Automatizimi hap rrugën për rritjen e biznesit dhe përmirësimin e efikasitetit të brendshëm

Zbulimi i mënyrave për t'u bërë më efikas si biznes në të njëjtën kohë me rritjen e larmisë së portofolit të shërbimeve sipas kërkesave të klientëve kërkon një gjykim novator dhe një frymë bashkëpunimi - dy gjëra që kanë formuar vlerat bazë të KnowledgePoint që nga lindja e saj në vitin 1997. Me rritjen e konsiderueshme të vëllimeve të printimeve dhe zgjerimin në fusha të reja që afroi edhe më shumë klientë të rinj - si dhe punët e shtuara nga klientët ekzistues - KnowledgePoint vlerësoi se, për të ruajtur të njëjtën shpejtësi të kohës së prodhimit për të cilën njihet marka e saj, ajo duhej të studionte me kujdes efikasitetin e brendshëm dhe të siguronte biznesin për të ardhmen me teknologji të fundit për një rritje edhe më të madhe të parashikuar.

KP-image1
KP-image2

“Metoda e Canon për të na ndihmuar të përballemi me sfidat e biznesit pasqyron edhe metodologjinë ynë dhe kjo vlerësohet gjithmonë. Është pikërisht kjo marrëdhënie që do të jetë kryesore për çdo investim që bëjmë në të ardhmen. Ne kemi bashkëpunuar me kënaqësi me Canon deri më sot dhe do të vazhdojmë sigurisht të punojmë me ta në të ardhmen.”

Andre Philpot, Drejtori i Operacioneve, KnowledgePoint