Canon XEED WX450ST

XEED WX450ST

Ky projektor kompakt WXGA+ unik dhe inovativ me hedhje të shkurtër ka një kalim të bollshëm vertikal 77% të lentes. Me 4500 lumenë ndriçim, ai projekton imazhe me cilësi superiore nga rreth një e treta e distancës të hedhjes të projektorëve të zakonshëm.

Përfitimet

  • Rezolucioni bazë WXGA+
  • Lenta Canon me hedhje të shkurtër
  • 4500 lumenë
  • Kontrast 2000:1
  • Gamë e gjerë e shkëmbimit horizontal dhe vertikal të lentes
  • Figurë pas figure dhe përzierje e buzëve
  • Hyrje HDMI™ dhe DVI
  • Prezantim pa Kompjuter
  • Arritje e lehtë e llambës dhe filtrit
  • Efektshmëri e jashtëzakonshme e energjisë

Veçoritë e detajuara

Hidhini një vështrim më të detajuar Canon XEED WX450ST

Lentë e shkëmbyeshme me hedhje të shkurtër plus ndriçim i jashtëzakonshëm


XEED WX450ST është një projektor multimedial me instalim kompakt të ndriçimit të jashtëzakonshëm me rezolucion të lartë. Lenta e tij Canon me hedhje të shkurtër është e pajisur me një gamë të gjerë të këmbimeve horizontale dhe vertikale të lentes. Me një raport hedhjeje prej vetëm 0.571:1 kjo lente e re eliminon turbullimin (në mënyrë tipike 0.1%). Ai mund të projektojë një imazh 100" nga rreth një e treta e distancës të projektorëve të zakonshëm, në vetëm 1.23 metra. Pavarësisht nga gjatësia e tij e shkurtër fokale, lentja projekton imazhe me përmasë diagonale nga 30" deri në 300". Me të dy shkëmbimet, atë horizontal dhe atë vertikal - përfshirë një gamë vertikale veçanërisht të gjerë 77% - projektori mund të vendoset sipër ose pohstë ekranit dhe është i përshtatshëm për projektimin e parmë dhe të pasmë gjithashtu.

Imazhe të ndriçuara, që lëvizin shpejt


Sistemi më i fundit optik AISYS është sistemi më i efektshëm i Canon, duke sjellë 4500 lumenë ndriçim dhe një raport kontrasti 2000:1. Në këtë mënyrë imazhet janë të qarta, të ndriçuara dhe të gjalla - me të njëjtat ngjyra të sakta mahnitëse dhe interpretim të ëmbël të imazhit që do të prisnit nga gama XEED.

Gjenerata e re e përpunimit të imazhit


Rezolucioni WXGA+ (1440 x 900 piksela) është i suportuar nga teknologjia e shfaqjes LCOS e cila sjell imazhe mahnitëse, të qeta në mënyrë perfekte. Përveç optikës të tij me cilësi profesionale, motori i ri i WX450ST për përpunimin e imazheve është i pajisur me veçori të lehta për përdoruesin si përzierja e buzëve prej harduerit, rregullimi i regjistrimit në bord (për të siguruar radhitje perfekte të panelit RGB) dhe struktura testi të integruara. Ekrani figurë pas figure suporton hyrje digitale dyshe, prandaj është perfekt për përdorime moderne të videove konferencë. Funksioni 4-Point Keystone Correction ndihmon projektimin e imazheve nga pothuajse çdo kënd me gjeometri perfekte, ndërsa ulja e Turbullimeve të Lëvizjeve i mban imazhet të mprehta gjatë luajtjes të videove me lëvizje të shpejta.

Ndërtuar për instalim fleksibël


Kasa e re me pjesën e sipërme të sheshtë përfshin opsione për montimin e këmbëzave dhe është ideal për instalimet e avancuara të multi-projektorëve. Grupimi, projektimi lart dhe poshtë janë të gjitha të lehta për tu arritur.

Një zgjedhje lidhshmërie


Terminalet HDMI dhe DVI-I ofrojnë hyrje digitale, ndërsa firmueri është i lehtë të përditësohet me anë të portës USB, e cila lejon projektimin direkt nga pajisjet flesh USB. Crestron RoomView® mundëson kontroll dhe monitorim të menjëhershëm nga larg, ndërsa funksioni Network Multi-Projection (NMPJ) lejon projektim të lehtë me anë të LAN.

Zgjat shumë dhe efikas për konsumin e energjisë


Llamba e XEED WX50ST zgjat deri në 5000 orë kur përdoret në metodën ECO. Një buton ECO i dedikuar vë në punë menjëherë metodën e llambës me energji të ulët dhe veçori të tjera të kursimit të energjisë për operim jashtëzakonisht efikas për energjinë.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon XEED WX450ST, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

For powerful brightness and a high contrast ratio

Për shkëlqim të fuqishëm dhe një raport të kontrastit të lartë

HD Ready

Gati për HD

HDMI Port

Porta HDMI

Crestron

Crestron