Sanders Group tërheq një kategori të re klientësh me printerët UV me shtrat të sheshtë të Canon

Ajo që filloi si një kompani që merrej vetëm me importin dhe shitjet e pllakave mbështetëse magnetike në vitin 1985 - duke i shitur kompanive të printimit, projektuesve dhe kompanive të reklamimit - shumë shpejt u shndërrua në një aktor kryesor global në prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve elastike magnetike për dyqanet e mëdhenj të rishitjes dhe tregun e reklamave të mëdha të printimit.

Marrja e drejtimit në vitin 1998 nga Marco de Wert, tani drejtor i përgjithshëm, bashkë me një transformim rrënjësor të modelit të biznesit në vitin 2009 dhe prezantimin e teknologjisë së re të printerit UV me shtrat të sheshtë nga Canon, e çoi shumë shpejt Sanders Group në një drejtim tërësisht të ri - duke siguruar mundësi për të ardhmen e kompanisë, duke hapur mundësi të ndryshme për tërheqjen e punëve me një marzh të lartë fitimi dhe duke ndryshuar plotësisht procesin e prodhimit të produkteve magnetike të printuara.

Sanders-image1
Sanders-image2

"Printerët Océ Arizona e kanë ndryshuar kompaninë time. Gjatë krizës financiare, shumë kompani të tjera ranë, por këto pajisje më lejuan të bëja më shumë para me një prodhim më të ulët. Në fakt prodhimi ra, por marzhi im u rrit pasi i shndërrova materialet me të cilat punoja në diçka me një vlerë më të madhe. Kisha mundësinë të plotësoja kërkesën në treg për afate të shkurtra prodhimi, për përdorime të personalizuara dhe zgjidhje krijuese."

Marco de Wert, Drejtori i Përgjithshëm