Si ta përditësoni firmuerin tuaj


Mund të duhet të përditësoni firmuerin e printerit për të printuar nga terminalet celulare të verifikuara nga Mopria.
Ka dy metoda për të përditësuar firmuerin për serinë MF6100, MF8200C dhe MF8500.

Përditësimi nga printeri >
Përditësimi nga kompjuteri >

Opsion 1: Përditësoni nga printeri përmes internetit

Shkarkoni firmuerin në printerin që po përdorni përmes internetit pa përdorur një PC (Windows/Mac), dhe pastaj përditësoni firmuerin. (Printeri duhet të jetë i lidhur me internetin.)

1.    Nga menyja në panelin e operimit, zgjidhni [System Management Settings] → shtypni [OK].



2.    Zgjidhni [Update Firmware] → shtypni [OK].



3.    Zgjidhni [Via Internet] → shtypni [OK].



4.    Përditësoni firmuerin sipas udhëzimeve në ekran.
Përditësimi i firmuerit ka përfunduar.
Hapni Canon Mobile Scanning for Business dhe përdorni printerin firmueri i të cilit është përditësuar .

Për të shkarkuar, duhet të futni numrin serial të printerit.

Shënim:

  • Numri serial është numri me tetë shifra në etiketën në pjesën e pasme të printerit.
  • Nëse nuk mund ta gjeni dot numrin serial, shikoni manualet të dhëna me printerin. Mund të gjeni temat përkatëse duke kërkuar "numri serial."

2. Kalojeni printerin në metodën e shkarkimit

A) Nga menyja në panelin e operimit, zgjidhni [System Management Settings] → shtypni [OK].



B) Zgjidhni [Update Firmware] → shtypni [OK].



C) Zgjidhni [Via PC] → shtypni [OK].



D) Në mesazhin "Update firmware?", shtypni [Yes].

Punimi vazhdon në metodën e shkarkimit.

Për lidhjet LAN:


Për lidhjet USB:


Nëse jeni të lidhur me LAN, shkruani adresën IP që tregohet në panel. Do të duhet ta futni atë kur do të kryhet operacioni tjetër nga PC (Window/Mac).

3. Hapni mjetin e suportit të përdoruesit dhe përditësoni firmuerin

A) Dekompresoni dosjen e shkarkuar të firmuerit në PC (Windows/Mac).

B) Klikoni dy herë dosjen User Support Tool në folderin e dekompresuar


User Support Tool hapet.

C) Përditësoni firmuerin sipas udhëzimeve në ekran.


Shënim:

  • Për më shumë informacione për procedurën e punimit, shikoni "User Support Tool Operation Guide" në folderin e kompresuar.



  • Nëse printeri që po përdorni është i lidhur me LAN, do të duhet të futni një adresë IP [IP Address] gjatë punimit të User Support Tool. Futni adresën IP, e cila tregohet në hapin 4 të "Kalimi i printerit në Gjendjen e Shkarkimit."

4.    Ristartoni printerin
Pasi ka mbaruar shkrimi i firmuerit nga User Support Tool, shtypni butonin [Stop] në panelin e kontrollit të printerit.
Printeri ristartohet.
Përditësimi i firmuerit ka mbaruar.
Hapni Canon Mobile Scanning for Business dhe përdorni printerin, firmueri i të cilit është përditësuar.

Hapat e Ardhshëm