Ky printer kompakt dhe i besueshëm A4 B&Z lazer përdor suportin Adobe® PostScript™ për rezultate të shpejta, me cilësi të lartë, plus një mundësi e madhe për cloud dhe lidhje të ndryshme për pajisjet portative të sotme.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon i-SENSYS LBP252dw
Bizneset e vogla dhe grupet e punës mund të arrijnë rezultate të mëdha me këtë printer lazer A4 B&Z të pajisur mirë. Madhësia kompakte dhe pamja smart e i-SENSYS LBP252dw është ideale në ambientet përballë klientit ose zyrat e ngarkuara. Dhe do të kryeni detyrat e përditshme më shpejt me printimin 33 ppm dhe aftësinë për të filluar printimin nga gjendja joaktive ose në pritje vetëm brenda pak sekondash.
Besueshmëria e qëndrueshme dhe cilësia e rinovuar janë të garantuara çdo herë që ndryshoni tonerin falë ndërtimit të kutive të bojës gjithçka-në-një Canon të cilët ndërrohen lehtë. Doni që printeri juaj të zgjatë më shumë me më pak ndërhyrje? Zgjidhni kutitë e bojës me rendiment të lartë që zgjatin më shumë. Më mirë akoma, vetëm me një kuti boje për të kontrolluar, do të keni më pak gjëra për të porositur dhe menaxhuar, duke reduktuar kështu punën e administrimit.
Doni që ju dhe skuadrat tuaja të kenë fleksibilitetin e lëvizjes lirshëm midis vendeve dhe pajisjeve të ndryshme? Atëherë LBP252dw është ideal për ju. Pavarësisht si apo ku zgjidhni të punoni, LBP252dw është gjithmonë gati dhe i përdorshëm. Printoni nga iPhone® ose iPad® përmes Apple AirPrint™, ose pajisja juaj Android duke përdorur Google Cloud Print, pavarësisht nëse jeni brenda apo jashtë zyrës.
Jeni të shqetësuar për konfidencialitetin e dokumenteve në zyrë? Qetësoni mendjen tuaj duke përdorur funksionin Secure Print që ju jep mundësi të printoni në mënyrë të sigurt dokumente private dhe konfidenciale duke përdorur një kod PIN. LBP252dw mbron gjithashtu fitimet tuaja, me veçori si printimi në dy anë që pakëson harxhimet e letrës, dhe Fikja Automatike që kursen energji kur printeri nuk është në përdorim.
LBP252dw ofron aftësi të sofistikuara për t'u integruar lirshëm me rrjetet IT. Suporti për PCL5e/6 dhe Adobe® PostScript™ e bën një zgjedhje ideale për ambientet e kontrolluara; ndërsa Ndërfaqja e Përdoruesit në Distancë kursen kohë të çmuar pasi Menaxherët IT mund të monitorojnë dhe përditësojnë konfigurimet pa qenë nevoja të bëjnë një vizitë në vend. Dhe me lidhjen Wi-Fi dhe Ethernet si standard, LBP252dw ka të gjitha veçoritë që ju duhen për të qenë në një hap me rritjen e biznesit.
Zbuloni më shumë për Canon i-SENSYS LBP252dw, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Printim automatik nga të dyja anët
Përdorni dhe ndani përmes rrjetit
Lidhje USB
Lehtë për t'u përdorur LCD ekran
+1 Kasetash opsional Letra
Printim PCL
Printim PostScript
Printim i sigurt
Përdorni dhe ndani nëpër wi-fi
Përdorni dhe ndani nëpër wi-fi
Gati për kompjuterët portativë (tablet) dhe telefonat e zgjuar
Për qetësinë e plotë të mendjes, ruani investimin tuaj në Canon.
Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.
*Të disponueshme në Evropë nga muaji mars 2016