Canon VB-M42

VB-M42

Kamera e sigurisë IP VB-M42 1.3 MP PTZ kombinon një zmadhim të fuqishëm, aftësi të shkëlqyera në dritë të dobët dhe auto fokus të shpejtë. Opsione fleksibël të instalimit për përdorimin në mjedis të brendshëm dhe të jashtëm.

VB-H43

Përfitimet

  • Kapni imazhe të qarta, të detajuara në rezolucion 1.3 MP deri në 30fps
  • Rritni fleksibilitetin e monitorimit me Panoramimin, Animin dhe Zmadhimin
  • Provoni zmadhimin optik 20x nga një lente kompakte
  • Performancë superiore në dritë të dobët dhe Auto sSC
  • Montim elastik dhe regjistrim me rrjedhë dyshe H.264

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon VB-M42

Cilësi e shkëlqyer e imazhit dhe optikat më të mira në kategori


Mbroni dhe mbikëqyrni vendin tuaj me rezolucion 1.3 MP me cilësi të shkëlqyer të imazhit, duke përdorur përpunuesin e imazhit Canon DIGIC DV III. VB-M42 është e pajisur me lente të fuqishme zmadhimi optik 20x dhe 12x zmadhim dixhital duke arritur në total prej 240x. Lentja ofron fushëpamje të gjerë 60.4° (në fundin e gjerë) dhe autofokus të shpejtë. Panoramoni, anoni dhe zmadhoni në distancë për të provuar rezolucion 1.3 MP të videos me performancë të shkëlqyer në dritë të dobët.

Rendiment i fuqishëm i videos


DIGIC NET II i Canon është e pajisur me një kodues H.264, i cili krijon video si me cilësi të lartë, ashtu edhe me ngjeshje të lartë. Ndërkohë, kontrolli i përparuar i zvogëlimit të zhurmës (NR) dhe riprodhimi i ngjyrës ju japin ngjyrë të dukshme edhe në kushte të dritës së paktë. Kontrolli i Mençur Automatik i Hijes (Auto-SSC) përmirëson shikueshmërinë e objekteve pranë në skena të ndritshme me dritë nga pas. Aftësi udhëheqëse të kategorisë në dritë të paktë dhe përdorimi i Vërtetë Ditë/Natë siguron rezultate të shkëlqyeshme në një sferë mjedisesh.

I përqëndruar në inteligjencë dhe siguri


Funksionet Inteligjente ndihmojnë përdoruesit në indentifikimin e gjendjeve alarmante, duke analizuar dallimet ndërmjet zonave të ndryshme. Eshtë e mundur të përdorni deri në15 funksione në paralel me një kamera. Një mundësi zgjedhjesh prej gjashtë Funksionesh Inteligjente përfshin Zbulimin e Objektit në Lëvizje, Zbulim i Objektit të Braktisur, Zbulim i Objektit të Hequr, Zbulim i Ngacmimit të Kamerës, Zbulim Kalimi dhe Zbulim Volumi. Veprimtaria e zbuluar mund të konfigurohet për të aktivizuar rregjistrimin, ngarkimin e imazheve në një servër ose dërgimin e një njoftimi me e-mail. Duke përdorur një kartë SD ju mund të ruani dhe shikoni regjistrimet e alarmeve pa nevojën për ta shkarkuar më parë materialin në kompjuter. Shifrimi SSL/TLS siguron siguron një lidhje të sigurtë ndërmjet kameras dhe servërit.

Pajtueshmëri dhe leverdisshmëri e përmirësuar


Pajtueshmëria me ONVIF V2.4 Profili S më i fundit e bën të leverdishme krijimin e një zgjidhje me programit kompjuterik të pajtueshëm me ONVIF të administrimit të videos. Canon siguron gjithashtu integrimin pa probleme nëpërmjet përdorimit të specifikimeve të protokollit SDK dhe HTTP të kamerës së rrjetit të Canon.

Instalim i thjeshtë dhe fleksibël


Kamera mund të vendoset në përdorime të shumta në mjedise të brendshme dhe të jashtme duke e instaluar atë duke përdorur një shumëllojshmëri vendosjesh ose montimesh opsionale. Eshtë e thjeshtë t'i jepni energji VB-M42 me një sferë të burimeve të mundshme të energjisë: PoE, 12V DC ose 24V AC.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon VB-M42, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

DIGIC NET II

Përpunimi efikas i rrjetit

Digic DV III

Menaxhon cilësinë e imazhit dhe kontrollin

1.3 Mega Pixel

Imazhe me cilësi të lartë

PTZ

Panoramim, anim, zmadhim

Drag to move

Kontroll i lehtë i sistemit PTZ

Area zoom

Drejtimi i lehtë tek objekti

Preset Tours

Patrullimi i automatizuar

Auto DayNight

Filtri i lëvizshëm IR

Intelligent Function

Analiza e përmbajtjes së videos

Power over Ethernet

Energji nëpërmjet Ethernet

SD Card

Regjistrimi në anë

CCMT

Menaxhimi i shumë kamerave

  • VB-M42 Njësia Kryesore
  • Lidhja elektrike
  • Disku CD-ROM i konfigurimit
  • Manual Instalimi (J)
  • Broshura e fletës së garancisë

Llogaritësi i këndit të shikimit (OAV)

Llogaritësi i hapësirës së kërkuar të diskut (RDS)

Simulatori i strukturës së kamerës (CLS)