Kompakte dhe kursyese e hapësirës, kjo pajisje A4 me shpejtësi të lartë është ideale për zyrat e ngarkuara me punë. Kapacitetet me rendiment me shumë funksione kursejnë kohë, ndërsa tiparet që kursejnë koston ju ndihmojnë gjithashtu të kurseni para.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon imageRUNNER 1740i
Me një shpejtësi prodhimi prej deri në 40 fnm, një kapacitet maksimal letre prej 2300 fletë A4 dhe një përfundues që kursen hapësirë, imageRUNNER1740i kompakt është ndërtuar për të arritur nivelë të lartë rendimenti në grupet e punës të zyrave më të ngarkuara. Një ekran intuitiv me prekje 5,7- inç mund të përkulet për t'iu përshtatur çdo përdoruesi.
Kërkimi LDAP e bën shpërndarjen në e-mail më të shpejtë dhe më të lehtë, përmes gjetjes së shpejtë të adresave, duke kursyer kohë dhe duke përmirësuar rrjedhën e punës. Pajisja gjithashtu lejon që skanimet të dërgohen drejtpërdrejt në email me ngjyrë. Përveç kësaj, imageRUNNER1740i ofron lehtësinë e skanimit në - ose printimit nga - kujtesa USB *.
Pajtueshmëria me programin kompjuterik uniFLOW të Canon siguron një transparencë më të madhe të kostove, duke lejuar që të ndiqni, si dhe të ngarkoni për punë të caktuara të printimit për individët, departamentet, vendet dhe projektet.
Pajtueshmëria me e-Maintenance të Canon mund të përmirësojë më tej kohën në punë përmes diagnostifikimit nga larg, lexime të automatizuara të matësit dhe mbikqyrje të pjesëve të konsumueshme, për të zvogëluar kohën administrative. Dhe me koston për klikim, paguani vetëm për atë që printoni, duke ju dhënë kontroll më të madh të kostove.
Një tipar i sigurisë i integruar nënkupton se printimet “mbahen” derisa përdoruesi përkatës identifikon vetveten, duke përdoru një numër PIN. Kjo parandalon që dokumentët të bëhen stivë në sirtarët e daljes dhe të shihen nga sy të pa-autorizuar. Deri në 100 mund të vendosen në të njëjtën kohë. Përndryshe me zgjidhjen uniFLOW të Canon, kjo mund të kombinohet me sistemet e sigurisë me kartë, duke u lejuar përdoruesve mundësinë e përdorimit dhe printimit të sa më shumë punëve që dëshirojnë. Dhe pasi printohen, fshihen automatikisht për kontroll të plotë të dokumenteve.
imageRUNNER1740i kualifikohet për ENERGY STAR® dhe ka një normë jashtëzakonisht të ulët të TEC (Konsumi Gjithsej i Energjisë) dhe konsumon aq pak sa një konsum prej 1 vat energji në modalitetin e fjetjes. Printimi nga të dyja anët mjaft produktiv ju kursen më shumë kosto dhe kohë, si dhe letër.
imageRUNNER1740i mund të lidhet lehtësisht me rrjetin tuaj dhe të integrohet në mënyrë të përkryer në kuadrin tuaj ekzistues IT dhe mjedisin tuaj të printimit me mbështetjen UFRII-LT/PCL dhe PostScript. Pajtueshmëria uniFLOW nënkupton se pajisja mund të vendoset lehtësisht pranë të gjitha pajisjeve imageRUNNER ADVANCE për vendosje efikase të flotës së përzierë. Pasi është lidhur, iW Management Console (iWMC) siguron mbikqyrjen e centralizuar e nga larg dhe administrimin e të gjithë flotës.
*E disponueshme vetëm për skedarët JPEG dhe TIFF.
Imazhi i treguar më sipër është pajisja me kasetat opsionale të letrës.
Zbuloni më shumë për Canon imageRUNNER 1740i, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.