Për zyrë

Pikat e forta të teknologjisë së Canon

Gama e kamerave tona të rrjetit përfshijnë novacionet e njohura teknologjike që janë të pranishme në kamerat tona profesionale kinematografike ku përpunimi i imazhit me cilësi të lartë dhe teknologjia e provuar e lenteve janë projektuar për t'ju mbajtur të informuar në çdo kohë.

Pikat e forta të teknologjisë së Canon_tabela

Teknologjia e mirënjohur e lenteve

Falë teknologjisë optike të Canon, kamerat tona të rrjetit përfitojnë shumë nga lentet e ndritshme dhe të shpejta dhe sigurojnë imazhe shumë të pastra me minimumin e shformimeve.

Elementet e xhamit me UD (Shpërndarje ultra të ulët) të lartë me indeks të lartë të thyerjes së dritës ulin mundësinë e shfaqjes së çrregullimeve kromatike që janë të shpeshta në njësitë me zmadhim të lartë, duke minimizuar kështu shformimin qendror dhe cilindrik e duke siguruar imazhe të natyrshme me rezolucion të lartë në çdo skaj në të gjitha diapazonin e zmadhimit.

Në rast se duhet t'i plotësoni kushtet me përdorimin e ndriçimit me rreze infra të kuqe, një veshje korrigjuese e lentes me rreze infra të kuqe përmirëson ndjeshmërinë, kontrollon hijet dhe flakërimet dhe përmirëson rendimentin e kamerave në dritë të dobët.

Teknologjia e mirënjohur e lenteve_1_370
Lente standarde me kënd të gjerë

Teknologjia e mirënjohur e lenteve_2_370
Lente me rendiment të lartë me minimumin e shformimeve

Teknologjia e sensorëve

Sensorët CMOS janë një përbërës kryesor të përdorur në çdo kamerë të rrjetit. Me teknologji ekskluzive, sensorët e Canon janë të projektuar për të ndërthurur ndjeshmërinë e lartë dhe cilësinë e lartë të imazheve me një nivel të ulët të zhurmës.

Me objektivin për një ndjeshmëri ultra të lartë dhe një rendiment ultra të lartë të rezolucionit, këta sensorë përdoren në fusha të ndryshme, si p.sh. në kërkimin mjekësor, për mbikëqyrje dhe në kamerat tona të rrjetit.

Përpunimi i imazhit

Image processing


Procesorët e dyfishtë të imazhit dhe rrjetit - DIGIC DV III dhe DIGIC NET II - mundësojnë regjistrimin, përpunimin, kodimin dhe transmetimin e pandërprerë të imazheve.

Motori DIGIC DV III - i përdorur edhe në kamerat profesionale të filmave Cinema EOS të Canon - siguron një cilësi të jashtëzakonshme të videove, një nivel të ulët të zhurmës, gradime të buta si dhe një riprodhim të gjallë dhe të saktë të ngjyrave - sidomos në kushtet e një ndriçimi të dobët.

Analiza e imazheve

Analiza inteligjente e videove në kamerë siguron një analizë në kohë reale për shkeljet e mundshme të sigurisë. Deri në 15 zona në një skenë mund të përcaktohen për zbulimin me anë të 8 algoritmeve të ndryshme, të cilat përfshijnë zbulimin e ndërhyrësve dhe ulërimave.

Kjo ripërcakton metodat tradicionale të zbulimit të alarmit duke ndihmuar në uljen e alarmeve të rreme, duke rritur efikasitetin dhe duke ulur memorien e nevojshme, duke aktivizuar vetëm regjistrimin e kërcënimeve të vërteta.

Funksioni i Ngjarjeve të lidhura bën të mundur që alarmet të ndërthuren në mënyrë logjike për të siguruar aktivizuesit e kushtëzuar të alarmeve.


Image Analysis

Mekatronika në miniaturë

Miniaturised Mechatronics


Aftësitë tona në mekatronikën në miniaturë (nënsistemet elektromekanike të kompjuterizuara) na lejojnë të zhvillojmë produkte që sjellin përfitime të rëndësishme për klientët tanë.

Një sistem i tillë është edhe aftësia unike e konfigurimit në largësi për kamerat e rrjetit - PTRZ.

Pasi instalohet dhe lidhet me një rrjet, pozicioni i kamerës dhe këndi i saj i shikimit mund të rregullohet në mënyrë elektronike me Veglën e caktimit të këndit të kamerës. Drejtimi i kamerës mund të ndryshohet në mënyrë intuitive duke shtypur butonat e zhvendosjes/animit, butonat rrëshqitës të rrotullimit dhe të zmadhimit që shfaqen në dritaren e rregullimeve. Kjo bën të mundur që konfigurimi të realizohet vetëm nga një person, duke ju kursyer kështu kohë dhe para.