Canon i-SENSYS LBP253x

i-SENSYS LBP253x

Ky printer i shpejtë, kompakt A4 B&Z lazer dallohet për cilësinë, thjeshtësinë e tij dhe vlerën për paratë e harxhuara. Është i pajisur me një ekran me ngjyra me prekje, NFC dhe një sërë mundësh lidhjeje fleksible.

Përfitimet

  • Printer lazer A4 B&Z kompakt dhe i fortë me NFC ideal për grupet e vogla të punës
  • Prodhon dokumente me cilësi të lartë me shpejtësi produktive 33 ppm
  • Përdorim i lehtë me anë të ekranit intuitiv me prekje me ngjyra
  • Besueshmëri dhe cilësi e qëndrueshme me anë të kutisë toner Canon gjithçka-në-një
  • Printoni direkt nga çdo tablet ose pajisje e pajtueshme përmes NFC Touch & Print
  • Provoni printimin pa kompjuter direkt nga një pajisje USB Flash
  • Printoni dokumente konfidenciale në mënyrë të sigurt me mbrojtjen e kodit PIN
  • Gati për pajisje portative dhe cloud me suport AirPrint™, Mopria dhe Google Cloud Print
  • Aplikacion Canon falas për të përfituar sa më shumë nga pajisjet iOS dhe Android
  • Suport rrjeti dhe radhe pune duke përfshirë Wi-Fi, PCL5e/6, Adobe® PostScript™ dhe uniFLOW

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon i-SENSYS LBP253x

Prezantimi perfekt për printimin e grupeve të punës


Skuadrat e vogla do të shohin që është e lehtë dhe e shpejtë të printohen dokumente me këtë printer mahnitës A4 B&Z lazer. Madhësia kompakte dhe pamja smart e i-SENSYS LBP253x janë ideale për ambientet përballë klientit ose të ngarkuara. Dhe do të kryeni detyrat e përditshme më shpejt me printimin 33 ppm dhe aftësinë për të filluar printimin nga gjendja joaktive ose në pritje vetëm brenda pak sekondash.

Intuitiv për t'u përdorur


Do të arrini rezultate të mëdha menjëherë falë ekranit intuitiv me prekje 8,9 cm të LBP253x. I vendos veçoritë e printerit të mençura dhe që kursejnë kohë vetëm një ose dy prekje larg: kështu edhe përdoruesit e pa përvojë mund të përdorin me lehtësi potencialin e plotë të LBP253x. Besueshmëria e qëndrueshme dhe cilësia e rinovuar janë të garantuara çdo herë që ndërroni tonerin falë ndërtimit të kutive të bojës Canon që ndërrohen lehtë gjithçka-në-një - gjithashtu të disponueshme në një version rendimenti të lartë që zgjatin më shumë.

Suport i madh për pajisje portative dhe cloud


Punonjësit e sotëm mund të kenë fleksibilitetin e lëvizjes lirshëm midis vendeve dhe pajisjeve të ndryshme. Por pavarësisht si apo ku zgjidhni të punoni, LBP253x është gjithmonë gati dhe i përdorshëm. Printoni nga iPhone® ose iPad® përmes Apple AirPrint™, ose pajisja juaj Android/Google falë pajtueshmërisë Mopria. Për organizatat që përdorin Google në vendin e punës, LBP253x vjen me Google Cloud Print-ready.

Lidhuni dhe printoni me lehtësi


Për më shumë thjeshtësi dhe fleksibilitet, pse të mos përdorni lidhjen Touch & Print NFC të LBP253X? Bashkoni çfarëdo pajisje portative të pajtueshme dhe pastaj printoni duke përdorur aplikacionin Canon PRINT Business: është kaq e thjeshtë. Ose ndryshe, zgjidhni mundësinë e printimit pa kompjuter të LBP253x i cili ju lejon të printoni dhe shikoni skedat PDF, JPEG ose TIFF direkt nga një pajisje USB Flash. Me veçori të menduara mirë si këto, do të shikoni që LBP253x akomodon çdo skenar printimi pa mundim, duke e mbajtur biznesin tuaj të punojë lirshëm.

Mbrojtja e informacioneve dhe bilanceve tuaja


Qetësoni mendjen tuaj duke përdorur funksionin Secure Print që ju jep mundësi të printoni në mënyrë të sigurt dokumente private dhe konfidenciale nga kompjuteri, tableti ose smartfoni juaj duke përdorur një kod PIN. LBP253x mbron gjithashtu fitimet tuaja, me veçori si printimi në dy anë që pakëson harxhimet e letrës, dhe Fikja Automatike që kursen energji kur printeri nuk është në përdorim.

Gati për rrjet dhe integrim


LBP253x ofron aftësi të sofistikuara lidhjeje në rrjet të cilat përshtaten mirë në ambientet e korporatave të mëdha. Suporti për PCL5e/6 dhe Adobe® PostScript™ e bën këtë një zgjedhje ideale për ambientet e kontrolluara; ndërsa Ndërfaqja e Përdoruesit në Distancë kursen kohë të çmuar pasi Menaxherët IT mund të monitorojnë dhe përditësojnë konfigurimet pa qenë nevoja të bëjnë një vizitë në vend. Suporti për platformën e menaxhimit uniFLOW të Canon do të jetë i mirëpritur nga shërbimi i menaxhuar i printimit dhe operatorët e flotës Canon, duke e bërë këtë një performues me vlerë të madhe.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon i-SENSYS LBP253x, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

Automatic double sided printing

Printim automatik nga të dyja anët

Use and share over network

Përdorni dhe ndani përmes rrjetit

USB connection

Lidhje USB

Colour Touch Panel

Paneli me prekje me ngjyra

+1 Optional Paper Cassette

+1 Kasetash opsional Letra

PCL Printing

Printim PCL

PostScript Printing

Printim PostScript

Secure print

Printim i sigurt

Use and share wirelessly

Përdorni dhe ndani nëpër wi-fi

Use and share wirelessly

Përdorni dhe ndani nëpër wi-fi

Tablet and smartphone ready

Gati për kompjuterët portativë (tablet) dhe telefonat e zgjuar

i-SENSYS Touch & Print

Printimi me prekje

Hapat e tjerë

Zgjidhje Portative

Printoni me lehtësi nga pajisjet celulare

Easy Service Plan

Plani i thjeshtë i shërbimit

Për qetësinë e plotë të mendjes, ruani investimin tuaj në Canon.

3 Year Warranty Promotion

Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.