Canon XEED WUX6010

XEED WUX6010

Siguroni imazhe mbresëlënëse me projektorin kryesor me montim të Canon, i cili përfshin rezolucionin WUXGA, ndriçimin me ngjyra me 6000 lumenë, HDBaseT dhe pesë lente opsionale të zgjedhura me cilësi të lartë.

Përfitimet

  • Arrini imazhe të detajuara, ultra-realiste me rezolucionin e vet WUXGA
  • Siguroni ndriçim mahnitës me 6000 lumen dhe raport kontrasti 2000:1
  • Krijoni imazhe të gjalla me ngjyra të sakta duke përdorur teknologjinë e panelit LCOS
  • Transmetoni sinjale në HD të imazheve, audios dhe kontrollit me një kabllo të vetme me HDBaseT
  • Zgjidhni mes pesë lenteve të projeksionit të shkëmbyeshme Canon me cilësi të lartë
  • Kalim i lentes me energji, zmadhim dhe fokusim për instalim të shpejtë dhe të saktë
  • Projektoni figurë pas figure nga dy burime dixhitale
  • Procesori i ri i avancuar i imazhit përfshin veçori si kombinim harduerësh, figurë pas figure dhe korrigjim 'keystone' me katër cepa
  • Lehtësia e arritjes së llambës dhe filtrit të ajrit ndihmon për t'i mbajtur kostot e mirëmbajtjes të ulëta

Veçoritë e detajuara

Hidhini një vështrim më të detajuar Canon XEED WUX6010

Imazhe që mahnitin audiencën tuaj


Provoni një standard të ri nga projektorët e instalimit Canon XEED me UWX6010. Do të arrini imazhe të gjalla, të detajuara me kompjuteri dhe burimet me bazë video - falë rezolucionit të vet WUXGA i cili mbështet gjithashtu Full HD. Motori optik unik AISYS i Canon prodhon ndriçim 6000 lumen dhe një raport kontrasti 2000:1 për të ofruar imazhe të qarta, edhe në ambiente me ndriçim të lartë.

Teknologji e avancuar me panel LCOS


Panelet LCOS (Liquid Crystal On Silicon) punojnë së bashku me sistemin AISYS të Canon për të prodhuar imazhe jashtëzakonisht të qeta. Ngjyrat janë të vërteta dhe imazhet janë pa efekte 'rrjete' dhe 'ylberi' të padëshiruara të cilat shihen shpesh me teknologjitë e tjera të paneleve. Këto e bëjnë projektorin WUX6010 ideal për ambientet që kërkojnë imazhe të zbutura por të detajuara.

Pesë lente Canon fleksible, të shkëmbyeshme


Mund ta bashkoni projektorin WUX6000 me lenten e përsosur për çdo ambient, me një gamë prej pesë lentesh projektimi Canon me cilësi mahnitëse nga të cilat mund të zgjidhni. Do të arrini saktësi mahnitëse dhe fleksibilitet instalimi superior duke përdorur kalimin vertikal dhe horizontal me energji të lentes, të saktë derë në brenda një gjysmë pikseli. Çdo lente përfiton nga teknologjia e rinovuar e Canon, dhe ofron gjeometri preçize, fokus të mprehtë dhe saktësi të cilën do ta pritnit vetëm nga një lider në optikën e imazhit.

Mundësi të shumta dhe të përshtatshme për lidhjen


Zgjedhjet e hyrjeve të projektorit WUX6010 ju japin maksimumin e elasticitetit. Një portë HDBaseT bën të mundur të transmetoni sinjale HD të imazheve, audios dhe kontrollit me një kabllo të vetme deri në 100 m pa humbje të cilësisë, duke rritur vërtet opsionet e konfigurimit të sistemit tuaj. Hyrjet DVI dhe HDMI e bëjnë WUX6010 projektorin ideal për aktivitete si konferenca me video që kërkojnë imazhe figurë pas figure. Projeksioni figurë pas figure mund të arrihet qoftë nga dy burimet dixhitale, ose nga një dixhital dhe një analog.

Veçoritë e fuqishme ju vënë në kontroll


WUX6010 ju siguron elasticitet dhe kontroll me lehtësi në prezantimin e imazheve. Veçoritë e avancuara si kombinimi i harduerëve ju lejon të përzieni me lehtësi imazhet nga disa projektorë të ndryshëm për të krijuar multi-ekrane mahnitëse. Korrigjimi 'keystone' me katër pika ju ndihmon ta mbani imazhin të mprehtë dhe të saktë edhe kur projektoni në kënd; ndërsa rregullimi i regjistrimit horizontal dhe vertikal ju lejon të arrini pozicionim perfekt RGB deri në brenda një pikseli.

Ndërtim modular për mirëmbajtje të lehtë


WUX6010 është jashtëzakonisht i thjeshtë për t'u mirëmbajtur. Llamba dhe filtri i ajrit mund të ndërrohen vetëm me disa hapa të thjeshtë - nuk ka nevojë ta hiqni projektorin nga ambienti ku është instaluar. WUX6010 përfshin Shërbimin e garancisë trevjeçare të huadhënies së Canon, e cila ju siguron huazimin e një projektori pas një dite* ndërkohë që pajisja juaj origjinale është në shërbim ose po riparohet.

*Ditën tjetër do to thotë që aty ku është e mundur, produkti i përkohshëm do të jepet në ditën pasi është bërë kërkesa për riparim. Nëse kërkesa merret në mesditë, në fundjavë ose në ditë pushimi, produkti i huazuar do të merret brenda dy ditësh. Ky shërbim huazimi është objekt i rregullave dhe kushteve të plota dhe është i disponueshëm vetëm në territore të caktuara.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon XEED WUX6010, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

For powerful brightness and a high contrast ratio

Për shkëlqim të fuqishëm dhe një raport të kontrastit të lartë

Full HD video reproduced in perfect detail

Video me HD të Plotë e riprodhuar me hollësi të përsosura

HDMI Port

Porta HDMI

Supporting HD video, audio and control

Mbështetet video në HD, audioja dhe kontrolli

Industry standard control protocol

Protokolli i kontrollit standard i industrisë

Crestron

Crestron