Rreth Canon Mobile Scanning MEAP Application

Canon Mobile Scanning MEAP Application (i quajtur nga këtu e tutje "ky produkt") është një aplikacion MEAP i cili mbështet të dhënat e skanuara nga një pajisje imageRUNNER ADVANCE në një terminal celular.
Mund t'i konfiguroni parametrat e skanimit nga një terminal celular duke e lidhur këtë produkt dhe aplikacionin "Canon PRINT Business" për terminalet celulare.

SHËNIM

Për ta përdorur produktin, ju duhet të instaloni Canon PRINT Business në terminalin tuaj celular që më përpara. Mund ta shkarkoni versionin më të fundit të Canon PRINT Business nga App Store.

Si ta instaloni këtë produkt

Ka dy mënyra, "Instalim automatik duke u lidhur me një server dërgimi (rekomandohet)" dhe "Instalim manual me SMS (Shërbimi i Menaxhimit të Sistemit)". Për të dyja metodat, ju duhen privilegje administratori për pajisjen multifunksionale.

Instalim automatik duke u lidhur me një server dërgimi (rekomandohet)



Formimi i numrit të aksesit të licencës nga ekrani i panelit me prekje të pajisjes multifunksionale të Remote UI lidh pajisjen multifunksionale me serverin e dërgimit me Internet dhe e instalon automatikisht këtë produkt.

Për hollësi rreth numrit të aksesit të licencës dhe mënyrës të instalimit, shikoni të mëposhtmet.

Instalimi i Canon Mobile Scanning MEAP Application (dërguar)

Instalim manual me SMS (Shërbimi i Menaxhimit të Sistemit)



Shkarkoni në një kompjuter skedat e të dhënave të këtij produkti nga faqja e internetit të Canon, pastaj instaloni skedat e pajisjes multifunksionale me SMS.

Për hollësi rreth shkarkimit të skedave dhe mënyrës të instalimit, shikoni të mëposhtmet.

Instalimi i Canon Mobile Scanning MEAP Application (manualisht)

Procedura e skanimit

Bëni veprimet e skanimit nga terminali celular pasi ta keni ndezur këtë produkt nga ekrani i panelit me prekje të pajisjes multifunksionale.
Mund të konfiguroni parametrat e skanimit dhe të merrni të dhënat e skanimit me aplikacionin e terminalit celular "Canon PRINT Business."
Për hollësi rreth procedurës të skanimit duke përdorur këtë produkt nga një pajisje imageRUNNER ADVANCE, shikoni të mëposhtmet.

Shikoni pjesën "Skanimi (Seria imageRUNNER ADVANCE)" - Paneli: "Si ta përdorni" në faqen Canon PRINT Business

SHËNIM

Nëse nuk mund ta përdorni këtë produkt, bëni veprimet e skanimit duke përdorur funksionin <Skano dhe Dërgo> të pajisjes multifunksionale. Në këtë rast, ju duhet të konfiguroni parametrat e skanimit në ekranin e panelit me prekje të pajisjes multifunksionale kur skanoni.

Instalimi i Canon Mobile Scanning MEAP Application (dërguar)

Mënyra si të instaloni Canon Mobile Scanning MEAP Application (i quajtur nga këtu e tutje si "ky produkt") duke hapur serverin e dërgimit nga një pajisje imageRUNNER ADVANCE përmes Internetit është shpjeguar më poshtë.

Mjedisi i kërkuar

Pajisje multifunksionale
Një pajisje e serisë imageRUNNER ADVANCE e cila mbështet aplikacionin Canon PRINT Business për terminalet celulare

Shikoni panelin "Printerët e mbështetur Gjithçka-Në-Një" në faqen Canon PRINT Business

SHËNIM

  • Serveri i dërgimit është në Internet. Para se ta instaloni, vendoseni pajisen multifunksionale në një gjendje ku mund të lidhet me një rrjet të jashtëm.

  • Pajisja multifunksionale mund të mos jetë në gjendje të hapë serverin e dërgimit për shkak të konfigurimeve të firewall. Nëse ndodh kjo, kontaktoni administratorin e rrjetit.

Numri i aksesit të licencës

Për të instaluar këtë produkt ju duhet një numër i aksesit të licencës.
Numri i aksesit të licencës përdoret në procedurën "Instalimi i këtij produkti" më poshtë.

Numri i aksesit të licencës

Instalimi i këtij produkti

Instalojeni këtë produkt në pajisjen multifunksionale që po përdorni.
Ka dy mënyra, "
Instalim nga ekrani i panelit me prekje" dhe "Instalim nga Remote UI".

SHËNIM

  • Për të instaluar këtë produkt, duhet të hyni në pajisjen multifunksionale si administrator.

  • Ekranet dhe procedurat operacionale mund të ndryshojnë në varësi të pajisjes multifunksionale që po përdorni.

Instalimi nga ekrani i panelit me prekje
Instalojeni këtë produkt duke përdorur ekranin e panelit me prekje të pajisjes multifunksionale.

  1. 1. Shtypni [] (Konfigurimet/Regjistrimi).

  2. 2. Shtypni [Log In].

  3. 3. Formoni të mëposhtmet.
    Shtypni [System Manager ID] → dhe formoni një ID departamenti.
    Shtypni [System PIN] → formoni një PIN.

  4. 4. Shtypni [OK].

  5. 5. Shtypni [Management Settings].

  6. 6. Shtypni [License/Other] → [Register/Update Software].

  7. 7. Shtypni [Install Applications/Options] → [License Access Number].

