Me printimin laser të shpejtë me ngjyra me cilësi të lartë dhe konfigurimin elastik të opsioneve për të ofruar kapacitet të madh letre, ky printer kompakt bën të mundur që vendi juaj i punës të jetë edhe më produktiv.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon i-SENSYS LBP712Cx
Me printimin e shpejtë me ngjyra në 38ppm, LBP712Cx është ideal për ambientet e ngarkuara të punës që kërkojnë një printer të besueshëm, praktik. Aftësia për të pasur deri në 4 kaseta letre me kapacitet të lartë e bën perfekt për ambientin e punës modern.
Për të qenë produktiv, ju duhet një printer me kapacitet të lartë, prandaj kjo është arsyeja pse LBP712Cx ka një kapacitet të madh me 650 faqe si standard që mund të rritet deri në 2,300 faqe. Një shoqërues kompakt dhe shumë i aftë zyre, ky kapacitet i madh vjen në një pako të vogël. Cilado që të jetë puna e printimit, LBP712Cxis është ndërtuar për prakticitet. Nga dokumentet A5 deri në ato A4 me dy anë, është gati t’i sjellë në sekonda.
Falë mbështetjes të LBP712Cx për Apple AirPrint (iOS) dhe Mopria (Android), mund të printoni me lehtësi nga çfarëdo pajisje e pajtueshme. Mund të përfitoni gjithashtu nga veçoritë më të avancuara me aplikacionin Canon PRINT Business. Për ata që përdorin Google në vendin e punës, LBP712Cx vjen me Google Cloud Print për integrim të lehtë.
Canon ka riprojektuar kutitë e tonerave për të qenë më mirë se kurrë. Izolimi i tonerit brenda kutisë tani hiqet automatikisht kur ngrihet kutia duke pakësuar mbetjet dhe kohën e instalimit. Në po të njëjtën madhësi kompakte, kutitë origjinale të tonerave Canon tani kanë kapacitet më të lartë duke ju lejuar të jeni edhe më produktiv.
Qoftë nëse po printoni prezantime për mbledhje të rëndësishme ose broshura për t’i ndarë me klientët, LBP712Cx prodhon grafikë me ngjyra superiore, figura dhe tekst me cilësi printimi laser për të lënë më shumë përshtypje tek lexuesi. Eksperienca e mirënjohur e Canon garanton që biznesi i çfarëdo përmase të prodhojë dokumente me pamje profesionale me konture të sakta, tekst të qartë dhe rezolucion të larët - duke lënë përshtypjen pozitive moderne që duan bizneset.
LBP712Cx është një shtesë shumë praktike për flotën e printerëve tuaj. Mbështetja për PCL5e/6 dhe gjuhët e printerit Adobe PostScript bëjnë të mundur integrimin pa u munduar në ambientet e punës të lidhura në rrjet. LBP712Cx është po kaq e përshtatshme për ambientet e shërbimeve të printimit dhe është e pajtueshme me sistemin e menaxhimit të shërbimeve në distancë e-Maintenance të Canon. LBP712Cx mund të integrohet gjithashtu në platformën e menaxhimit uniFLOW të Canon, duke ju sjellë efikasitetin dhe sigurinë e My Print Anywhere plus dobitë e tjera të kontabilitetit dhe rikuperimit të kostos.
Zbuloni më shumë për Canon i-SENSYS LBP712Cx, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Printim automatik nga të dyja anët
+3 Kasetash opsional Letra
Printim PCL
Printim PostScript
Gati për kompjuterët portativë (tablet) dhe telefonat e zgjuar
* Nga kaseta standarde
Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutemi shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për detaje të mëtejshme.