Canon imageRUNNER ADVANCE 4245i

imageRUNNER ADVANCE 4245i

Bërë për grupe pune dhe departamente të ngarkuara, ky imageRUNNER ADVANCE produktiv dhe praktik kombinon rezultatin e efektshëm dhe lëvizjen e mençur të dokumenteve.

Përfitimet

  • Prodhim i efektshëm dhe i besueshëm deri në 45 fnm
  • Panel me prekje me ngjyrë SVGA i personalizueshëm 21,3 cm
  • Kapaciteti i letrës deri në 4.980 fletë
  • Kapje e shpejtë dhe aftësi të integrimit pa probleme
  • Përfundim automatik dhe opsione sigurie
  • Efektshmëri udhëheqëse e energjisë

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon imageRUNNER ADVANCE 4245i

Rezultat dhe kapje produktive


imageRUNNER ADVANCE 4245i do të me ngarkesat e punëve të grupeve të punës dhe departamenteve të ngarkuara, falë ndërtimit të tij të fortë, shpejtësive të larta, përfundimit automatik dhe me kapacitet letre deri në 4,980 fletë. Ekran me ngjyra me prekje, menu intuitive dhe autentifikimi i mençur i përdoruesit ju ofron lehtësi përdorimi të pakrahasuar. Dokumentet mund të skanohen, sigurohen, firmosen, gjurmohen, arkivohen dhe dërgohen me shpejtësi në një sërë destinacionesh të ndryshme në një sërë formatesh. Të gjitha pajisjet imageRUNNER ADVANCE integrohen direkt me një sërë softuerësh të fuqishëm për nxjerrjen e dokumenteve dhe menaxhimit të tyre duke iu siguruar optimizim të procesit të dokumenteve.

Kontrollon shpenzimet


Autentifikimi çmim-fitues i mençur ju vendos në kontroll të përdorimit dhe të drejtave të përdoruesit, ndërsa siguron shikueshmëri dhe regjistrim të veprimtarisë nëpërmjet raportimit. Për të pakësuar kostot e menaxhimit, kjo pajisje shumëfunksionale ju ofron funksionalitetin e disa pajisjeve në një njësi të vetme dhe mund të menaxhohet vazhdimisht si pjesë e një sërë pajisjesh imageRUNNER ADVANCE. Softueri uniFLOW i Canon ofron efektshmëri të mëtejshme nëpërmjet zgjedhjes së qendrës së kostos, ridrejtimit të punës së printimit dhe raportimit të hollësishëm.

Siguroni informacionin tuaj


Informacioni juaj është i mbrojtur përmes një game të veçorive standarde, si printimi i sigurt, kontrolli i përdorimit dhe të drejtave të përdoruesit, raportimit të veprimtarisë plus fshirjes së sigurt të punëve në hard disk. Opsione të tjera sigurie ofrojnë pajtimin me nivelet më të larta, si dhe aftësi lider në industri, si aftësia për të parandaluar shkelje nëpërmjet Parandalimi i Humbjes së të Dhënave të printimeve, kopjimeve, skanimeve dhe fakseve.

Integrimi dhe administrimi i efektshëm


Mbështetje për standardet e industrisë e kombinuar me platformën e fuqishme MEAP të imageRUNNER ADVANCE sigurojnë integrim të lehtë në mjedisin tuaj IT dhe një lidhje të ngushtë me gamën çmim-fituese të Canon për zgjidhjen e dokumenteve². Platforma e qëndrueshme imageRUNNER ADVANCE dhe mjetet e menaxhimit ju lejojnë të konfiguroni, menaxhoni dhe përmirësoni pajisjen në mënyrë qendrore dhe të efektshme, qoftë individualisht, ose si pjesë e një stafi më të madh, si edhe të monitoroni, raportoni, diagnostikoni për mirëmbajtje proaktive dhe të efektshme.

I përgjegjshëm për mjedisin


Bazuar në teknologjitë çmim-fituese³, kjo pajisje e kualifikuar me ENERGY STAR® ju ofron një vlerësim të pakrahasueshëm TEC* dhe konsumon vetëm 1 W ose më pak në metodën e gjumit. Duke iu përmbajtur niveleve më të larta të pajtueshmërisë mjedisore, pajisja është ndërtuar gjithashtu duke përdorur plastikë bio dhe të ricikluar në pjesë të caktuara.

1 Menaxheri Universial i Hyrjes të Canon mori çmimin e BLI 2013 për Arritje të Jashtëzakonshme në Inovacion. Burimi: www.buyerslab.com
2 Canon mori çmimin e BLI 2013 për Linja e Vitit për Zgjidhjet e Imazheve të Dokumenteve. Burimi: www.buyerslab.com
3 Canon mori çmimin e BLI për Linjën e Vitit 2013 për Efikasitetin e Energjisë Burimi: www.buyerslab.com
* Metodologjia e përcaktuar nga ENERGY STAR (www.eu-energystar.org)

Çmimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageRUNNER ADVANCE 4245i, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

ImageRUNNER ADVANCE logo

Konfiguruesi i produktit

Përdoreni këtë mjet për të eksploruar dhe ndërtuar konfigurime sipas nevojave tuaja.

ImageRUNNER ADVANCE Brochure logo

Broshura

Zbuloni më shumë mbi portofolin e imageRUNNER ADVANCE

Video

Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.

Hapat e ardhshëm

Produktet që kanë lidhje

  • Canon
  • ARCH 000 imageRUNNER ADVANCE 4245i