  8. 8. Formoni numrin e aksesit të licencës me katër shifra → shtypni [OK].
    Përsëriteni këtë hap katër herë për të vendosur një total prej 16 shifrash për numrin e aksesit të licencës.

  9. 9. Konfirmoni numrin e aksesit të licencës që formuat → shtypni [Start].

  10. 10. Zgjidhni "Canon Mobile Scanning MEAP Application" → shtypni [Install].

  11. 11. Konfirmoni rregullat e Kontratës të Licencës → shtypni [Accept].
    Fillon instalimi.
    Pasi të ketë mbaruar instalimi, klikoni [Start].
    Instalimi i këtij produkti ka përfunduar.

Konfirmimi i instalimit

Instalimi nga Remote UI

Instalojeni këtë produkt në një pajisje multifunksionale duke përdorur Remote UI nga një kompjuter.

  1. 1. Hapni një shfletues interneti në kompjuter → formoni URL-në e mëposhtme në shufrën e adresës.
    http://<adresa IP ose emri host i pajisjes >/

  2. 2. Formoni ID të Menaxherit të Sistemit dhe PIN të Sistemit → klikoni [Administrator Login].

  3. 3. Nga faqja e portalit të Remote UI, klikoni [Settings/Registration] → [License/Other] → [Register/Update Software].

  4. 4. Klikoni [Delivered Installation].

  5. 5. Formoni numrin e aksesit të licencës → klikoni [Next].


SHËNIM

Nëse formohet një numër aksesi licence i gabuar, shfaqet një faqe gabimi.

SHËNIM

Para se të instaloni këtë produkt, kontrolloni konfigurimet e rrjetit dhe konfigurimet e komunikimit të enkriptuar SSL të pajisjes multifunksionale, dhe vendoseni SMS në një gjendje të përdorshme. Për hollësi, shikoni manualet e dhëna me pajisjen multifunksionale.

Kompjuter

Një kompjuter i lidhur me pajisjen multifunksionale me anë të rrjetit

SHËNIM

SMS punon në Internet Explorer në Windows ose Safari në Mac OS. Për hollësi rreth shfletuesve të mbështetur, shikoni manualet e dhëna me pajisjen multifunksionale.

Shkarkimi i këtij produkti

Shkarkoni skedat e këtij produkti për instalim nga lidhja e mëposhtme.
Shkarkim i Canon Mobile Scanning MEAP Application

Dekompresoni skedën e shkarkuar e cila përfshin dy skedat e mëposhtme të nevojshme për instalimin. Këto skeda përdoren në procedurën e mëposhtme "Instalimi i këtij produkti".

  • Skeda e aplikacionit: CMS_MEAP_App_X_X_X.jar

  • Skeda e licencës: CMS_MEAP_App_X_X_X.lic

Instalimi i këtij produkti

Instalojeni këtë produkt në pajisjen multifunksionale që po përdorni.

SHËNIM

  • Për të instaluar këtë produkt, duhet të hyni si administrator i pajisjes multifunksionale.

  • Ekranet dhe procedurat operacionale mund të ndryshojnë në varësi të pajisjes multifunksionale që po përdorni.

Instalimi/hapja e këtij produkti

Vini në punë SMS (Shërbimi i Menaxhimit të Shërbimeve) nga një kompjuter për të instaluar këtë produkt në pajisjen multifunksionale. Pasi të ketë mbaruar instalimi, ju duhet të filloni ta përdorni këtë produkt.

  1. 1. Hapni një shfletues interneti në kompjuter → formoni URL-në e mëposhtme në shufrën e adresës.
    https://<adresa IP ose emri host i pajisjes >/8443/sms/

  2. 2. Formoni fjalëkalimin e SMS → klikoni [Login].

SHËNIM

Fjalëkalimi standard është "MeapSmsLogin" (kapitalet sensitive).

3. Klikoni [Install MEAP Application].



4.Klikoni [Browse].



5.Në kutinë dialoguese të shfaqur, zgjidhni skedat e mëposhtme → klikoni [OK].
Përdorni skedat e shkarkuara në procedurën "Shkarkimi i këtij produkti".
Vendosni skedën e aplikacionit dhe skedën e licencës veçmas.

Skeda e aplikacionit: CMS_MEAP_App_X_X_X.jar
Skeda e licencës: CMS_MEAP_App_X_X_X.lic

6.Klikoni [Install].



Pasi të shfaqet mesazhi "Duke instaluar... Ju lutem prisni.", shfaqet një mesazh konfirmimi.

7. Klikoni [Yes].



8.Konfirmoni rregullat e Kontratës të Licencës → klikoni [I Accept].



Pasi të shfaqet përsëri mesazhi "Duke instaluar... Ju lutem prisni.", fillon instalimi.
Kur të mbarojë instalimi, shfaqet ekrani i përfundimit të instalimit.

9. Klikoni [To MEAP Application Management].



10.Klikoni [Start] për "Canon Mobile Scanning MEAP Application".



Aplikacioni MEAP hapet dhe vendoset në një gjendje ku mund të përdoret.

Konfirmimi i instalimit
Konfirmoni që produkti është instaluar dhe hapur mirë.

  1. 1. Shtypni [Show All] në ekranin e Menusë të ekranit të panelit me prekje.

  2. 2. Kontrolloni që të shfaqet ikona [Canon Mobile Scanning].



    Nëse ikona "Canon Mobile Scanning" nuk shfaqet, lëvizni në ekran.