Ky printer A4 B&Z është i shpejtë, i drejtpërdrejtë dhe i besueshëm. Me mundësi të mëdha zgjedhjeje cloud dhe opsionesh për pajisje portative, është perfekt për printim me cilësi të lartë për grupet e punës dhe bizneset e vogla.
Hidhini një vështrim më të detajuar Canon i-SENSYS LBP251dw
Po kërkoni të bëni hapin e parë drejt një printeri cilësor biznesi sepse doni printime më të shpejta, me cilësi më të lartë dhe më të besueshme? Atëherë mos kërkoni më larg se printeri lazer i-SENSYS LBP251dw B&Z. Bizneset e vogla dhe stafet e grupeve të punës mund të kryejnë detyrat e përditshme më shpejt me printimin e shpejtë 30 ppm dhe aftësinë për të filluar printimin nga gjendja joaktive ose në pritje vetëm brenda pak sekondash. Dhe me madhësinë kompakte dhe pamjen smart, është ideal për t'u pasur përballë klientit ose në ambientet me hapësirë të kufizuar.
Besueshmëria e qëndrueshme dhe cilësia e rinovuar janë të garantuara çdo herë që ndryshoni tonerin falë ndërtimit të kutive të bojës gjithçka-në-një Canon të cilët ndërrohen lehtë. Zgjidhni kutitë e bojës me rendimet të lartë që zgjatin nëse preferoni që printeri të punojë më gjatë me më pak ndërhyrje. Dhe pakësoni barrën e administrimit duke kontrolluar vetëm një kuti boje, që do të thotë më pak gjëra për të porositur dhe menaxhuar.
Nëse juve dhe skuadrave tuaja ju pëlqen fleksibiliteti i lëvizjes lirshëm midis vendeve dhe pajisjeve, atëherë LBP251dw është printeri juaj ideal. Pavarësisht si apo ku zgjidhni të punoni, LBP251dw është gjithmonë gati dhe i përdorshëm. Printoni nga iPhone® ose iPad® përmes Apple AirPrint™, ose pajisja juaj Android duke përdorur Google Cloud Print, pavarësisht nëse jeni brenda apo jashtë zyrës.
LBP251dw ofron aftësi të sofistikuara për t'u integruar lirshëm me rrjetet IT. Suporti për PCL5e/6 e bën një zgjedhje ideale për ambientet e kontrolluara; ndërsa Ndërfaqja e Përdoruesit në Distancë kursen kohë të çmuar pasi Menaxherët IT mund të monitorojnë dhe përditësojnë konfigurimet pa qenë nevoja të bëjnë një vizitë në vend. Dhe me lidhjen Wi-Fi dhe Ethernet si standard, LBP251dw ka të gjitha veçoritë që ju duhen për të qenë në një hap me rritjen e biznesit.
Zbuloni më shumë për Canon i-SENSYS LBP251dw, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Printim automatik nga të dyja anët
Përdorni dhe ndani përmes rrjetit
Lidhje USB
Lehtë për t'u përdorur LCD ekran
+1 Kasetash opsional Letra
Printim PCL
Përdorni dhe ndani nëpër wi-fi
Përdorni dhe ndani nëpër wi-fi
Gati për kompjuterët portativë (tablet) dhe telefonat e zgjuar
Për qetësinë e plotë të mendjes, ruani investimin tuaj në Canon.
Figurat e produkteve janë vetëm për qëllime ilustrimi. Disa funksione të caktuara janë opsionale. Ju lutem shikoni të dhënat e produktit ose kontaktoni me përfaqësuesin e shitjeve të Canon për hollësi të mëtejshme.