Canon imageRUNNER 2420

imageRUNNER 2420

Kjo pajisje që nuk zë shumë vend siguron kopjim shumë të efektshëm bardhë e zi, plus printim lokal përmes USB deri në 20 fnm/knm. Me printim dhe skanim opsional rrjeti, kjo pajisje jo e shtrenjtë është ideale për zyra të vogla.

Përfitimet

  • Deri në 20 fnm/knm, 7,9 sekonda koha e kopjes së parë
  • Kapaciteti i letrës deri në maksimumi 1.080 fletë
  • Ndërfaqje e thjeshtë për t'u përdorur me LCD me 5 linja
  • Konstruksion kompakt
  • I konfigurueshëm për t'ju përshtatur nevojave tuaja
  • Efikas në energji

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon imageRUNNER 2420

Fotokopjuesë kompaktë, me kosto të efektshme bardhë e zi me printim lokal


Sfera e re e fotokopjueseve që nuk zënë shumë vend siguron kopjim shumë efikas, plus printim lokal përmes USB. Ato janë ideale për grupe pune të vegjël, të ngarkuar që kërkojnë një zgjidhje produktive me kosto të ulët të pronësisë.

Jini më produktiv


Përdoruesit mund të bëjnë më shumë, më shpejt, me LCD me ndriçim nga prapa me 5 linja, të thjeshtë dhe intuitiv për t'u përdorur. Me kopje me cilësi të lartë në 20 fnm dhe reagim të jashtëzakonshëm – 7,9 sekonda koha e nxjerrjes së kopjes së parë – imageRUNNER 2420 ju kursen kohë.

I shkallëzueshëm për t'ju përshtatur nevojave tuaja


Këta modelë kompaktë mund të konfigurohen për t'u bërë ballë sfidave të mëdha. Me një zgjedhje prej sirtarëve shtesë të letrës, ju mund të zgjidhni kapacitetin që i përshtatet më mirë nevojave tuaja, deri në 1,080 fletë, në një shumëllojshmëri madhësish letre deri në A3. Opsione të tjerë përfshijnë printimin dhe skanimin në rrjet, nxjerrjen nga të dyja anët dhe kapjen. Kështu që çfarëdo që të jenë nevojat tuaja, ju mund të prisni rezultate profesionale dhe rezultatet e shkëlqyer që ju duhen.

Besueshmëri dhe mbështetje e shkëlqyeshme


Prodhim i vazhdueshëm me cilësi të lartë dhe qetësi e plotë e mendjes sigurohen me jetëgjatësi dhe dhënien e shërbimit të përmirësuar. Shërbimi dhe mbështetje e kategorisë botërore të Canon siguron instalim nga ekspertë, trainim dhe shërbime në vend, plus Marrëveshje të Nivelit të Shërbimit të paracaktuara. Me kosto të klikimit ju paguani vetëm për ato që në fakt printoni, gjë që ju ndihmon të merrni një kontroll më të madh të kostove. Shërbimi i shkëlqyeshëm i plotë për konsumatorin është përparësia jonë – 93%* e klientëve janë të kënaqur me kohën që u desh për të riparuar pajisjen e tyre.

Ndikim më i vogël mbi mjedisin


Këta modelë të çertifikuar EnergyStar ofrojnë efektshmëri mbresëlënëse të energjisë, deri në 4,5 wat konsum energjie në modalitetin e fjetjes, për të kursyer energji dhe kosto. Me teknologjinë e riparimit Sipas Kërkesës të Canon ekziston rikthim i shpejtë nga modeliteti i fjetjes, në mënyrë që të kurseni energji pa prekuar produktivitetin.

*Mbështetur në TNS NIPO, sondazhi i vizitës pas shërbimit. Të dhënat nga janari deri në korrik 2009. 16.059 klientë morrën pjesë.
Imazhi i treguar më sipër është pajisja me kasetat opsionale të letrës.

Çmimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageRUNNER 2420, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

Hapat e ardhshëm

Kërkoni informacione

Plan i thjeshtë i shërbimit

Për qetësinë e plotë të mendjes, ruani investimin tuaj në Canon.

Çmimet e produktit dhe standardet

Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.

  • Canon
  • ARCH 000 imageRUNNER 2420