SHËRBIME TË MENAXHUARA PRINTIMI

Qasja jonë ndaj MPS

Çdo organizatë është ndryshe. Ndaj dhe ne, si pjesë e shërbimeve të menaxhuara të printimit të Canon, shpenzojë kohë për t'u njohur me kërkesat tuaja të biznesit dhe të teknologjisë së informacionit për të krijuar një shërbim të përshtatur drejtpërdrejt për nevojat tuaja.
KËRKONI INFORMACION
alt text

Përmbledhje për qasjen MPS

Me shërbimet e menaxhuara të printimit të Canon (MPS), ne përdorim ekspertizën e sektorit tonë për t'u siguruar që të përfitoni nga rritja e sigurisë, proceset më të shpejta të printimit, cikle më efikase pune, qëndrueshmëri dhe shpenzime më të ulëta në kohën më të shkurtër të mundshme, duke kombinuar metodologjitë ITIL® dhe PRINCE2® në çdo stad të rrugëtimit.
alt text
Canon Camera

Zbuloni

Ne fillojmë me një ekzaminim të kujdesshëm të situatës suaj aktuale dhe hartojmë një pamje të plotë mbi sigurinë, qëndrueshmërinë dhe mungesa të ndryshme efikasiteti në ciklet e dokumenteve dhe të informacionit në organizatën tuaj.

Në vijim ne mund të fillojmë të piketojmë zonat me firo dhe shqetësime të panevojshme në proceset tuaja të printim-regjistrimit që mund të përmirësohen.

Dizajni

Bazuar në gjetjet e theksuara në stadin e zbulimit ne në vijim projektojmë një zgjidhje që ju ndihmon të përmirësoni efikasitetin dhe të avanconi strategjinë tuaj të transformimit digjital – duke ju lënë të lirë të përqendroheni në biznesin tuaj bazë.

Gjatë këtij procesi ne projektojmë një procedurë optimizimi për organizatën tuaj, të mbështetura nga arkitektura e ngritur mbi zgjidhjet dhe shërbimet e teknologjisë së fundit të resë kompjuterike, të sigurta dhe të qëndrueshme.

A group of professionals in a meeting
Work professionals discussing Fujitsu Managed Print Service Case Study

Transferimi dhe zbatimi

Pas projektimit të një zgjidhjeje me porosi ne përdorim përvojën tonë të gjatë në menaxhimin e projekteve për të mbikëqyrur implementimin e saj dhe prezantimin në organizatën tuaj.

Duke u mbështetur në ekspertizën tonë në menaxhimin e ndryshimeve, ne punojmë me ekipet tuaja të komunikimit për të dorëzuar një proces të shtruar ndryshimi dhe për adoptim të thjeshtë rezistent nga përdoruesit.

Mbështetja dhe menaxhimi

Në thelb të ofertës sonë MPS është shërbimi i menaxhimit të flotës, përmes të cilit ne matim rezultatet e printimit dhe të skanimit përkundër treguesve themelorë të rendimentit të rënë dakord, duke ofruar mirëmbajtje dhe mbështetje për të garantuar disponibilitet të lartë dhe për të ruajtur marrëveshjet e shërbimit që kemi lidhur. Së bashku me këtë ne ofrojmë mbështetje efikase për klientin, mbështetje informatike dhe shërbime të tjera digjitale për të ndihmuar që gjithçka të punojë më së miri.

Me ngritjen e proceseve të punës ne do të vazhdojmë ta menaxhojmë afatgjatë zgjidhjen tuaj për t'u siguruar që gjithçka punon siç dihet dhe që të vazhdojë të përmbushë nevojat tuaj tani dhe në të ardhmen.

people shaking hands
Canon Camera

Rishikimi

Shërbimet e menaxhuara të printimit të Canon përfshijnë komente të rregullta për t'u siguruar që të përfitoni të gjitha të mirat e zgjidhjes dhe që të mbetet e optimizuar me kalimin e kohës për t'u përballuar me nevojat në zhvillim të organizatës suaj, jo vetëm për sa i përket performancës, por edhe objektivave të rëndësishme paralele, si p.sh. siguria dhe qëndrueshmëria.

Ne përcaktojmë veprim të qartë të kontratës që të mund të gjurmoni me lehtësi se kur, si dhe me kë do ta shqyrtojmë statusin e kontratës suaj MPS. Dhe më e rëndësishmja, si pjesë e këtij procesi shqyrtimi ne do të vëmë në dukje fushat e mundshme të zhvillimit të biznesit tuaj, për shembull shanset e mundësuara nga kalimi drejt transformimit digjital, punës hibride dhe teknologjive të resë kompjuterike dhe portative, për t'ju ndihmuar në zhvillimin tuaj afatgjatë.

STUDIMI I RASTIT

"Me zgjidhjen Canon MPS ne kemi parë një kursim prej afro 35% në kostot tona gjithsej të printimit"

Jon Burnby
Drejtor i Shërbimeve IT për Evropën, Fujitsu
Canon Camera

SHËRBIMET

Shërbimet e menaxhuara të printimit

Krijoni një infrastrukturë të optimizuar, të sigurt dhe të qëndrueshme të pajisjeve me shërbimet dhe zgjidhjet e printimit të menaxhuar nga Canon, të ofruara në mënyrën që ju përshtatet: përmes resë kompjuterike, në vend ose në mjedise hibride.

SHËRBIMET

Shërbimet e transformimit digjital

Nxisni transformimin digjital duke kombinuar shërbimet tona të printimit të menaxhuar në shkallë ndërmarrjeje dhe zgjidhjet e bashkëpunimit në ambientin e punës në një paketë të vetme.

an image representing digital transformation
Workspace Collaboration Solutions

ZGJIDHJE

Zgjidhjet e bashkëpunimit të ambientit të punës

Transformoni mënyrën e të bërit biznes me regjistrimin e avancuar, automatizimin e cikleve të punës me dokumente dhe zgjidhjet e lidhjes në retë kompjuterike që punojnë së bashku për të mbajtur informacionin të sigurt në organizatën tuaj.

Produkte/zgjidhje të ngjashme

Eksploroni më shumë zgjidhje të Canon që plotësojnë shërbimet tona të printimit të menaxhuar

Eksploroni më tej

Lexoni më shumë rreth asaj se si zgjidhjet dhe shërbimet e Canon mund t'ju ndihmojnë të përshtateni me realitetin e ri hibrid të punës.

  • Përgatitja për të papriturat

    Ideja e punës "normale" është transformuar tërësisht dhe vazhdon të ndryshojë. Ja ku të investoni për të ruajtur zhdërvjelltësinë.

  • Mundësimi i ambientit të ri të punës

    Lexoni se si reja kompjuterike do të bëhet thelbësore për t'u siguruar ekipeve bashkëpunim në ambientin e ndryshueshëm hibrid të punës

  • Adaptim drejt ambientit të ardhshëm të punës në renë kompjuterike

    Lëvizni në ambientin e ardhshëm të punës duke shfrytëzuar teknologjinë e resë kompjuterike për të mbështetur bashkëpunimin efikas dhe të sigurt.

  • Çfarë të presim në ambientin e ardhshëm të punës

    Zbuloni tendencat që ndikojnë në ambientin e ardhshëm të punës dhe merrni këshilla se si mund të përgatiteni.

  • JU DUHET NDIHMË?

    Dëshironi të dini më shumë rreth këtij produkti?