Canon FlatSpread FS-500

FlatSpread FS-500

FlatSpread FS-500 mundëson prodhimin e librave të fotografive të hollë me faqe të gjera duke kapur kapëse filmi të tejdukshëm direkt në printimet dy anëshe të fotografive nga DreamLabo 5000.

Përfitimet

  • Prodhoni libra fotografish me cilësi premium me hapje faqesh të gjera dhe plotësisht të dukshme
  • Libra fotografish me formë të hollë me numër të lartë faqesh duke i lidhur fotografitë në dy anë
  • Arrini produktivitet të lartë me shpejtësinë e përpunimit të fotografive A4 në rreth 14 sekonda / fletë
  • Kapni me lehtësi shumë fletë fotografish me furnizuesin automatik me kapacitet 100 fletë
  • Kontrolloni sheshimin e librit me gjerësinë e rregullueshme manualisht të kapëses film

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon FlatSpread FS-500

Libra fotografish të hollë


Përpunuesi i kapëses film FlatSpread FS-500 është bërë për të kapur kapëse filmi të tejdukshëm direkt në printimet dy anëshe të prodhuara nga printeri DreamLabo 5000. Lidhja e faqeve në dy anë me kapëse filmi lejon të prodhohen libra fotografish me faqe të gjera me strukturë të hollë edhe me numër të madh faqesh.

Cilësi premium


Falë kapëseve të filmit të tejdukshëm, librat e fotografive kanë faqe të gjera dhe krejtësisht të dukshme kur janë hapur. Librat e fotografive janë shumë të vlerësuar në tregun e librave premium të fotografive, duke lejuar një hapje panoramike me një imazh me pamje panoramike në dy faqe.

Efikasitet


FlatSpread FS-500 eliminon nevojën për fletë ekskluzive, të para-lidhura ose printime montazhi mbi bordet e pasme, duke pakësuar kostot e materialit dhe punës dhe ofron mundësi më të përballueshme. Fotografitë dy anëshe të lidhura me kapëse filmi të tejdukshëm janë gati për prodhimin e fotove të librave në makinerinë e lidhjes.

Prodhimtari e lartë


FS-500 mudn të përpunojë një fletë me masë A4 në rreth 14 sekonda Ka furnizues automatik 100 fletësh të integruar për kapje të lehtë dhe rregullim manual të kapëses të filmit brenda pozicionit 0.5mm deri në 2mm për të kontrolluar sheshimin e librit. Mbi 20 masa letrash janë mbështetur duke mbuluar masa të mëdha libri midis 127x152mm dhe 305x457mm.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon FlatSpread FS-500, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

Hapat e ardhshëm