Printim ideal me kapacitet të lartë për vendet e punës të fokusuara në produktivitet që kanë nevojë për një printer laser bardhë e zi.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon i-SENSYS LBP351x
Me printimin bardhë e zi në 55ppm dhe me mundësi për konfigurime elastike, LBP351x është ideal për ambientet e ngarkuara të punës që kërkojnë një printer të besueshëm dhe praktik. Një mundësi për deri në katër kaseta letre, plus një dok letre opsional me kapacitet të lartë, e bën një printer që konfigurohet lehtë dhe shumë produktiv.
Për të qenë produktiv, ju duhet një printer me kapacitet të lartë, prandaj kjo është arsyeja pse LBP351x ka një kapacitet të madh me 600 faqe si standard që mund të rritet deri në 3,600 faqe. Një shoqërues kompakt dhe shumë i aftë zyre, ky kapacitet i madh vjen në një pako të vogël. Ka gjithashtu një kuti toneri me rendiment të lartë që ju lejon të printoni më shumë faqe para se ta ndërroni duke e bërë edhe më produktiv. Cilado që të jetë puna e printimit, LBP351x është ndërtuar për prakticitet. Nga dokumentet A5 deri në ato A4 me dy anë, është gati t’i sjellë në sekonda.
Falë mbështetjes të LBP351x për Apple AirPrint (iOS) dhe Mopria (Android), mund të printoni me lehtësi nga çfarëdo pajisje e pajtueshme. Mund të përfitoni gjithashtu nga veçoritë më të avancuara me aplikacionin Canon PRINT Business. Për ata që përdorin Google në vendin e punës, LBP351x vjen me Google Cloud Print për integrim të lehtë.
LBP351x është një shtesë shumë praktike për flotën e printerëve tuaj. Mbështetja për PCL5e/6 dhe gjuhët e printerit Adobe PostScript bëjnë të mundur integrimin pa u munduar në ambientet e punës të lidhura në rrjet. LBP351x është po kaq e përshtatshme për ambientet e shërbimeve të printimit dhe është e pajtueshme me sistemin e menaxhimit të shërbimeve në distancë e-Maintenance të Canon. LBP351x mund të integrohet gjithashtu në platformën e menaxhimit uniFLOW të Canon, duke ju sjellë efikasitetin dhe sigurinë e My Print Anywhere plus dobitë e tjera të kontabilitetit dhe rikuperimit të kostos.
Zbuloni më shumë për Canon i-SENSYS LBP351x, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Printim automatik nga të dyja anët
+4 kasetë letre opsionale
Printim PCL
Printim PostScript
Gati për kompjuterët portativë (tablet) dhe telefonat e zgjuar
* Duhet Kasetë A5 C-A1
Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutemi shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për detaje të mëtejshme.