Canon XEED WUX6000

XEED WUX6000

Arrini rezultate që të lënë pa frymë me projektorin e instalimit më të fundit të Canon. Është i pajisur me rezolucion WUXGA të vetin, ndriçim ngjyrash 6000 lumen dhe një mundësi zgjedhjeje prej pesë lentesh opsionale me cilësi të lartë.

Përfitimet

  • Arrini imazhe të detajuara, ultra-realiste me rezolucionin e vet WUXGA
  • Siguroni ndriçim mahnitës me 6000 lumen dhe raport kontrasti 2000:1
  • Krijoni imazhe të gjalla me ngjyra të sakta duke përdorur teknologjinë e panelit LCOS
  • Zgjidhni mes pesë lenteve të projeksionit të shkëmbyeshme Canon me cilësi të lartë
  • Kalim i lentes me energji, zmadhim dhe fokusim për instalim të shpejtë dhe të saktë
  • Projektoni figurë pas figure nga dy burime dixhitale
  • Procesori i ri i avancuar i imazhit përfshin veçori si kombinim harduerësh, figurë pas figure dhe korrigjim 'keystone' me katër cepa
  • Kapja me lehtësi e llambës dhe filtrit të ajrit ndihmon për t'i mbajtur kostot e mirëmbajtjes të ulëta

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon XEED WUX6000

Imazhe që mahnitin audiencën tuaj


Provoni një standard të ri nga projektorët e instalimit Canon XEED me UWX6000. Do të arrini imazhe të gjalla, të detajuara me kompjuteri dhe burimet me bazë video - falë rezolucionit të vet WUXGA i cili mbështet gjithashtu Full HD. Motori optik unik AISYS i Canon prodhon ndriçim 6000 lumen dhe një raport kontrasti 2000:1 për të ofruar imazhe të qarta, edhe në ambiente me ndriçim të lartë.

Teknologji e avancuar me panel LCOS


Panelet LCOS (Liquid Crystal On Silicon) punojnë së bashku me sistemin AISYS të Canon për të prodhuar imazhe jashtëzakonisht të qeta. Ngjyrat janë të vërteta dhe imazhet janë pa efekte 'rrjete' dhe 'ylberi' të padëshiruara të cilat shihen shpesh me teknologjitë e tjera të paneleve. Teknologjia LCOS që ndodhet në WUX6000 siguron raport aperture mahnitës 96%, duke e bërë WUX6000 ideal për ambientet që kërkojnë imazhe të qeta por përsëri të detajuara.

Pesë lente Canon fleksible, të shkëmbyeshme


Mund ta ashkoni WUX6000 tuaj me lentet perfekte për çdo ambient, me një gamë prej pesë lentesh projeksioni Canon me cilësi mahnitëse mes të cilave mund të zgjidhni. Do të arrini saktësi mahnitëse dhe fleksibilitet instalimi superior duke përdorur kalimin vertikal dhe horizontal me energji të lentes, të saktë derë në brenda një gjysmë pikseli. Çdo lente përfiton nga teknologjia e rinovuar e Canon, dhe ofron gjeometri preçize, fokus të mprehtë dhe saktësi të cilën do ta pritnit vetëm nga një lider në optikën e imazhit.

Inpute dixhitale dyshe për më shumë impakt


Mundësia e zgjedhjeve të inputeve të WUX6000 ju jep fleksibilitet maksimal. Me inputet DVI dhe HDMI, është projektori ideal për aplikime si konferenca video të cilat kërkojnë imazhe figurë pas figure. Projeksioni figurë pas figure mund të arrihet qoftë nga dy burimet dixhitale, ose nga një dixhital dhe një analog.

Veçoritë e fuqishme ju vënë në kontroll


WUX6000 ju jep fleksibilitet dhe kontroll të lehtë mbi prezantimin e imazhit. Veçoritë e avancuara si kombinimi i harduerëve ju lejon të përzieni me lehtësi imazhet nga disa projektorë të ndryshëm për të krijuar multi-ekrane mahnitëse. Korrigjimi 'keystone' me katër pika ju ndihmon ta mbani imazhin të mprehtë dhe të saktë edhe kur projektoni në kënd; ndërsa rregullimi i regjistrimit horizontal dhe vertikal ju lejon të arrini pozicionim perfekt RGB deri në brenda një pikseli.

Ndërtim modular për mirëmbajtje të lehtë


WUX6000 është jashtëzakonisht i thjeshtë për t'u mirëmbajtur. Llamba dhe filtri i ajrit mund të ndërrohen vetëm me disa hapa të thjeshtë - nuk ka nevojë ta hiqni projektorin nga ambienti ku është instaluar. WUX6000 përfshin Shërbimin e Garancisë Tre Vjeçare me Huadhënie të Canon e cila ju jep një projektor të përkohshëm ditën tjetër* ndërsa pajisja juaj origjinale po shërbehet apo po riparohet.

*Ditën tjetër do to thotë që aty ku është e mundur, produkti i përkohshëm do të jepet në ditën pasi është bërë kërkesa për riparim. Nëse kërkesa merret në mesditë, në fundjavë ose në ditë pushimi, produkti i përkohshëm do të merret brenda dy ditësh. Ky shërbim huadhënie është subjekt i rregullave dhe kushteve të plota dhe është i disponueshëm vetëm në disa territore të caktuara.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon XEED WUX6000, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.