Canon mbështet Replay Studio në kërkimin e vazhdueshëm të përsosmërisë

Replay-logo

“Ne jemi në një pozicion të përsosur për të siguruar më shumë biznes në tregjet tona kryesore. Në treg ka vërtet një kalim nga ofseti te teknologjitë dixhitale dhe ne jemi në valën e parë të këtij revolucioni. Ne jemi të pajisur me një fluks pune superior në prodhim dhe me një partner superior si Canon për të përfituar nga kjo mundësi biznesi.”

Andy Halasz, Administratori

Rezultatet

Kostot e prodhimit të printimeve me ngjyra të ulura me 50%

Kostot e prodhimit të printimeve me ngjyra të ulura me 50%

Koha e prodhimit e ulur me 50%

Koha e prodhimit e ulur me 50%

Rritja e parashikuar e biznesit me 10%

Rritja e parashikuar e biznesit me 10%

Replay-objective

Objektiv

Forcimi i pozicionit në tregjet aktuale të printimit komercial dhe grafikës së prezantimeve.

Sfidat

• Konsolidimi i linjës së prodhimit dhe përmirësimi i kostove

• Identifikimi i teknologjisë së duhur dhe partneriteti për përmirësimin e produktivitetit, shpejtësisë dhe cilësisë

• Plotësimi i kërkesave në rritje të klientëve për printime dixhitale

Metoda

Kontakti me Canon si një partner afatgjatë për teknologjinë e duhur për të përmbushur objektivat dhe për të kapërcyer sfidat

• Investimi në modelin e fundit të Océ Arizona për zëvendësimin e modeleve ekzistuese Arizona

• Bashkëpunimi me specialistin e menaxhimit të ngjyrave nga Canon për zbatimin e një fluksi pune të unifikuar për menaxhimin e ngjyrave në të gjithë linjën e prodhimit dixhital

Replay-spare