imageRUNNER 2202 është një zgjidhje bazë për nevojat tuaja të fotokopjes bardhë e zi në A3, me elasticitetin e printimit dhe skanimit lokal përmes USB. Ideal për individët e vetëdijshëm për kostot dhe grupe pune të vogla.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon imageRUNNER 2202
imageRUNNER 2202 është një zgjidhje A3 për shumicën e atyre që janë të vetëdijshëm për kostot. Toneri dhe teknologjia e cilindrit jetëgjatë të Canon i lejojnë përdoruesit që t'i përdorin pajisjet e tyre për kohë më të gjatë pa nevojën për t'i ndërruar pjesët e konsumueshme. Me ndërtimin e saj kompakte, ajo mund të vendoset me lehtësi në ambiente zyre ku hapësira është e çmuar, qoftë mbi tryezë ose mbi dysheme me një pedestal të thjeshtë opsional.
Fotokopje bazë me shpejtësinë prej 22 fnm (A4), me mbështetje për formate deri në A3, si edhe aftësinë për të printuar dhe skanuar përmes kabllit USB, u jep përdoruesve akses në zgjidhje multifunksionale të thjeshta, por elastike. Me aplikacionin e mençur MF Toolbox², përdoruesit mund t'i skanojnë dokumentet në adresat email të para-përcaktuara ose t'i ruajnë në foldera në PC. Formatet si PDF-të e kërkueshme dhe me kompresim të lartë, si edhe personalizimi i cilësimeve të skanimit ndihmojnë më tej kapjen, ndarjen dhe arkivimin e lehtë të të dhënave.
Përdorshmëria dhe kontrolli sigurohet përmes një ekrani të thjeshtë me 5 rreshta, si edhe menytë e funksioneve dhe drajverat e printimit u japin përdoruesve mundësinë për të naviguar në gjuhën e tyre, përfshirë Arabisht, Turqisht ose Rusisht³. Butoni "cilësimet e preferuara" lejon akses të shpejtë në cilësimet e përdorura shpesh, si numri i fotokopjeve ose përmasa e letrës, e cila i kursen kohë përdoruesit.
imageRUNNER 2202 është ndërtuar duke pasur në mendje thjeshtësinë dhe kursimin e kostove. Instalimi i shpejtë dhe një udhëzues montimi i thjeshtë i përdorshëm nga ndërfaqja e përdoruesit ju jep një zgjidhje "direkt jashtë kutisë". Është përfshirë edhe toneri juaj i parë, duke ju lejuar që ta përdorni pajisjen menjëherë.
imageRUNNER 2202 konsumon deri në 2 Watt në metodën e gjumit dhe teknologjia e fiksimit sipas kërkesës e Canon siguron rikuperim të shpejtë nga metoda e gjumit, në këtë mënyrë mund të kurseni energji pa ndikuar në produktivitetin. Makineria është e kualifikuar gjithashtu nga ENERGY STAR®.
Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.
1 Këto produkte janë të disponueshme vetëm përmes Canon Lindja e Mesme, Canon Euroazia, Canon Afrika e Jugut, Canon Europa Qendrore dhe Lindore, Canon Poloni, Canon Republika Çeke, Canon Sllovaki, Canon Hungari dhe Canon Rusi,
2 MF Toolbox është i disponueshmë përmes Software Download Centre të Canon (http://software.canon-europe.com)
3 imageRUNNER 2202 është i lokalizuar në të gjitha gjuhët standarde Europiane si edhe në Arabisht, Turqisht dhe Rusisht
Zbuloni më shumë për Canon imageRUNNER 2202, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.