nama-hero1

Zinxhiri i supermarketeve Nama në Slloveni përmirëson sigurinë me kamerat e rrjetit të Canon

Zgjidhja e kamerave të rrjetit të Canon për kompaninë Nama ka qenë mjaft efektive dhe ka sjellë një rritje të aftësive për zbulimin e vjedhjeve. Përmirësimi i përgjithshëm në cilësinë e imazhit të sistemit ka qenë një përmirësim veçanërisht i mirëpritur që ka lidhje të drejtpërdrejtë me rritjen e numrit të zbulimeve të shkeljeve si dhe të raportimeve te policia lokale për këto incidente.

Menaxhimi i sistemit të ri është po ashtu i thjeshtë dhe i lehtë për përdoruesin, duke e lejuar ekipin e parandalimit të humbjeve të harxhojë më shumë kohë me monitorimin dhe zbulimin e vjedhjeve se sa me kërkimin nëpër regjistrime të cilësi të ulët. Menaxhimi i sistemit mund t'u mësohet punonjësve të rinj për vetëm dy orë. Për më tepër, kontrata e mirëmbajtjes me kompaninë e integrimit të sistemit garanton një reagim të menjëhershëm në rast të problemeve teknike, duke siguruar që çdo ndërprerje e punës së sistemit të ketë efekte minimale tek aktivitetet.

nama-image1

"Ne mund të shtojmë me lehtësi kamera të tjera kur janë të nevojshme si dhe të zëvendësojmë modelet më të vjetra. Ky është një investim afatgjatë. Ne jemi të kënaqur që vazhdojmë të punojmë me Canon dhe mund ta prezantojmë këtë zgjidhje edhe në dyqanet e tjera në të ardhmen."

Branka Jerala, Drejtore e Marketingut