Online Reprographics bashkëpunon me Canon për të krijuar një të ardhme plot ngjyra

online-repro-logo

Historia e Online Reprographics deri tani mund të përshkruhet me dy fjalë: largpamësi dhe kurajo. Pas ndarjes nga një kompani e madhe e reprografikës në vitin 2004, sipërmarrja e re ambicioze britanike kërkonte të bëhej një biznes i rëndësishëm në tregjet e arkitekturës, dizajnit dhe ndërtimit.

Themeluesi i saj John Foy dhe partnerët e tij, duke punuar këtë industri për gjithë jetën e tyre profesionale, kishin besimin se kjo ishte një ëndërr e realizueshme. Me dy qendra në Londër, kompania Online Reprographics është mbështetur tek eksperienca e saj për të ndërtuar një portofol klientësh besnikë në nivel ndërkombëtar. Ajo ka krijuar një reputacion të mirë për një shërbim të shpejtë dhe efikas që mbështetet në teknologjinë dixhitale dhe që plotësohet nga njohja intuitive e nevojave të klientëve të saj.

Rezultatet

Përmirësimi i çmimeve për klientët në aktivitetet me ngjyra - ulje me 25% për tarifat e mëparshme

Përmirësimi i çmimeve për klientët në aktivitetet me ngjyra - ulje me 25% për tarifat e mëparshme

Koha e realizimit u zvogëlua nga disa ditë në minimumi 1,5 orë

Koha e realizimit u zvogëlua nga disa ditë në minimumi 1,5 orë

Kostot e prodhimit të printimeve me ngjyra të ulura me 75%

Kostot e prodhimit të printimeve me ngjyra të ulura me 75%

50% e klientëve tani përdorin ngjyrat (nga 20% në vitin 2012)

50% e klientëve tani përdorin ngjyrat (nga 20% në vitin 2012)

online-repro-objective

Objektiv

Rritja e shpejtësisë, produktivitetit dhe larmisë në tregun e printimeve me ngjyra të formatit CAD.

Sfidat

Mungesa e kapacitetit të prodhimit për rritjen e vëllimeve

• Kalimi te aktivitetet me ngjyra të formatit CAD për klientët

• Identifikimi i teknologjisë së duhur dhe partneriteti për zbatimin, përmirësimin dhe promovimin e shërbimeve me ngjyra në një kohë të shpejtë dhe me vëllime të mëdha

Metoda

Bashkëpunimi me Canon për të identifikuar zgjidhjen e duhur për të rritur kapacitetin dhe shpejtësinë në tregun e printimeve me ngjyra me vëllime të mëdha

• Zhvillimi i një plani të ri biznesi për t'iu drejtuar tregut të printimeve me ngjyrave me mbështetjen e Canon

• Pjesëmarrja në një demonstrim të personalizuar për teknologjinë e re me pajisjen me palosje në qendrën e kërkimit dhe zhvillimit të Canon në Holandë

• Promovimi i shërbimeve me ngjyra dhe periudhave të reja për realizime të shpejta për klientët

online-repro-spare