Canon XEED WUX5000

XEED WUX5000

XEED WUX5000 përfiton nga teknologjia LCOS duke dhënë 5000 lumen, rezolucionini WUXGA, mbështetje HD të Plotë dhe lenta të ndryshueshme të motorizuara – duke ripërkufizuar cilësinë e imazhit për projektorët e instaluar.

Përfitimet

  • Rezolucioni bazë WUXGA dhe aftësia HD e Plotë (1080p)
  • Teknologjia LCOS
  • 5000 lumens (4000lm në Modalitetin e Qetë)
  • Raporti i kontrastit 1000:1
  • Ndryshim i motorrizuar i lentës, zmadhimit dhe fokusit
  • 3 mundësi të shkëmbyeshme të lentave
  • Rregullimi i përparuar RGB dhe gama
  • Hyrje DVI dhe HDMI
  • Porta rrjeti e përdorshme e PJLink

Veçoritë e detajuara

Shikoni pak një pamje më të detajuar të Canon XEED WUX5000

Kombinimi i përsosur për cilësinë e shkëlqyer të imazhit


XEED WUX5000 ngre standardin e cilësisë për projektorët e instaluar. Duke projektuar me rezolucionin WUXGA (1920 x 1200 pikselë), ai jep imazhe nga një PC ose Macintosh me qartësi të jashtëzakonshme dhe riprodhon HD të Plotë me hollësi të përsosur. Teknologjia LCOS e Canon jep cilësi mahnitëse të imazhit, e cila kapërcen efektet tipike anësore të projektimit konvencional të imazhit që shkakton efektet e padëshiruar ‘rrjetë’ ose ‘ylber’.

Rendiment i jashtëzakonshëm


XEED WUX5000 përdor brezin më të fundit të sistemit optik AISYS të Canon, duke dhënë 5000 lumen të fuqishëm për të gjithë përmbajtjen, pavarësisht nga ngjyra. AISYS optimizon paraqitjen e paneleve të LCOS, për rezultate që arrijnë shkëlqim “real” të ngjyrës. Një raport i lartë i kontrastit 1000:1 siguron ngjyra të gjalla dhe nivelë të shkëlqyer të të zezës. Përputhja Delta-E e ngjyrës është e jashtëzakonshme dhe shumë pranë pajisjeve të kalibruara në mënyrë profesionale.

Lentat e ndryshueshme të motorizuara të Canon


Një sferë e lentave të ndryshueshme të motorizuara me cilësi të lartë janë të disponueshme për XEED WUX5000. Lentja standarde me zmadhim 1,5 herë është ideale për shumicën e instalimeve, ndërsa një lente me fokus të gjatë me zmadhim 1,7 herë është e disponueshme për mjedise më të mëdha. Lenta e fiksuar ultra e gjërë është e përsosur për projektimin nga pas. Lentat me cilësi të lartë të Canon janë krijuar pikërisht që të maksimizojnë shkëlqimin me definicion të imazhit dhe gjeometri të jashtëzakonshme.

Tipare të përparuara të instalimit


Për përdorim të thjeshtë, tiparet e zmadhimit të motorizuar, fokusit dhe ndryshimit të lentave mund të ndryshohen me telekomandë me një saktësi prej gjysmë pikseli. XEED WUX5000 ka kontrollin e përsosur të nevojshëm për instalime të projektorëve të vetëm ose të shumtë, të tillë si 3D, sistemet e stivimit, përzierjes dhe kupola.

Integrim fleksibël dhe lidhje e gjithanshme


Si porta DVI-D, ashtu edhe ajo HDMI lidhin XEED WUX5000 me burime digitale me definicion të lartë. Ekziston gjithashtu një lidhje VGA me 15 kunja dhe tre mini-priza për lidhjen e audios. Portat seriale dhe të rrjetit bëjnë të mundur kontrollin dhe mbikqyrjen, ndërsa pajtueshmëria me PJLink është ideale për integrimin e një sistemi AV.

Mirëmbajtje e thjeshtë


Mirëmbajtja nuk ka qënë kurrë më e shpejtë ose më e thjeshtë. Llampa me efektshmëri të lartë ka një jetëgjatësi prej deri në 3000 orë (4000 orë në Modalitetin e Qetë) dhe në të hyhet lehtësisht nga pjesa e pasme e projektorit. Filtri i ajrir thjesht rrëshqitet nga ana. Mundësia e përdorimit të shpejtë sigurohet gjithashtu për elementët optikë kryesorë, kështu që nuk ka nevojë për çmontimin e ndërlikuar.

Specifikimet e produktit

Zbuloni më shumë për Canon XEED WUX5000, veçoritë e tij dhe çfarë mund të bëjë ai.

For powerful brightness and a high contrast ratio

Për shkëlqim të fuqishëm dhe një raport të kontrastit të lartë

Full HD video reproduced in perfect detail

Video me HD të Plotë e riprodhuar me hollësi të përsosura

HDMI Port

Porta HDMI

Industry standard control protocol

Protokolli i kontrollit standard i industrisë