Canon imageRUNNER 1435P

imageRUNNER 1435P

Një printer kompakt bardhë e zi, me performancë të lartë i cili jep rezultate kosto-efektive dhe të besueshme.

Përfitimet

  • Dalje bardhë e zi në 35 ppm
  • Kapacitet letre deri në 1.100 fletë
  • Suport për integrim IT pa mundim
  • Aftësi për kontroll të kostos dhe sigurisë
  • Menaxhim i lehtë i pajisjeve
  • Ndërrim i lehtë i pjesëve të konsumueshme
  • Konsum i ulët i energjisë

Veçoritë e detajuara

Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon imageRUNNER 1435P

Printim produktiv bardhë e zi me performancë të lartë


Motori me performancë të lartë 35ppm, i kombinuar me një kapacitet letre prej deri në 1.000 fletësh dhe një ndërtim kompakt, e bën imageRUNNER 1435P perfekt për grupet e vogla të punës. Opsionet e mëdha të lidhjeve për punonjësit në lëvizje, përfshirë printimin nga memoria USB dhe pajisjet portative, i mbajnë punonjësit produktivë në lëvizje.

Kontrolloni kostot tuaja


Teknologjia e tonerit dhe rrotullës të veçantë të Canon pakësojnë mbetjet dhe japin printime kostot-efektive bardhë e zi për grupet e vogla të punës.
Daljet automatike në dy anë dhe printimi i sigurt si standard, pakësojnë mbetjet dhe kursejnë shpenzimet. Për flotat, është i mundur më shumë kontroll i shpenzimit me suportin e integruar për softuerin uniFLOW të Canon i cili i lejon organizatat të gjurmojnë, si edhe të tarifojnë punët specifike të printimit për individë, departamente, vende dhe projekte, dhe siguron raportime me bazë përdoruesi.

Menaxhoni pajisjet tuaja në mënyrë efikase


Falë kontrollorit të ri imageRUNNER, pajisja mund të menaxhohet në mënyrë të efektshme dhe në një mënyrë të ngjashme me gamën imageRUNNER ADVANCE. Aftësitë e shërbimit në distancë për menaxhimin automatik të tonerit, diagnostikimin dhe matësit heqin barrat administrative nga klientët.
Për flotat më të mëdha, imageRUNNER ADVANCE 1435 përfshin aftësi për konfigurimin në grup dhe përditësimin e firmuerit, për të siguruar menaxhim të thjeshtë dhe të qëndrueshëm.
Suporti vendas për standardet e industrisë si PCL dhe Genuine Adobe® PostScript 3™, lejon që pajisja të integrohet me mjediset IT pa ndërlikime.

Siguroni informacionet tuaja konfidenciale


Informacionet janë të mbrojtura përmes një game veçorish standarde, si printimi i sigurt vendas, si edhe suport për protokolle të sigurisë të rrjetit standarde për industrinë si IP Sec. Për flota dhe ndërmarrje më të mëdha, imageRUNNER 1435P ofron pajtueshmëri të integruar me zgjidhjen lider në industri të menaxhimit të daljeve të printimit - uniFLOW, e cila siguron My Print Anywhere, integrim të lexuesit të kartave dhe kontroll aksesi të centralizuar.

Ji i përgjegjshëm për mjedisin


Kjo pajisje e kualifikuar nga ENERGY STAR® përmbush kërkesat e standardeve mjedisore të tilla si Blue Angel dhe ofron një vlerë TEC* të ulët duke konsumuar 2W ose më pak në metodën e gjumit.
* Konsumi Tipik i Energjisë. Metodologjia e përcaktuar nga ENERGY STAR (www.eu-energystar.org)

Çmimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageRUNNER 1435P, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.