara sigurie
  • Efektshmëri e energjisë udhëheqëse e kategorisë

Veçoritë e detajuara

Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon imageRUNNER ADVANCE 500i

Rezultat dhe kapje produktive


imageRUNNER ADVANCE 500i përballon punën e grupeve dhe departamenteve të ngarkuara të punës, falë një ndërtimi të fortë, kapacitetit prej 2,300 fletësh dhe një shpejtësie prej 50 fnm. Ekrani i madh me prekje, menuja intuitive dhe autentifikimi i mençur i përdoruesit siguron një përvojë unike të personalizuar dhe përdorimin pa mundim. Manovrimi i dokumenteve është pa mundim me skanimin e shpejtë me ngjyra dhe konvertimin në një sërë formatesh të ndryshme. Dokumentet mund të gjurmohen, sigurohen, firmosen, arkivohen dhe dërgohen në një sërë destinacionesh. Për optimizimin e plotë të procesit, të gjitha pajisjet imageRUNNER ADVANCE integrohen ngushtë me një sërë softuersh për menaxhimin e informacionit dhe të rezultatit.

Kostot e kontrollit


Autentifikimi i mençur i përdoruesit ju jep kontroll të përdorimit dhe të drejtave të përdoruesit, ndërsa siguron shikueshmëri dhe regjistrim të veprimtarisë nëpërmjet raportimit. Për të ulur kostot e menaxhimit, kjo pajisje kompakte siguron funksionalitet të shumë pajisjeve në një njësi të vetme dhe mund të menaxhohet lehtë si pjesë e një sërë pajisjesh imageRUNNER ADVANCE. Softueri uniFLOW ofron efektshmëri të mëtejshme nëpërmjet zgjedhjes së qendrës së kostos, ridrejtimit të punës së printimit dhe raportimit të hollësishëm.

Siguroni informacionin tuaj


Informacioni juaj është i mbrojtur përmes një sfere të tipareve standarde, si printimi i sigurt, kontrolli i përdorimit dhe të drejtave të përdoruesit, raportimit të veprimtarisë si dhe fshirjes së sigurt të punëve në mekanizmin e hard diskut. Opsione shtesë të sigurisë ofrojnë pajtimin me nivelet më të larta, si dhe aftësi udhëheqëse të industrisë, si aftësia për të parandaluar shkelje nëpërmjet Parandalimi i Humbjes së të Dhënave të printimeve, kopjimeve, skanimeve dhe fakseve.

Integrimi dhe administrimi i efektshëm


Mbështetje për standardet e industrisë të kombinuara me platformën e fuqishme MAEP të imageRUNNER ADVANCE siguron integrim pa vështirësi në mjediset IT dhe një lidhje të ngushtë me gamën e zgjidhjeve çmim-fituese të Canon². Veglat e administrimit të platformës imageRUNNER ADVANCE ju lejojnë të konfiguroni në mënyrë qendrore dhe të efektshme, të administroni dhe të përditësoni pajisjen tuaj ose individualisht, ose si pjesë e një flote më të madhe, si dhe të vëzhgoni, të raportoni dhe të diagnostifikoni për mirëmbajtje pro-aktive dhe të efektshme.

I përgjegjshëm për mjedisin


Bazuar në teknologjitë çmim-fituese³, kjo pajisje e kualifikuar nga ENERGY STAR® ofron një vlerësim të lartë TEC* dhe konsumon vetëm 1 W në metodën e gjumit. Duke iu përmbajtur niveleve më të larta të pajtueshmrisë me mjedisin, pajisja është ndërtuar gjithashtu duke përdorur plastikë bio dhe të ricikluar në pjest e caktuara.

¹ Menaxheri i Hyrjes Universale t Canon vlerësoi Arritjet e Jashtëzakonshme të BLI-ve 2013 në Inovacion. Burimi: www.buyerslab.com
² Canon vlersoi BLI-të 2013 Zgjidhjet e Imazheve të Dokumenteve Linja e Vitit. Burimi: www.buyerslab.com
³ Canon vlerësoi BLI’s Efikasiteti i Energjis Linja e Vitit 2013 Burimi: www.buyerslab.com
* Metodologjia e përcaktuar nga ENERGY STAR (www.eu-energystar.org)

Çmimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageRUNNER ADVANCE 500i, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

colleagues discussing data

uniFLOW online Express

Merrni kontrollin e menaxhimit të printimit dhe kostove duke optimizuar pajisjet tuaja Canon me një zgjidhje të sigurt, të bazuar në cloud. E disponueshme me pajisjet më të fundit të zyrës Canon, programi uniFLOW Online Express do të rrisë produktivitetin dhe do të maksimizojë investimet tuaja. Përditëso pajisjet tuaja ekzistuese duke u regjistruar në internet.

ImageRUNNER ADVANCE logo

Konfiguruesi i produktit

Përdoreni këtë mjet për të eksploruar dhe ndërtuar konfigurime sipas nevojave tuaja.

Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.