Canon VB-H751LE

VB-H751LE

Një kamerë tubolare me kënd të gjerë me rreze infra të kuqe, për ambiente të jashtme dhe e gjithanshme, që përfshin regjistrimin e imazheve në Full HD, rezistencën e lartë ndaj kushteve të motit, analizat në bord dhe imazhe mahnitëse në ndriçim të dobët.

VB-H751LE

Përfitimet

  • Sensori 1/3" CMOS për imazhe në Full HD dhe rendiment të jashtëzakonshëm në ndriçim të dobët
  • Dritat e integruara LED me rreze infra të kuqe sigurojnë imazhe të detajuara në monokrom deri në 30 m
  • Përputhja me IP66 dhe NEMA250 Tipi 4X për mbrojtjen nga kushtet e vështira të mjedisit
  • Teknologjitë e Zvogëlimit të përshtatur të zhurmës së lëvizjes dhe Zvogëlimit të madhësisë së të dhënave specifike të zonës (ADSR) për reduktimin e madhësisë së të dhënave dhe optimizimin e imazhit
  • Zbulimi inteligjent i alarmit me 8 profile analitike të integruara
  • Mbështetja për konfigurimin dhe transmetimin e drejtpërdrejtë në shumë shfletues uebi dhe pajisje celulare
  • Përputhja me ONVIF® Profili S dhe Profili G

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon VB-H751LE

Imazhe të qarta dhe pastra në Full HD


Falë sensorit të saj CMOS 1/3" dhe rezolucionit Full HD, kamera tubolare IR për ambiente të jashtme VB-H751LE regjistron nivele mahnitëse të detajeve edhe në kushtet e ndriçimit të dobët. Kamera VB-H751LE ndërthur një optikë me cilësi të lartë dhe përpunimin e fuqishëm imazheve, ndërkohë që 8 profile analitike të përparuara të integruara ofrojnë zbulimin e sofistikuar për alarmet. Kamera përfshin po ashtu audion me dy drejtime për komunikimin dhe aktivizimin/çaktivizimin (I/O) e alarmit.

Imazhe në ndriçim të dobët dhe rreze të gjatë.


Mbikëqyrja mund të vazhdojë pa ndërprerje, nga drita e fortë e ditës deri në mes të natës. Në ndriçim të dobët, lentja e ndritshme me zmadhim 2,4x e kamerës VB-H751LE kap nivele të jashtëzakonshme detajesh, por në kushtet e ndriçimit zero dritat LED të integruara me rreze infra të kuqe sigurojnë imazhe të qarta dhe të detajuara në bardhë e zi me një rreze deri në 30 m. Ky rendiment në distancë të gjatë me rreze IR, i ndërthurur me imazhet e shkëlqyera të kamerës në ndriçim të dobët dhe mbrojtjen e lartë ndaj kushteve të motit në ambiente të jashtme, e bëjnë atë kamerë rrjeti ideale për të gjitha qëllimet.

Shikoni më shumë nga subjekti


Përfshini më shumë pamjen tuaj me lenten me kënd të gjerë të kamerës VB-H751LE, që ofron një fushë shikimi me 124,3° dhe zmadhimin optik 2,4x. Lentja josferike dhe me minimizimin e shformimeve Super UD ndihmon në parandalimin e shmangieve kromatike dhe siguron imazhe me rezolucion të lartë në Full HD nga çdo distancë, ndërkohë që Kontrolli inteligjent i hijes (SSC) dhe Kompensimi i mjegullimit përmirësojnë detajet edhe kur objektet janë silueta ose të turbullt nga mjegulla.

Imazhe të shkëlqyera edhe në ndriçim të dobët


Në një ndriçim deri në 0,035 lux, kamera VB-H751LE mund të regjistrojë imazhe të detajuara me ngjyra, ndërkohë që dritat LED me rreze infra të kuqe dhe mbrojtja e zgjeruar ndaj kushteve të motit e bëjnë atë një kamerë rrjeti të shkëlqyer për çdo situatë. Për të ndihmuar më tej në saktësinë e mbikëqyrjes, Zvogëlimi inteligjent i zhurmës së pështatur të lëvizjes e përshtat në mënyrë dinamike zhurmës në ndriçim të dobët për të optimizuar cilësinë e imazhit në dritë të dobët dhe/ose kur ka objekte në lëvizje.

E mbrojtur nga moti dhe rezistente ndaj dëmtimeve


Si për kushtet e moti të egër, ashtu edhe për keqbërësit e vendosur, kamera VB-H751LE është e projektuar për t'u bërë ballë. Me mbrojtjen nga moti IP66 dhe NEMA250 Tipi 4X, do të thotë se ajo është e ndërtuar për të përballuar kushtet më të vështira të motit dhe temperatura nga -10°C deri në 50°C.

Integrimi i lehtë në rrjet


Transmetimi në pajisje celulare është i lehtë: kamera VB-H751LE ofron shikimin dhe konfigurimin nga një gamë e gjerë shfletuesit dhe pajisjesh të lëvizshme, duke e bërë të lehtë të shikoni filmime të drejtpërdrejta në një mjedis të tillë. Ndërkohë që Mjeti i menaxhimit të kamerës Canon (CCMT) e bën të shpejtë parametrizimin dhe konfigurimin e saj, ndërsa përshtatja me ONVIF Profili S dhe G garanton përputhjen me sistemet ekzistuese të palëve të treta.

*ONVIF® është një markë tregtare e regjistruar e Onvif, Inc.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon VB-H751LE, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

Digic DV III

Menaxhon cilësinë e imazhit dhe kontrollin

DIGIC NET II

Përpunimi efikas i rrjetit

Optical 2.4x Zoom

Zmadhimi optik me cilësi të lartë

Horizontal view angle 124.3°

Këndi i gjerë i shikimit

Full HD

Rezolucion Full HD

All weather Model

Mbrojtje e zgjeruar ndaj kushteve të motit

Infrared Illumination

Burimi i integruar i dritës

Auto SSC

Kontroll Hije Auto Smart

Intelligent Function

Analiza e përmbajtjes së videos

Simple Camera Setting

Konfigurimi me një klikim

Digital PTZ

Funksionaliteti virtual i kamerës PTZ

Weatherproof

Të mbrojtura nga kushtet e motit

AC DC PoE

Opsione të shumta të furnizimit me energji

PoE plus

Energji nëpërmjet Ethernet

SD Card

Regjistrimi në anë

  • Njësia kryesore VB-M751LE
  • Disku CD-ROM i konfigurimit
  • Teli i sigurisë
  • Vidha fiksuese e telit të sigurisë
  • Pllaka e tavanit
  • Vidha fiksuses e pllakës së tavanit *4
  • Çelësi
  • Modeli
  • Gomina kundër ujit
  • Kablloja e ndërfaqes IO/audio
  • Lidhja elektrike
  • Manuali i instalimit
  • Fleta e garancisë
  • Broshura e fletës së garancisë

Produktet përkatëse

Dokumentet shtesë

Llogaritësi i këndit të shikimit (OAV)

Llogaritësi i hapësirës së kërkuar të diskut (RDS)

Simulatori i strukturës së kamerës (CLS)