ABC- Hero1

Fluksi i ri i punës së printimit dixhital përmirëson produktivitein dhe rritjen e fitimeve për ABC Imaging UK

Me kontrollin e shpenzimeve operative në prodhim, ABC Imaging UK mund të shpresojë për një rritje të vazhdueshme të fitimeve. Përveç kësaj, investimet në fluksin e punës kanë krijuar kapacitete më të mëdha duke e lejuar kompaninë të ofrojë më shumë shërbime për klientët e saj. Këto përfshijnë prodhimin e paketave të dokumenteve me cilësi të lartë për tenderë kontraktualë, bashkë me mjaft produkte dhe përdorime të reja.

Me përdorimin e printerëve Océ dhe softuerëve të Canon, ABC Imaging UK është edhe më pranë realizimit të misionit të saj "T'i bëjmë përshtypje klientit tonë, çdo herë". “Duke parë përpara, unë shikoj se biznesi i kompanisë ABC do të jetë shumë i suksesshëm në të ardhmen", - thotë me entuziazëm Hawkins. “Është e mrekullueshme të punosh me një furnizues që ofron jo vetëm një gamë të plotë produktesh, por edhe menaxhim efektiv dhe të vazhdueshëm të llogarisë, si dhe mbështetje për zhvillimin e biznesit. Falë fluksit të punës së Océ PRISMA dhe teknologjisë imagePRESS të Canon, ne kemi përmirësuar aktivitetet dhe fitimet tona si rezultat i një prodhimi 50% më të lartë dhe kosto 30% më të ulëta”.

ABC-image1
ABC-image2-595x380.jpg

"Me marrjen e presave Canon imagePRESS C7010VPS ne kemi zvogëluar ndjeshëm vëllimin e nënkontraktimeve për palët e treta. E gjithë puna që kryejmë tani bëhet në presat tona dhe klientëve tanë u pëlqen kjo cilësi."

Ray Hawkins, Drejtori Ekzekutiv