Canon VB-M740E

VB-M740E

Mbuloni çdo kënd në ambientet e jashtme

VB-M740E

Përfitimet

  • Një kamerë cilindrike për çdo përdorim për imazhe me cilësi të lartë si ditën dhe natën
  • Rendiment i mrekullueshëm në ndriçim të dobët dhe mbulim ultra i gjerë
  • E gatshme për ambiente të jashtme me mbrojtje shtesë mjedisore
  • Përmirësimi i menaxhimit të gjerësisë së brezit dhe i kontrollit të shpejtësisë së bitëve
  • Montim i lehtë me konfigurim në largësi dhe lidhje të thjeshta të kabllove

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon VB-M740E

Një kamerë cilindrike për çdo përdorim që siguron imazhe me cilësi të lartë si ditën dhe natën


Mbrojeni objektin tuaj me imazhe të detajuara me cilësi të lartë, si ditën dhe natën, falë një sensori CMOS me ndjeshmëri të lartë 1,3 MP dhe ndërrimit të vërtetë të ditës dhe natës. Kamera VB-M740E përfshin gjithashtu Kompensimin e mjegullimit për përmirësimin e imazhit, i cili e rregullon automatikisht kontrastin e imazhit për ta bërë më të qartë shikimin në mjedise me mjegull, tym ose smog.

Rendiment i mrekullueshëm në ndriçim të dobët dhe mbulim ultra i gjerë


Lentja Super-UD me hapje të gjerë të diafragmës f/1,2-1,8 me zmadhim optik 2,4 x siguron imazhe të qarta dhe të ndritshme edhe në mjedise me ndriçim të dobët, ndërsa këndi i shikimit ultra i gjerë 113,4° horizontal është ideal për monitorimin e zonave të gjera. Lentja me korrigjim me rreze infra të kuqe siguron imazhe jo vetëm shumë të qarta si ditën dhe natën, por përmirëson gjithashtu rendimentin në ndriçim të dobët. Ndriçimi minimal i subjektit është 0,02 lux (me ngjyra) deri në 0,001 lux (mono).

Montim i lehtë me konfigurim në largësi dhe lidhje të thjeshta të kabllove


Kamera VB-M740E përfshin një lidhje të thjeshtë me tela dhe fishë dhe mbështetje për sistemin PTRZ, që ndihmon në uljen e kohës dhe të kostove të montimit, duke i lejuar montuesit ta konfigurojnë në largësi zmadhimin dhe fokusin e kamerës me një kompjuter. Operatorët mund të identifikojnë po ashtu me lehtësi situatat alarmuese falë një gamë të funksioneve inteligjente të integruara të zbulimit, të një niveli të lartë, të cilat mund të aktivizojnë automatikisht regjistrimin. Këto përfshijnë funksionin shtesë të Zbulimit të shkelësve, i cili identifikon objektet në lëvizje që hyjnë në një zonë të specifikuar.

E gatshme për ambiente të jashtme me mbrojtje shtesë mjedisore


Kamera VB-M740E është plotësisht e gatshme për mjedise të jashtme me një mbrojtje të zgjeruar ndaj kushteve të motit dhe të mjedisit. Konstrukti i saj i fortë dhe modeli i saj novator bëjnë që ajo të jetë po ashtu në përputhje me standardet NEMA250 Type4X dhe IEC 60950-1/22, duke e bërë atë ideale për përdorim në një gamë të gjerë kushtesh të vështira, duke përfshirë zonat bregdetare nën efektin dëmtues të kripës ose qendrat e përpunimit industrial me emetime gërryese.

Përmirësimi i menaxhimit të gjerësisë së brezit dhe i kontrollit të shpejtësisë së bitëve


Shijoni menaxhimin e përmirësuar dhe gjerësisë së brezit të rrjetit dhe kontrollin më të lartë të shpejtësisë së bitëve falë kodimit të optimizuar H.264 dhe teknologjisë ADSR (Zvogëlimi i madhësisë së të dhënave specifike të zonës). Teknologjia ADSR i lejon operatorët të përcaktojnë lirisht zonat e skenës ku kërkohet marrja e imazhit me cilësinë më të lartë.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon VB-M740E, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

DIGIC NET II

Përpunimi efikas i rrjetit

Digic DV III

Menaxhon cilësinë e imazhit dhe kontrollin

1.3 Mega Pixel

Imazhe me cilësi të lartë

Auto DayNight

Filtri i lëvizshëm IR

Intelligent Function

Analiza e përmbajtjes së videos

Intrusion Detection

Mbrojtja e zonës

Power over Ethernet

Energji nëpërmjet Ethernet

ADSR

Kontrolli i shtuar i gjerësisë së brezit

SD Card

Regjistrimi në anë

CCMT

Menaxhimi i shumë kamerave

  • Njësia kryesore VB-M740E
  • Disku CD-ROM i konfigurimit
  • Teli i sigurisë dhe vidha fiksuese
  • Pllaka e tavanit dhe vidhat fiksuese
  • Çelësi
  • Modeli
  • Kablloja elektrike e ndërfaqes
  • Kablloja e ndërfaqes I/O
  • Manuali i instalimit
  • Fleta e garancisë
  • Broshura e fletës së garancisë
  • Paketim

Llogaritësi i këndit të shikimit (OAV)

Llogaritësi i hapësirës së kërkuar të diskut (RDS)

Simulatori i strukturës së kamerës (CLS)