Canon imageRUNNER 2202N

imageRUNNER 2202N

imageRUNNER 2202N është një pajisje multifunksionale A3 me ndërtim që kursen hapësirën me printim rrjeti si standard, e cila adreson nevojat tuaja qendrore të prodhimit me printim bardhë & zi prej 22fnm. Ideale për grupe pune të vogla.

Përfitimet

  • A3 printim bardhë & zi, fotokopje dhe skanim me ngjyra
  • Rezultat 22 fnm
  • Skanim në email, PDF e kërkueshme mbështetje (OCR) përmes MF Toolbox
  • Mbështetje gjuhësh të tjera (Arabisht, Rusisht, Turqisht)
  • E konfigurueshme për t'iu përshtatur nevojave të ndryshme të biznesit
  • Integrim i lehtë
  • Efikas në energji

Veçoritë e detajuara

Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon imageRUNNER 2202N

Kosto eficiente


imageRUNNER 2202N është një pajisje A3 kosto-eficiente e icla përdor tonerin e Canon dhe teknologjinë e jetëgjatësisë të rrotullës në mënyrë që përdoruesit t'i përdorin pajisjet e tyre për më gjatë pa nevojën për t'i ndërruar shpesh pjesët e konsumueshme.
Me ndërtimin e saj kompakte ajo mund të vendoset me lehtësi në hapësirën e zyrës, qoftë mbi tryezë ose mbi dysheme me një pedestal të thjeshtë opsional. imageRUNNER 2202N është ideal për grupet e vogla të punës që kërkojnë një zgjidhje produktive dhe të efektshme për nevojat e tyre thelbësore të printimit, fotokopjes dhe skanimit.

Produktiv


Punimi i lehtë me një ekran të thjeshtë me 5 rreshta të ndriçuar i mundëson përdoruesit të përpunojnë punët e tyre më shpejt. Mbështetja për A4 si edhe A3 jep elasticitet kur printoni dokumente dhe aftësia standarde e rrjetit siguron integrim direkt në rrjetin e kompanisë suaj, duke e lejuar pajisjen që të ndahet me lehtësi. Gjithashtu mund të rritni produktivitetin dhe të kurseni letër me funksionalitetin opsional automatik dupleks.
Me aplikacionin e mençur MF Toolbox, përdoruesit mund t'i skanojnë dokumentet në adresat email të para-përcaktuara ose t'i ruajnë në foldera në PC. Formatet si PDF-të e kërkueshme dhe me kompresim të lartë, si edhe personalizimi i cilësimeve të skanimit ndihmojnë më tej kapjen, ndarjen dhe gjetjen e lehtë të të dhënave.

Elastik për t'iu përshtatur nevojave individuale të biznesit


Qoftë nëse biznesi juaj kërkon zgjidhjen më të thjeshtë apo më të sofistikuar të prodhimit, imageRUNNER 2202N ka një sërë veçorish standarde dhe opsionale për t'iu përshtatur nevojave thelbësore. Thjeshtoni kopjimin dhe skanimin e dokumenteve me shumë faqe me një ADF opsional ose shtoni më shumë kapacitet letre me një kasetë opsionale.
Mbështetje më e madhe gjuhësh për ndërfaqen e përdoruesit dhe drajverat e printimit, përfshirë Arabisht, Rusisht dhe Turqisht të cilat e bëjnë këtë pajisje të përshtatshme për mjedise me variacione kulturore.

Siguron paqe mendore dhe kontroll


Instalimi i shpejtë dhe një udhëzues montimi i thjeshtë i përdorshëm nga ndërfaqja e përdoruesit ju jep një zgjidhje virtualisht "direkt jashtë kutisë". Pajtueshmëria me shërbimin e-Maintenance të Canon përmes një agjenti opsional E-RDS do të thotë kohë e përmirësuar përmes diagnostikimit në distancë dhe monitorimit të pjesëve të konsumushme, ndërsa faturimi i saktë me leximet metrike automatike ju mundëson të përqendroheni në prioritetet tuaja të biznesit.

Efikas në energji


imageRUNNER 2202N konsumon deri në 2 Watt në metodën e gjumit dhe teknologjia e fiksimit sipas kërkesës e Canon siguron rikuperim të shpejtë nga metoda e gjumit, në këtë mënyrë mund të kurseni energji pa ndikuar në produktivitetin. Makineria është e kualifikuar gjithashtu nga ENERGY STAR®.

Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.

Çmimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageRUNNER 2202N, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.