Canon imageRUNNER 1133

imageRUNNER 1133

Kjo pajisje kompakte me shumë funksione paraqet daljen e dokumentit nga të dyja anët si standard dhe Wi-Fi opsional. Kapacitetet e kursimit të kohës dhe parave sigurojnë që ju të përmbushni afatet kohorë dhe gjithashtu të kurseni para.

Përfitimet

  • Printim, kopjim dhe skanim
  • Shpejtësia e printimit deri në 33 fnm
  • Wi-Fi opsional
  • Ndërfaqe e përdoruesit me 5 linja
  • Printo nga dhe skano në USB*
  • Gati për rrjet, PCL dhe PS opsional
  • Efikas në energji
  • Kapaciteti i përfshirë uniFLOW dhe e-Maintenance

Veçoritë e detajuara

Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon imageRUNNER 1133

Rendimenti


Me një kohë të kopjes së parë prej 8 sekonda dhe një prodhim prej 33 fnm, imageRUNNER 1133 ka një rendiment kompakt. I krijuar për të përmirësuar rendimentin e bizneseve dhe grupeve të punës të vegjël, ai ka një sipërfaqe të vogël, kapacitet deri në 1.050 fletë dhe një skaner me platen. Një panel i ekranit me 5 linja është sidomos i lehtë për t'u përdorur, duke ju kursyer kohë.

Dokumentët mund të skanohen me ngjyrë përmes skanerit me platen. Pajtueshmëria me zgjedhjet uniFLOW të Canon lejon Printimin tim kudo, duke lejuar që printimet të grumbullohen në pajisjen më të përshtatshme në rrjet. Përveç kësaj, imageRUNNER1133 ofron lehtësinë e skanimit në - ose printimit nga - nga memoria USB. *

Kontrolli i kostos


Pajtueshmëria me programin kompjuterik uniFLOW të Canon siguron një transparencë më të madhe të kostove, duke lejuar që të ndiqni, si dhe të ngarkoni për punë të caktuara të printimit për individët, departamentet, vendet dhe projektet.

Pajtueshmëria me e-Maintenance të Canon mund të përmirësojë më tej kohën në punë përmes diagnostifikimit nga larg, lexime të automatizuara të matësit dhe mbikqyrje të pjesëve të konsumueshme, për të zvogëluar kohën administrative. Dhe me koston për klikim, paguani vetëm për atë që printoni, duke ju dhënë kontroll më të madh të kostove.

Siguria


Një tipar i sigurisë i integruar nënkupton se printimet “mbahen” derisa përdoruesi përkatës identifikon vetveten, duke përdoru një numër PIN. Kjo parandalon që dokumentët të bëhen stivë në sirtarët e daljes dhe të shihen nga sy të pa-autorizuar. Deri në 5 mund të vendosen në të njëjtën kohë. Përndryshe me zgjidhjen uniFLOW të Canon, kjo mund të kombinohet me sistemet e sigurisë me kartë, duke u lejuar përdoruesve mundësinë e përdorimit dhe printimit të sa më shumë punëve që dëshirojnë. Dhe pasi printohen, fshihen automatikisht për kontroll të plotë të dokumenteve.

Ndikim më i vogël mbi mjedisin


imageRUNNER1133 kualifikohet për ENERGY STAR® dhe ka një normë jashtëzakonisht të ulët të TEC (Konsumi Gjithsej i Energjisë) dhe konsumon aq pak sa një konsum prej 3 vat energji në modalitetin e fjetjes. Printimi nga të dyja anët mjaft produktiv ju kursen më shumë kosto dhe kohë, si dhe letër.

Integrimi


imageRUNNER 1133 të integrohet në mënyrë të përkryer në kuadrin tuaj ekzistues IT me ndihmën për PCL dhe PostScript opsional. Pajtueshmëria uniFLOW nënkupton se pajisja mund të vendoset lehtësisht pranë të gjitha pajisjeve imageRUNNER ADVANCE për vendosje efikase të flotës së përzierë. Pasi lidhet, iW Management Console (iWMC) ju lejon të administroni dhe mbikqyrni të gjithë flotën tuaj nga një pikë e vetme e kontrollit.

*E disponueshme vetëm për skedarët JPEG dhe TIFF

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon imageRUNNER 1133, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.