Colchester Institute riinveston paratë e kursyera nga Shërbimet e printimeve të menaxhuara të Canon te të mësuarit dhe mësimdhënia

Një nga kolegjet më të mëdha të edukimit profesional në Anglinë Lindore në Mbretërinë e Bashkuar, Colchester Institute ofron kurse për edukimin profesional dhe universitar për më shumë se 12 000 studentë në dhjetë pika të ndryshme. Në përpjekje për të ulur shpenzimet e tij operative, kolegji identifikoi infrastrukturën e tij të pamenaxhuar të printimeve që sigurohej nga furnizues të ndryshëm dhe që nuk kishte ndonjë politikë ose sistem administrimi të printimit, apo një objektiv të qartë për studime më të kujdesshme dhe mundësi kursimi. Pas kryerjes së një auditi të mjedisit të printimit në kolegj, Canon bashkëpunoi ngushtë me Colchester Institute për të propozuar një zgjidhje të Shërbimeve të menaxhuara të printimit (MPS) që jo vetëm që ka ulur përdorimin e letrës dhe kohën e realizimit të administrimit, por ka përmirësuar po ashtu eksperiencën e përdorimit për studentët si dhe për përdoruesit e tjerë. Për më tepër, kolegji siguroi kursime me vlerë 100 000 £ në tetëmbëdhjetë muajt e parë pas zbatimit të kësaj zgjidhjeje, të cilat po investohen përsëri në mësimdhënie dhe të mësuarit në fusha të tjera të kolegjit.

colchester-image1

"Na pëlqeu vërtet metoda e Shërbimeve të menaxhuara të printimit që na rekomandoi Canon, si dhe profesionalizmi i ekipit të projektit i propozuar nga Canon dhe mënyra mjaft e ngushtë si planifikonin të bashkëpunonin me ekipin tonë të projektit."

Gary Horne, Zv.drejtori, Financa dhe operacionet