Ky printer kompakt mono lazer, gati për rrjet me printim nga të dyja anët ju mban produktiv dhe ofron rendimentin që kërkojnë bizneset me madhësi të vogël dhe të mesme.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon i-SENSYS LBP6310dn
Bizneset me madhësi të vogël dhe të mesme që printojnë në vëllime më të mëdha do t'a gjejnë LBP6310dn një mjet ideal për të rritur produktivitetin. Duke ofruar printimin lazer mono më 33 fnm dhe me një kohë të shpejtë të nxjerrjes të prinitmit të parë prej 6 sekonda ose më pak, LBP6310dn ndikon ekipet që të punojnë shpejt dhe pa vonesa që krijojnë humbje.
Një dizajn e fortë ndihmon të sigurohet se ngarkesat thelbësore të punës përfundohen. LBP6310dn është e pajisur me një kasetë me 250 fletë dhe një sirtar me 50 fletë si standard. Një kasetë shtesë me 500 fletë siguron një furnizim letre gjithsej prej 800 fletë, që siguron kohë të pakta rifurnizimi. Me një dizajn miqësore për përdoruesin, që kursen kohë, printeri përshtatet lehtësisht në mjediset e zyrave të ngarkuara. Printimi automatik nga të dyja anët krijon dokumente me pamje profesionale, duke kursyer kohë dhe para në të njëjtën kohë.
LBP6310dn ofron rezolucionin e printimit deri në 2400 x 600 dpi me Rafinimin Automatik të Imazhit (AIR). Kjo siguron avantazhin e vlefshëm të dhënies së dokumentave të qarta, të sakta me cilësi të lartë të imazhit, me shpejtësi.
LBP6310dn përfshin një ndërfaqe të integruar të rrjetit. Si rezultat, mund të integrohet shpejt dhe pa probleme me rrjetin tuaj, duke e bërë këtë printer ideal për t'u ndarë brenda bizneseve dhe grupeve të punës të vogla. Një Ndërfaqe e Përdoruesit nga Larg (RUI) lejon që LBP6310dn të mbikqyret dhe të administrohet nga larg.
Fisheku i bojës Të-Gjithë-Në-Një pa mirëmbajtje ju ndihmon të arrini prodhim të vazhdueshëm me cilësi të lartë. Fisheku i bojës Të-Gjithë-Në-Një – që përmban toner dhe të gjitha pjesët thelbësore – mund të zëvendësohet brends disa sekondash. Nuk ka asnjë rrëmujë ose probleme mirëmbajtje – thjesht prodhim i vazhdueshëm me cilësi të lartë. Një fishek boje me prodhim më të lartë është gjithashtu i disponueshëm, që ju lejon të printoni mbi dyfishin e sasisë së faqeve.
Me LBP6310dn, mund të kurseni energji pa sakrifikuar rendimentin. Një vlerësim i TEC* prej vetëm 1,9 kwh/w, plus nivele mahnitëse të konsumit të energjisë prej 9 vat në gatishmëri dhe 1 vat në modalitetin e fjetjes, ndihmojnë në pakësimin e gjurmës tuaj të karbonit, duke mbështetur objektivat tuaja mjedisore dhe rezulton në kosto më të ulta të përdorimit. Mjeti i Fikjes Automatike përmirëson edhe më tek efektshmërinë e energjisë të printerit.
* TEC përfaqëson elektricitetin tipik të konsumuar nga një produkt gjatë një jave. Metodologjia e provës është përkufizuar nga Energy Star®: http://www.eu-energystar.org.
Zbuloni më shumë për Canon i-SENSYS LBP6310dn, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Lidhje USB
Teknologjia e Printimit të Përparuar e Canon
Përdorni dhe ndani përmes rrjetit
Printim automatik nga të dyja anët
+1 Kasetash opsional Letra
Me cilësi të lartë të shtypura
Për qetësinë e plotë të mendjes, ruani investimin tuaj në Canon.