Projektori WXGA+ i Canon më kompakt me instalim. 5200 lumenët e ndriçuar qëndrojnë konstantë* në të gjithë gamën e zmadhimit.
Hidhini një vështrim më të detajuar Canon XEED WX520
XEED WX520 është projektori Canon me instalim WXGA+ më i ndriçuar, më kompakt. Përdoreni për të projektuar imazhe të ndriçuara, të qarta, të gjalla, në çfarëdo distancë hedhjeje.
Kënaquni me 5200 lumenë dhe një raport kontrasti 2000:1 me gjeneratën më të fundit të sistemit optik AISYS të Canon. Ndriçimi mbetet virtualisht i pandryshuar në të gjithë gamën e zmadhimit të lenteve të projektimit të zmadhimit 1.8x, falë aperturës të qëndrueshme F2.8. Ndryshe nga shumë modele konkurruese, virtualisht nuk ka asnjë ndalesë drejt fundit telefoto të gamës.
Një procesor krejt i ri i imazheve shton cilësinë e imazhit dhe ofron turbullim të integruar buzësh me rregullim të regjistrimit: perfekt për ambiente me disa shfaqje. Figura pas figure mbështetet nga dy burimet digitale, duke e bërë këtë model ideal për konferencat video. Ulja e turbullirës të lëvizjeve i mban imazhet të mprehta edhe gjatë videove me lëvizje të shpejta, ndërsa korrigjimi i bazës me 4-pika bën të mundur projektimin nga thuajse çdo kënd. Rezolucioni WXGA+ (1440 x 900 piksela) është i suportuar nga teknologjia e shfaqjes LCOS e cila projekton imazhe jashtëzakonisht të qeta, të detajuara.
Me lentën e tij të integruar vertikale dhe horizontale, XEED WX520 është i lehtë për t'u instaluar. Projektori mund të grupohet ose të konfigurohet në një sërë mënyrash, i ndihmuar nga shtrati i tij i sheshtë dhe opsionet e montimit të këmbëzave.
Terminalet HDMI dhe DVI ju lejojnë të lidheni në mënyrë digitale për cilësi të jashtëzakonshme imazhi. Firmueri mund të përditësohet shpejt dhe lehtë me anë të portës USB të projektorit, e cila lejon projektim direkt nga pajisjet flesh USB. Funksioni Network Multi-Projection (NMPJ) ofron projektim të lehtë me anë të LAN ndërsa Crestron RoomView® siguron kontroll dhe monitorim nga larg të menjëhershëm e të unifikuar.
XEED WX520 do të gëzojë jatëgjatësi më të gjatë shërbimi si rezultat i komponentëve të tij të rinj, më të fortë optikë. Kur përdoret në metodën ECO, llamba zgjat deri në 5000 orë; ndërsa llamba që arrihet lehtësisht dhe filtri i ajrit mund të ndërrohen pa ç'instaluar projektorin.
XEED WX520 ofron konsumin më të ulët të energjisë në klasin e tij**, i plotësuar nga butoni ECO i dedikuar që aktivizon metodën e llambës me energji të ulët dhe veçori të tjera të kursimit të energjisë.
*Ndriçimi mund të ulet deri në 5%. Bazuar në një përmasë të vetme imazhi.
**Projektorë 3000 - 6000 lumenë, përmasë paneli 0,8” ose më pak, modele me llambë të vetme. Bazuar në studimin e Canon Inc në Maj 2013.
Zbuloni më shumë për Canon XEED WX520, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.
Për shkëlqim të fuqishëm dhe një raport të kontrastit të lartë
Porta HDMI
Gati për HD
Crestron