XEED WX6000 përfshin teknologjinë LCOS dhe AISYS me opsione të lenteve të motorrizuara për të dhënë shkëlqim me ngjyrë prej 5700 lumenë dhe rezolucion WXGA+ – e përsosur për modernizimin e biznesit në një projektor me ekran të gjërë.
Hidh një vështrim më të detajuar mbi Canon XEED WX6000
Duke ofruar 5700 lumenë të jashtëzakonshëm, XEED WX6000 është projektori ideal i instaluar LCOS. Duke ofruar rezolucionin e lartë WXGA+ (1440x900), është i përsosur në hapësirat ku shkëlqimi ka rëndësi: si salla të konferencave dhe mjedise të mëdha.
Paneli LCOS prej 0,7”, së bashku me sistemin optik të Canon AISYS, siguron se auditori juaj sheh vetëm imazhe të përsosura, pa probleme – edhe në hapësirat e ngarkuara si mjedise të konferencave në hotele dhe qendra të ekspozitave.
Projektimi 16:10 dhe një proporcion i lartë i aperturës siguron imazhe të mëndafshta, duke e bërë këtë model një opsion të rëndësishem për bizneset krijuese që shfaqin logo dhe dizajn të tjera me saktësi. Të zeza të thella dhe ngjyra të gjalla sigurohen falë një raporti të kontrastit prej 1000:1.
Projektorët e instaluar kanë nevojë për lente me saktësi të jashtëzakonshme dhe XEED WX6000 ofron si cilësinë, ashtu edhe fleksibilitetin që kërkoni. Me teknologjinë e lenteve të Canon, ju sigurohet një definicion i shkëlqyer i imazhit dhe dalje maksimale e dritës.
Tiparet e përparuara të instalimit me saktësi ½ piksel shfaqin imazhet tuaja në avantazhin më të mirë të tyre - thelbësor për instalime të shumë projektorëve si 3D, sisteme në stivë, të përzierë dhe kupola.
Katër lente me saktësi të lartë të shkëmbyeshme, përfshirë zmadhimin standart 1,5 herë, me kënd të gjërë, zmadhimin e gjatë 1,7 herë dhe zmadhimin ultra të gjatë 1,95 herë, ruajnë në mënyrë fleksibël cilësinë e imazhit edhe në hapësira të mëdha.
XEED WX6000 përfshin një sferë të tipareve të zgjuara për të paraqitur imazhet tuaja me besim dhe saktësi. Kontrolli individual i RGB, rregullimi i ngjyrës me 6 akse dhe hollësia gama ju ndihmojnë të merrni përshtatjen e jashtëzakonshme të ngjyrës që është shumë pranë pajisjeve të kalibruara në mënyrë profesionale.
XEED WX6000 ofron një zgjidhje të gjërë të opsioneve të lidhjes të përshtatshme për biznese, arsim dhe mjedise të shfaqjes publike. Terminalet DVI dhe HDMI™ ju lejojnë të projektoni imazhe dhe video dixhitale me definicion të lartë; ndërsa portat e rrjetit dhe RS232C ju lejojnë lidhje të kollajta me sistemin e kontrollit të dhomës tuaj dhe LAN. PJLink™ standarte e industrisëështë gjithashtu e përdorshme, duke lejuar kontrollin dhe mbikqyrjen përmes IP-së. Së bashku me instalimin fleksibël prej 360°, këto tipare e bëjnë XEED WX6000 një zgjidhje mjaft të gjithanshme për bizneset.
Me më pak se 0,08 vat për njësinë e ndriçimit, konsumi i energjisë i XEED WX6000 është një nga më të mirët në industri.
Zbuloni më shumë për Canon XEED WX6000, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Për shkëlqim të fuqishëm dhe një raport të kontrastit të lartë
Gati për HD
Porta HDMI
Protokolli i kontrollit standard i industrisë
Shkarkoni komandant seriale të nevojshme për cilësimin e telekomandës së WX6000
Projektorët video të Canon japin imazhet më të mprehta për mjekët në grupin ‘Gesundheit Nord Klinikverbund Bremen gGmbH.’ Duke përdorur projektorët video XEED SX80 Mark II Medical të Canon, ai ka modernizuar rutinën e përditshme të tij dhe sisteme digitale të rrezeve X përdoren tani në këshillime të përditshme anembanë katër klinikave në Bremen.
Më 2010 mbi 90 projektorë Canon XEED u instaluan në inamo st james. Projektorët janë pjesë e zgjidhjes së zotëruar nga inamo’s E-TableTM, e cila u lejon klientëve të porosisin ushqimin e tyre, të zgjedhin një mbulesë tryeze digitale, të shohin një ‘ChefCam’ të kuzhinës dhe madje të porosisin një taksi për në shtëpi, të gjitha nëpërmjet një ekrani të projektuar në tryezën e tyre.