Canon i-SENSYS LBP7210Cdn

i-SENSYS LBP7210Cdn

Ky printer kompakt lazer me ngjyra, efikas në energji dhe gati për rrjet është ideal për grupet e vegjël të punës që kanë nevojë për prodhim të shpejtë, profesional me printimin produktiv automatik nga të dyja anët.

Përfitimet

  • Printer kompakt lazer me ngjyra me profil të ulët.
  • 20 fnm me ngjyra dhe mono
  • Prodhim me cilësi të lartë profesional me ngjyra
  • Rezolucioni i printimit i barasvlefshëm me deri në 9600 x 600 dpi
  • Teknologjitë e Printimit të Shpejtë të Faqes së Parë
  • Printimi automatik nga të dyja anët
  • Fishek boje Të-gjitha-në-një
  • Gati për rrjet

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon i-SENSYS LBP7210Cdn

Tipare që përmiresojnë rendimentin


Nëse grupi juaj i vogël i punës ka nevojë të ndajë një printer të shpejtë dhe të besueshëm, LBP7210Cdn jep gjithçka që mund të dëshironi. Duke ofruar prodhimin me 20 fnm me ngjyra dhe mono dhe duke paraqitur një dizajn me profil të ulët me një sipërfaqe të vogël, LBP7210Cdn përfaqëson një përzierje mahnitëse të madhësisë kompakte dhe rendimentit të lartë.

Rezultate vazhdimisht frymëzues


Me rezolucionin e barasvlefshëm deri në 9600 x 600 dpi me Rafinimin Automatik të Imazhit (AIR) si standart, LBP7210Cdn jep cilësi të shkëlqyeshme me ngjyra secilën herë. Ju lejon të printoni një shumëllojshmëri të gjërë dokumentash - si prezantime, raporte dhe letra me cilësi profesionale - në ngjyra të mprehta dhe bardhë e zi të mprehtë.

Kurseni kohë dhe jini më produktiv


LBP7210Cdn ofron një përzgjedhje të gjërë të tipareve që ju ndihmojnë të rrisni produktivitetin tuaj. Falë teknologjive të tij të Printimit të Shpejtë të Faqes së Parë, LBP7210Cdn ka një Kohë të shpejtë të nxjerrjes të printimit të parë prej vetëm 16 sekonda, pothuajse duke eleminuar kohët e pritjes. Ai ka një kasetë me 500 fletë dhe një sirtar me 50 fletë si standard. Një kasetë shtesë me 250 fletë siguron një furnizim letre gjithsej prej 550 fletë. Kjo do të thotë më pak ndërprerje dhe cikle më të gjatë të rifurnizimit. Printimi produktiv automatik nga të dyja anët ju ndihmon të përfundoni punë të printimit, duke kursyer kohë në të njëjtën kohë dhe duke prodhuar dokumenta me pamje më profesionale.

Gati për rrjet


Grupet e vegjël të punës mund të ndajnë printimin produktiv me ngjyra me këtë njësi gati për rrjet. Një ndërfaqe e integuar e rrjetit maksimizon fleksibilitetin dhe lidhshmërinë; ndërsa administratorët e teknologjisë së informacionin do t'a vlerësojnë Ndërfaqen e Përdoruesit nga Larg (RUI) që e bën LBP7210Cdn më të thjeshtë për t'u administruar dhe mbikqyrur në rrjet duke përdorur shfletuesit standardë të internetit.

I thjeshtë dhe i përballueshëm për t'u mirëmbajtur


Sistemi me fishekun e bojës Të-Gjitha-Në-Një zvogëlon kërkesat e mirëmbajtjes dhe siguron prodhim të vazhdueshëm me cilësi të lartë. Thjesht zëvendësoni fishekun e bojës - që përmban tonerin, cilindrin dhe njësitë e pastrimit - dhe printeri është pothuajse si i ri. Ngarkimi i leverdishëm nga përpara lejon zëvendësimin e thjeshtë, të shpejtë dhe të pastër të fishekut të bojës.

Përdorimi efikas në energji


Me konsumin e ulët të energjisë prej vetëm 3 vat në modalitetin e fjetjes dhe një TEC* prej 2,2 kWh/javë, LBP7210Cdn është mes printerave më efikas në energji në kategorinë e tij. Mjeti i Fikjes Automatike përmirëson edhe më tek efektshmërinë e energjisë..
* TEC përfaqëson elektricitetin tipik të konsumuar nga një produkt gjatë një jave. Metodologjia e provës është përkufizuar nga Energy Star®: http://www.eu-energystar.org .

Çmimet

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon i-SENSYS LBP7210Cdn, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

USB connection

Lidhje USB

Canon Advanced Printing Technology

Teknologjia e Printimit të Përparuar e Canon

Use and share over network

Përdorni dhe ndani përmes rrjetit

High colour print quality

Shtypura me ngjyra me cilësi të lartë

Automatic double sided printing

Printim automatik nga të dyja anët

+1 Optional Paper Cassette

+1 Kasetash opsional Letra

Hapat e tjerë

Plani i thjeshtë i shërbimit

Për qetësinë e plotë të mendjes, ruani investimin tuaj në Canon.

Easy Service Plan